Pas humbjes në Prizren e Prishtinë, lajme të mira për Vetëvendosjen: Fitore në Podujevë

14 Nëntor 2021, 21:51Rajoni TEMA

Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje do të jetë kryetar i Komunë së Podujevës, pas përfundimit të numërimit të votave në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale.

Ai mori 51,84 përqind të votave të përgjithshme në Komunën e Podujevës.

Bulliqi arriti të kryesojë me mbi 1200 vota ndaj kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni i cili mori 48,15 përqind të votave.

Lëvizja Vetëvendosje do të qeverisë për një mandat katërvjeçar në këtë komunë.

Shpejtim Bulliqi mori 20 mijë e 282 vota, ndërsa Ekrem Hyseni mori 18 mijë e 845 vota.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje