Osmani konfirmon pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin për Demokraci

15 Nëntor 2021, 10:10Rajoni TEMA

Ndonëse u tha se Kosova nuk ishte e ftuar, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar të hënën ftesën për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci, të organizuar për herë të parë nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Ky Samit do të zhvillohet virtualisht më 9-10 dhjetor, dhe në të do të marrin pjesë liderë nga shumë vende të botës, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe sektori privat.

Përmes një postimi në rrjetin sociall “Facebook”, Osmani ka thënë se e ka kuptuar javën e kaluar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, pas disa takimeve që ka realizuar në Uashington.

POSTIMI I PLOTË

Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt fuqizimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetar ta përmbush potencialin e vet.

Pas takimeve produktive të javës së shkuar në Ëashington, në të cilat jam njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, jam e nderuar ta pranoj ftesën nga Presidenti Biden.

Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci. Si e tillë është model për rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do ta ndajë përvojën e saj të veçantë në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, në partneritet të jashtëzakonshëm me miqtë tanë ndërkombëtar – ku rol prijatarë kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jam e lumtur që në emër të Republikës së Kosovës do t`i prezantoj të arriturat dhe sfidat që i kemi, si dhe do të angazhohemi bashkërisht që gjatë 12- muajve të ardhshëm ta zbatojmë një plan ambicioz për fuqizimin e mëtejmë të demokracisë sonë të re në mënyrë që qytetarët tanë t`i ndjejnë përfitimet e një udhëheqjeje demokratike të bazuar në sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe gjithëpërfshirje shoqërore.

1 komente në “Osmani konfirmon pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin për Demokraci”

  1. Shqiptari says:

    Po te japin nje mundesi te distancohesh nga Albini. Nje shans qe ja japin Kosoves dhe jo ty. Mjaft ndoqe modelin e Likes duke futur hunden aty ku nuk te takon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje