Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku ndodhen në Vlorë, ku kanë nisur sot edhe punimet për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.
Kreu i qeverisë tha se nisja e ndërtimit të aeroportit u vonua për shkak të tërmetit dhe pandemisë, teksa shtoi se për vonesën iu desh që të dëgjojë ofendimet dhe sharjet e vlonjatëve.
“Gëzuar të gjithëve festën e Flamurit, ditën e Pavarësisë. Sot nisim një hap të ri me një mik të mirë, një personalitet i cili me veprat e tij e ka çuar emrin në shumë vende të botës dhe çmohet prej popujve dhe prej shumë njerëzve për ato që ka bërë . E falenderoj shumë bacën Behgjet ,sepse kjo për të ardhur deri këtu në këtë ditë ka qenë më e vështira dhe për dreq qëlloi të ishte një punë që duhej bërë në Vlorë dhe mu desh të përballoja dhe gjithë padurimin e vlonjatëve , se ata janë kampionë për këtë gjë.
Nuk ishte e thënë që ky proces të ishte fjollë, se për dreq na u fut në mes dhe pandemia, por ne nuk reshtëm së bëri përpjekje deri sa gjërat erdhën aty ku duhen. Derisa sa erdhi Baca Behgjet. Sot ne jemi këtu jo vetëm me konsorciumin e krijuar nga Baca po dhe me një aleancë me aeroportin e Mynyhut.
Është fantastike që aeroporti i Mynuhut vjen në Vlorë e cila garanton jo vetëm një menaxhim të nivelit më të lartë por dhe atë sinergjinë me struktura të tjera, se aeroportet janë si klane familjare sepse nuk mjafton të bësh një infrastrukturë të bukur, por duhet edhe të kesh alenaca që të menaxhosh një numër të madh pasagjerësh.
Ky aeroport bëhet porta e tretë, ndër 4 nga qielli që ne duam të hapim, se e 4 është aeroporti sezonal i Sarandës, që do funksionojë në mbështetje të sezonit të pikut. Prandaj ne na duhen 4 aeroporte, se mbase pas 20 vitesh mund të na duhen më shumë”, deklaroi Rama.
Ah sikur te kishit bere ju si qeveri dicka ne qytetin kampion te punes… Korcen fisnike qytetare! Por shkon è ben, aeroport tunel è lungomare ne qytetin kampion te padurimit, dhe aeroport tjeter, ne qytetin kampion te mosmirenjohjes, qe vetem te shajne e tallen, e votojne gjithmone qoftelargun.
Aleance, lol!?????????
=
ky ska as gjoks me vrima, lol
=
lol
Do ndertojme porte,aeroporte,tunele,ura,autostrada,satelite,drone,etj,por cerdhe,kopshte,lulishte,ndonje stol e tavolina per pensionistet nuk do ngreme se jane gjera te vogla!
Femijve u japim celularet ku te kenaqen me lodra me te vrare,me Tik Tok,ndersa te rinjve,po me celulare,por me porno dhe keshtu shtohen radhet e krimit te organizuar!
Korca ka “Metro” pa trena por vetem me autobuza, nuk ka ci duhen aeroportet.
Po po aeroport lungomare tunel .gjerat do pare ngusht kush eshte perfitimi im.
Lejet e ndertimit jepu dhe atyre me 1 euro token por na jeo dhe ne te tjerve se kemi dy vjet ne rradhe .
Sipërfaqja nga Lalari deri në Ofiçinë të vjetër, në krahë të majtë të saj kur shkon për në Ballësh është një tokë ranore që nuk bënë asgjë po t’a mbjellësh. Në kohën e të “lavdishmit të parë” shokut Enver, u vendos të mbillej me fiq.
Pasi ishte mbjellë e gjitha, grupi që kish udhëhequr punën na kujtohet të pyes nëse ishte e leverdisshme ekonomikisht mbjellja e këtyre plantacioneve me fiq në këtë lloj token shterpë. Dhe gjetën të pyesin një plak të motçëm, shumë i zgjuar, i njohur në zonë për rromuzet që lëshonte, me një fjalë një nga ata të cilët shkurt klasifikohen si dobiçhanë takimi dhe i thonë:
– Xhaxha! Si i moçëm që je, si mendon, do bëhen fiqtë që kemi mbjellë apo jo? Dhe horri plak vazhdon:
– Do bëhen thua? Qysh ore nuk do bëhen! Detë, ore, detë me fiq do jetë gjithë kjo sipërfaqe! Por xhaxhai ka vetëm një merak; keni menduar për magazinat? Sepse gjithë atë prodhim që pritet të ketë, ku do t’a fusim? Prandaj, shikoni magazinat, magazinat djema, të jenë sa më të mëdha dhe të bollshme. Hë më rruaçi!
Por kohët kanë ndryshuar për mirë. Sot, në kohën e të “lavdishmit të dytë” bëhet fjalë për aeroporte, satelitë, e ku di unë, për të pushtuar hapësirat qiellore. Si lumë ne!
Pse jane kampion te padurimit vlonjatet? Rrugen e Lumit te Vlores e duruan 104 vjet. Ka ne bote ndonje rob zoti te duroje 104 vjet?
Gjatë fushates elektorale ne 2025- en do premtojë aeroport edhe ne lushnje.
Mbajeni mend kete.
Naltgjatesia e ka kuptuar shumë mire se ç’duan delet.
Pak tagji sa per te mbajt shpirtin gjallë dhe shume perralla qe perkthehet ne propagandë.
Tagjine nuk e hane delet o Petrit! Sidoqofte aeroportin ua beri kuksianeve qe as e votojne.
Sipas teje kush e han.
A ja ke idenë se kush quhet tagji apo ishte thjeshte sa per.
U duhet Aerodromi (Treni) vlonjateve.Do t’ia hypi Avjonit vlonjati e do takoj djalin refugjat neGjepmani.Ku ka me mire.
Fjale dhe propagande dhe kritika per Vlonjatet se jane pa duruar .Ata kane qene kaq te paduarua sa durun per 100 vite per nje rruge ne Lumin e Vlores qe vertet do te japi nje hov ekonomik gjithe zones .Por prap propagande boshe sepse do te punesohen 1000 veta ne kete aeroprt qe eshte nje genjeshter e madhe .Shikoni veta u punesuan ne Aeroportin e Kukesit as 100 veta dhe shikoni sesa avione ulen ty ‘ asnje ” Tani shiko se cafre ben ky zotnia pa asnje studim ekonomik ben nje aeroport tjeter ku maximumi i prurjeve nga jshte nuk kalon 3,5 M turista cdolloji ne vit nga ky aeroport qe kemi.Ku distanca nga Rinasi ne Vlore me pak se 1.5 ore. Pse u dashka ky aeroport??? Vlora ka nevoje uleritese per nje Marine -port i cili do te sherbeje per strhemin e jahteve ,qe jane shumte ne mesdhe dhe do te shtonte ndjeshem te ardhurat e pushtetit lokal te cilat do te perdoreshin per te permiresear infrastrukturen e Vlores qe eshte qytet qe pembytet sa here qe bie nje shi i mire .Por ky zoteria nuk do te beje keto gjera qe kane direkt impakt me permiresimin e jetes reale te qytetareve Vlores por vetm Fjale -fjale Imzot Noli
mir o edi mir ,,po nje gabim ke bere te shtepia e anetes ndies te ket qe nuk le dy pem kumbulle ku ti kalove feminin
Ah e mjera Shqypni…