Vdekja e Shahin Kadaresë, Preç Zogaj: Fati e caktoi ta çonte jetën nën madhështinë e të vëllait, por pse s’ishte dublues i tij

17 Nëntor 2021, 13:08Sociale TEMA

Analisti Preç Zogaj ka reaguar me një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Shahin Kadaresë, mjek onkolog i shquar dhe vëllai i shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Shahin Kadare ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pas një beteje më pak se 1-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

“Ky njeri zemërbardhë, ky intelektual i klasit të lartë, ky mjeshtër i lindur i fjalës,i humorit dhe ironisë së ndritshme, që fati e caktoi ta çonte jetën nën madhështinë e të vëllajt, Ismalitt, si jo dublues i tij, sot është një dhimbje që vesh me lot kujtimet. Sidomos ato kur kemi qeshur me shpirt”, shkruan Zogaj në reagimin e tij.

Reagim i plotë

Kjo ditë goditi herët me lajmin e ndarjes nga jeta të Shahin Kadaresë.

Lajmi është prej atyre që shtang kohën dhe fjalët e miqve të tij, një prej të cilëve kam patur nderin të jem .

Ky njeri zemërbardhë, ky intelektual i klasit të lartë, ky mjeshtër i lindur i fjalës,i humorit dhe ironisë së ndritshme, që fati e caktoi ta çonte jetën nën madhështinë e të vëllajt, Ismalitt, si jo dublues i tij, sot është një dhimbje që vesh me lot kujtimet. Sidomos ato kur kemi qeshur me shpirt.

Na kishte munguar një lajm i keq prej teje, Shahin. Na e dhe sot. Të parin dhe të fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje