Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona të moshës 62 dhe 63 vjeç pasi akuzohen se shfrytëzuan për prostitucion një të mitur 13-vjeçare. Madje, njëri prej të arrestuarve është polic dhe punonte në Pikën e Kalimit Kufitar të Rripsit.
“Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje”, njofton policia.
Njoftimi i policisë
Në funksion të procedimit penal të vitit 2021 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e akteve referuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi gjatë hetimeve në kuadër të këtij procedimi penal kanë dalë të dhëna për implikim të një punonjësi policie, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me SHÇBA, më datë 18.11.2021 është finalizuar me sukses Operacioni “Shfrytëzuesit”, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips;
• S.K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.
Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.
Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi S.K.
Fshatare felliqesira.. vetem puna ne fushe nen diell e rregullon sojin tuaj
O kafshe pa shpirt.. po si një femije I njome ju ofrohet pedofilëve dhe manjakëve pa asnjë mëshirë?!
Rracë e keqe, gjak prishur e zvarranikë. Si ato vemjet e pështira vetëm të shfrytëzoni të tjerët e të rroni si parazitë doni.