Deputeti i PD-së: Ja personi që ka në dorë ‘çelësin’ për zgjedhjen e krizës! Jam gati të jap mandatin

18 Nëntor 2021, 22:20Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha u shpreh se Sali Berisha është njeriu që ka në dorë çelësin për të zgjidhur krizën e thellë brenda PD-së që ndodhet përballë dy kuvendeve në muajin e themelimit.

“Unë mendoj se ka një parti dhe një Kuvend sikur u demonstrua në Kryesi. PD bashkohet nga qëndrimi me dinjitet. Duke toleruar nga vetja dhe duke qenë përgjegjës për atë që mund të ndodhë.

PD është parti e fjalës së lirë dhe mendimit të lirë dhe në këtë rast mendoj që i vetmi, unë mund të jap edhe mandatin që kjo situatë të përmirësohet….

PD do të dalë më e fortë dhe personi që e ka në dorë, që ka qenë kryesor është lideri historik Sali Berisha. Ai mund të gjejë çelësin që PD të dalë më e fuqishme dhe më e fortë” tha ai për Abc.

“Unë pyetjen Basha apo Berisha e quaj fyerje. Qoftë Berisha apo Basha do të kishin mbajtur këtë qëndrim që kam unë sot” tha ai.

2 komente në “Deputeti i PD-së: Ja personi që ka në dorë ‘çelësin’ për zgjedhjen e krizës! Jam gati të jap mandatin”

  1. american16al says:

    Autor jargavec dhe frikacak, Sali Berisha nqs eshte burre, te sqarojet me drejtesine pas saj nqs del i paster te vere nderin ne vend dhe jo te beje problemet personale te tije problem te partise, tinzar dhe hipokrit kerkon qe te duket i paster perpara ndjekesve servile dhe injorante.

  2. Pranvera do te vije says:

    Lesh me qime or tëj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje