Prindër e fëmijë mes viktimave në aksidentin në Bullgari, pronari i agjencisë së udhëtimit nuk jep të dhëna: Nuk e di si ka ndodhur

23 Nëntor 2021, 17:08Rajoni TEMA

Pronari i kompanisë turistike “Besa trans” në një bisedë telefonike për TV21 ka thënë se nuk e di se çfarë mund ta ketë shkaktuar tragjedinë me 46 viktima në Bullgari.

“Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora 3 e mëngjesit jam në vend të ngjarjes për të marr informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë.

Në aksident humbën jetën 46 persona, ndërsa mbetën të lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.

2 komente në “Prindër e fëmijë mes viktimave në aksidentin në Bullgari, pronari i agjencisë së udhëtimit nuk jep të dhëna: Nuk e di si ka ndodhur”

  1. Rita says:

    Rasti i dyte me viktima te shumte brenda pak muajve ne linjat e autobuzeve ,ne udhetime te gjata ,shume oreshe I pari ne Kroaci dhe sot ne Bullgari..Dhe per te dy rastet flitet se shoferet po flinin.A mos duhet te shikohet nga agjensite mundesia qe shoferet ne oret Kritike te mos udhetojne por te flene ?Se po shuhen familje e po vriten femije djem e vajza nanash per pakujdesi te shofereve U bo autobuzi si me ken aeroplan per ato qe vuajne nga frika e udhetimit ne te.Ngushullime te gjithe familjeve te viktimave.

  2. Alb says:

    Kjo ska lidhje me fjetjen e shoferit ata jan djeg brenda aty ka pas nje shperthim ku gjysmat kan humb jeten nga shperthimi
    Aq veta sa kan qene autobuz do e kishin thyer autobuzin me xhama dhe dyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje