Nga Dr. Minella Aleksi
Në zyrat e atyre që e deklaruan Dr. Berishën “Non grata” një fjalë e urtë qarkullon: Mos shpreso të jesh në shtegun e drejtë, në qoftëse je duke ecur me njeriun e gabuar. Me këtë deklarim Dr. Berishës i është vendosur një X mbi portretin e tij që e ngarkon atë me një përgjegjësi shumë të rëndë historike për rolin e luajtur në fatet e Shqipërisë. Të del vetvetiu pyetja se çfarë përfaqëson personaliteti psikologjik i këtij njeriu? Jam Sali Berisha unë, o budallenj. Ky shpërthim emocional në një situatë jashtë vetkontrolli psikologjik i një ish Kryeministri është emblema e profilit psikologjik të atij që e artikulon.Inteligjenca emocionale (e njohur ndryshe si koeficienti emocional) shpreh kapacitetin intuitiv për të kuptuar thellë dhe saktë se si emocionet ndikojnë në motivimin dhe sjelljen e njeriut. Sa më e zhvilluar aq më mirë vetkontrollohen emocionet. Janë të ndryshëm por shpesh ngatërrohet me Koefiçientin e intelektit. Prej ditës së parë të marrjes së pushtetit Dr. Berisha është i njëjti. Ka manifestuar ndaj funksionit më të lartë të shtetit dhe ndaj popullit të tij të njëjtën sjellje tepër konfliktuale. Reagimet emocionale të papërpunuara apo të pa kontrolluara ndaj problemeve mund të bëhen vetë probleme të reja për shkak të ndikimit të thelluar negativ në gjendjen tonë të përgjithshme emocionale dhe vendimmarrjen. Paradoksi është se Dr. Berisha që në fillimet e tij si politikan ka qënë dhe është i rrethuar me mjek të aftë. Ata e dinë mirë se: sjellja e tij përmban të gjithë mozaikun afatgjatë të shëndetit mendor me çrregullime antisociale të personalitetit. Gjëndje që përfshin dy çrregullime mendore të rëndësishme: Sociopatinë dhe Psikopatinë, të cilat nuk janë sinonime.. Sociopati- çrregullimi antishoqëror i personalitetit me prirje për akte të dhunshme deri në krim. Psikopati – çrregullim antishoqëror i personalitetit me tipare vrasësi pa pendesë dhe që nuk ndryshon.
Bazuar në informacionet nga nënvetëdija njeriu ka aftësinë për ti shprehur emocionet si një reagim instiktiv i pa vullnetshëm dhe i pa përpunuar mendërisht në formë zemërimi, frike, dëshire, shqetësimi, konfuzioni, dashurie, trishtimi, adhurimi, neverie. Këto emocione “kondensohen” në vetëdije në formë ndjenjash, sepse çfaqen pas vetreflektimit logjik, si rezultat i gjykimit të mendimeve tona ose të veprimeve që bëjmë. Kjo është veçori tërësisht individuale, e aftësuar sipas fondamentit biologjik dhe më pas nën influencën e ambjentit social-ekonomik. Kështu ndërtojmë një përvojë subjektive të vetëdijshme e cila do shprehet me vetpërmbajtje të balancuar ose do shprehet me shpërthime emocionale të pakontrolluara. Për njeriun shpërthyes që e mbysin emocionet Seneka thotë: Njeriu i mënçur përmbahet dhe lotët e gëzimet i ka me kufi, jo si njeriu i pa mënçur që e mbysin si gëzimet edhe lotët. Të gjithë duan diçka. Shumica do të gjejnë mënyra për të marrë atë që duan, por ajo që i ndan individët është se deri sa larg ata janë të gatshëm të shkojnë për të marrë atë që duan. Ekstremi i tyre i lakmuar është: Pas meje qameti. Sociopatët janë individë ekstremë që do të shkojnë në çdo ekstrem nëse mendojnë se do të jenë në gjendje të marrin atë që duan. Gjenerojnë energji të pafundshme për arritjen e asaj që duan. Gënjeshtarë patologjikë, u mungon durimi i nevojshëm për reflektim, bëhen shumë lehtë viktima të impulsivitetit shpërthyes emocional dhe mungesës së aftësisë për të qënë të detajuar në nismat e tyre të rëndësishme. Sociopati me lehtësi kalon nga gjëndja e qëndrueshme dhe triumfuese në të qënit viktimë duke e ngarkuar fajin për veprimet e kryera te një tjetër. Sociopatët shpesh mund të ngatërrohen për narcisistë ose psikopatë, pasi ata janë të ngjashëm në disa tipare, por asnjë prej tyre nuk i shënjestron individët e tjerë me pasionin e një sociopati. Ndryshe nga sociopatët, psikopatët, nga ana tjetër, i planifikojnë veprimet e tyre deri në detajet më të vogla, duke i kalkuluar mirë ato për të shmangur zbulimin. Shumë të duruar në planet e tyre e si më të zgjuar do të lënë më pak të dhëna gjurmuese që mund të çojnë në kapje.
Sociopatët të shfaqen si jashtëzakonisht simpatik ose jashtëzakonisht kërcënues, në varësi të asaj forme manipulimi që ata mendojnë se nevojitet për të marrë atë që duan. Për sociopatin ekstremet janë normë. Manipulatorë të aftë ata dinë të kërkojnë individët e dobët, të vetmuar ose të tjerët me çështje të vetëvlerësimit që janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj lajkave dhe sharmit të tyre. Shumica e individëve gënjejnë herë pas here, por sociopatët janë gënjeshtarë të pakontrollueshëm e të pa fre për të gënjyer. Siç u përmend më parë, ata krijojnë histori të mëdha, dhe në proçes e sipër, ata thonë shumë gënjeshtra. Ata shkojnë aq larg sa të ndryshojnë historinë e tyre sa herë që e tregojnë nëse është më e përshtatshme për ta ose, i mban ata larg nga telashet. Ata kanë pak interes për të vërtetën, veçanërisht nëse kjo i pengon të marrin atë që duan.
Ndërsa psikopatia shoqërohet me agresion “instrumental”, i njohur gjithashtu proaktiv, ose “gjakftohtë” me kalkulim të rrezikut deri në imtësira . Këta njihen si psikopatë “të suksesshëm”, pasi kanë një tendencë për të kryer krime të ndërtuar me paramenduara.
Psikopati mund të manipulojnë dikë tjetër për të shkelur ligjin, duke e mbajtur veten të sigurt në një distancë. Ata janë manipulues kryesorë të ndjenjave të njerëzve të tjerë, por për çudi ata vetë nuk janë në gjendje të përjetojnë emocionet. Ky profil psikopati mendoj se shkon mjaft mirë me atë të Enver Hoxhës. Psikopatët dhe sociopatët ndajnë numër karakteristikash të përbashkëta, mungesën e ndjeshmërisë për të tjerët, shpërfilljen e ligjeve ose konventave shoqërore dhe prirjen për dhunë. Duke folur për dhimbjen, mos prisni që sociopatët të tregojnë ndonjë pendesë për dhimbjen që shkaktojnë ose të keqen që bëjnë. Atyre u mungon ndjeshmëria dhe pendimi sepse thjesht nuk përjetojnë turp ose emocione të lidhura me të. Nëse nga ekuacioni “Faj+turp+pendim=Përgjegjshmëri e heqim fjalën “turp” ekuacioni përmbyset në Papërgjegjshmëri. Papërgjegjshmëri morboze ekstreme.
Gazetari konservator amerikan Bret Stephens më 2020 ka vërejtur se: “Ashtu si injoranca ishte forca e romanit “1984” të George Orvvell, Paturpësia u bë virtyt në (GOP) Great Old Party të Trumpit ” . I pa turp, nën efektin e mungesës së përgjegjësisë tavani mbi kokën e sociopatit hapet në gjithë gjerësinë e vet. Ai fillon të shikojë qiellin, të vetkënaqet me lavdinë, të notoj si princi në hapsirën e kaltër qiellore ku në rrugën drejt “suksesit” eleminohen pengesat, të mirat e shumta i bëhen të prekshme, sugjestionohet nga përunjësia e atyre që e rrethojnë duke i përjetuar vet maksimalisht emocionet. Në një situatë të tillë sociopati nuk ka asnjë kujdes vëmëndjeje për konseguencat që pësojnë të tjerët. Ata do u shkaktojnë të tjerëve dhimbje në mënyrë indirekte me gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre. Ata madje do t’i lëndojnë të tjerët me dashje. Më shpesh ndryshe nga psikopatët, sociopatët do të dëmtojnë të tjerët me fjalë dhe veprime në mënyra që nuk përfshijnë dëm fizik. Sidoqoftë, ato ndonjëherë mund të jenë agresive, të paparashikueshme dhe mjaft të rrezikshme. Çuditërisht qënie shumë racionale sociopatët varen nga racionaliteti, por kjo nuk do të thotë se ata janë të motivuar nga morali. Pa racio, mashtrimi i tyre mund të dalë në dritë. Sociopatët janë jashtëzakonisht egocentrikë, edhe nëse askush nuk e konstaton atë në takimin e tyre të parë. Një tipar thelbësor i personalitetit psikologjik të të dyjave është natyra mashtruese dhe manipuluese. Sociopat është një fjalë e rëndë. Në librin me titull “Sociopati në derën ngjitur” bëhet me dije se sociopatët përbëjnë katër përqind të popullsisë në Amerikë ndërsa psikopatët 1% dhe raporti mashkull-femër është 20-1. Përfundimi “ngushëllues” për këtë statistikë tronditëse është se vetëm një pjesë e vogël e këtij katër përqind janë vrasës serial. Mjaft politikanë të ashtuquajtur “gjarpërinj me kostum” në nivelet më të larta të pushtetit kanë qenë dhe janë sociopatë. Sociopatia është një çrregullim i vërtetë mendor, dhe për fat të keq, një gjëndje që nuk ndryshon dhe as nuk kurohet me ilaçe. Edhe pse këto dy çrregullime anti sociale të personalitetit kanë gjëra të përbashkëta, studjuesit e fushës bien dakord në një gjë: termi psikopat përbën një sjellje me bazë genetike ndërsa termi sociopat përcakton një sjellje që është rezultat i një dëmtimi trunor nga traumë fizike, i një abuzimi fizik dhe psikologjik të përsëritur në moshë fëminore dhe para pubertale, apo një braktisje ose humbje prindërore psikologjikisht shumë traumatike. Faktorë që për pasojë përcaktojnë konstruktin e identitetit të njeriut në moshë të rritur. Psikopati lind, sociopati bëhet. Diferenca midis tyre reflekton diskutimin natyrë–fondamenti biologjik kundrejt ndërtimit të personalitetit nën influencën e ambjentit shoqëror.
Turpi prej asaj që ke bërë, të shtyn të kuptosh që faji bën jetën e tij brenda teje. Faji lind, rritet dhe në zymtinë e heshtjes vjen një moment që kuptohet se tashmë po bën jetën e vet. Një lloj si gruaja që brenda vetes ndjen fillimin e jetës së bebes. Emocionet janë krejt të ndryshme. Hyjnore për gruan dhe ferr dantesk për fajtorin. Sa më i rëndë faji aq më i thellë depresioni. Çuditërisht edhe pse kalon kohë dhe duket sikur incidenti me faj ka humbur peshë nga rëndësia e vet, faji fle dhe zgjohet, derisa fajtori vdes ndërsa faji jeton jetën e dytë edhe pas vdekjes së fajtorit. Sociopatin e kanë krahasuar me një bishë të pakapshme dhe vështirë të parashikueshme. Disa njerëz e ndiejnë atë brenda vetes shumë më të fortë e shumë më të frikshme sesa e ndiejnë të tjerët. Turpit nuk përshkruhet. Efekti korroziv i Turpit përbën mekanizmin frenues që vetëdija ushtron mbi instiktet e nënvetëdijes. Turpi mund të frenojë atë që ligji nuk e ndalon. Shoqëria e ruan ekuilibrin nëpërmjet dy mekaninizmave, një i shkruar-Ligji dhe një i pashkruar-Turpi. Turpi është një shpirt që ha e gëlltit ndjenjat. Paturpësia është forca e sociopatit. Berisha instaloi në shoqërinë shqiptare frymën destruktive berishiste. Historinë e bëjnë individualitetet. Turma është konfuze, emocionale, krijon iluzione, kthen sytë pritës nga udhëheqsi, ndërsa individi në krye të saj është ai që ka vizionin, aftësinë të ndërtojë taktika dhe zotësinë e mbajtjes nën kontroll të trumës. Sipas zotësisë për të bër liderin shkon edhe mbarëvajtja e arritjes së qëllimeve. Psikopatët dhe sociopatët ekzistojnë dhe ata kamuflohen mes nesh. Përvoja amerikane me presidentin Trump risolli në kujtesën amerikane urtësinë e ish Presidentit Thomas Jefferson se: “Nëse njeriu i gabuar përdor mjetet e duhura, mjetet e duhura funksionojnë në mënyrën e gabuar”.
Prandaj sot janë në një situatë kur disa deputetë demokratë dhe të rinjtë e FRPD së me Sali Berishën në krye kanë nisur betejën e çlirimit të PDsë nga dyshja Basha-Berisha.
Ambasadorja amerikane ,shpresa e vetme per te mundur majfen dhe korrupsionin shpellar.
Dr. Minella je perpjekur te japesh ngjyra shkencore personalitetit te S.Berishes edhe pse ke ngateruar inteligjencen emotive me ate racionale. Ne inteligjencen ne nivel njehje as qe e kemi se cfare eshte keshtu qe interpretimet tuaja ne artikull jane jo vetem siperfaqsore por edhe te pa sakta. Problemi nuk eshte ky,problemi eshte qe edhe pas 30 vjetesh komuniteti shqiptar ai intelektual nuk eshte ne gjendje te “heqe qafe” nje personazh poltike qe i ka kaluar kohe por edhe qe i ka bere deme progresit te Shqiperise. Flet vetem per nje gje qe ky fenomen qe komuniteti shqiptar ka probleme te medha ne ekzistencen e tij. Deri sa analiste gazetare,”intelektuale” shqiptare merren akoma me Berishen tregon qe ne s’jemi te zote te projektojme Shqiperine ne nje shekull progresi. 30 vjet e treguam shume bukur kete dhe nuk jane pak.
Nje pershkrim shkencor, shume i sakte.
Argumente te pakundershtueshme nga askush, pervec se nga sociopatet.
përshkrim i saktë për njerëzit e mënçur!!
budallenjtë!?
nuk e kuptojnë këtë përshkrim që bën minella!!
budallenjtë vetëm e lexojnë!!
dhe kjo është për të ardhur keq,ndihmon sociopatët!
ata mbështeten tek budallenjtë e sundojnë gjithë shoqërinë!!
Ne vendin tim , ne vendin tend
Nje i çmendur te gjithe i Çmend.
Dritero Agolli
E morëm vesh!
Sociopati është Berisha,kurse psikopati është Rama!
Po edhe ti doktor nuk hoqe dorë nga zakoni i fshatit tënd,Qeparoit!
Ngordhni të bëni letra lart në Qeveri ju…që rrini me kollare në majë të gomarit!
Rri ore rehat atje në Amerikë….
Exellent
Autori i shkrimit shumë guximtarë. Që të marë guximin për të shkruajtur këto rrjeshta për një koleg duhet të ketë mjë zemërim shumë të madh.
Do desha ta lexonte dhe vetë Berisha.
Dr. Minella Aleksin nuk njoh, por shkrimi i tij eshte analize brilante shkencore;
perkundrazi, komenti juaj duket qe buron nga emocionet qe te shkakton
sedra e semure skur te preket i dashuri i mendjes dhe zemres prej injoranti.
Argumenton ne mënyrë shkencore atë që ndjemë të gjithë për atë qënie idjote dhe të ndyrë që e mori më qafë Shqipërinë dhe shqipëterët ne mënyrë të pa riparueshme.
E lexon apo nuk e lexon birisha nuk i plas kujt, pervec teje. E rendesishme eshte qe jane vene pikat mbi i, pra i ka rene kokes. Habitem sesi disa mijra veta i shkojne nga mbrapa ketij te semuri mendor, vecse nese jane edhe ata/ato te tille.
Shume i sakte.
Qe Saliu eshte socjopat, psikopat, i cmendur e plot te tjera dihet por per tu habitur eshte se sa shume gomere ka qe i shkojne mbrapa aqmeteper kur vendi numer nje ne bote miku me i madh i Shqiperise e shpall NON GRATA, ky kriminel ja ka kaluar dhe Enver Hoxhes…. Thirini mendjes o shpellare….
Duhet të ketë fuqi shkenca e mjekësisë apo ndonjë tjetër lloj që këta njerëz së pari ti evidentojë ,së dyti të propozojë masa ,së treti të propozojë grupimin me monstra të tjera si pedofilët ,apo kriminelët e stimuluar të mos gëzojnë të drejta si çdo njeri normal ,dhe më kryesorja këta duhen përjashtuar nga e drejta e përfshirjes në veprimtari te rëndësishme publike
Këto qe thotë doktori tek S.B .janë si në një moster model përfaqësuesimi laboratorik kërkimor klasik përfaqësimi për të specializuar eksperte të kësaj fushe.
Ti Balo, mos leh si laro .Qeparoit i vjen anes ti edhe gjithe balolarot e soit Tuaj te te vije Turp e cke me nej fshat ?.
Minella Aleksi eshte brilant si njeri,si qytetar, si intelektual dhe si mjek shume i kualifikuar e specializuar ne Universitetet me te mira Amerikan.
Balolaro fshati jot eshte larobalo.
zotri,esenca e këtij materiali psikologjok për neuropatine e shfaqur në sjelljen elegante dhe të ndërgjegjshme tek disa idividë nē shoqēri, ka wënë e njohur për mua, që për kurreshtje kam lexuar materiale për shfaqjet e anomaive nervore dhe përfytyrimeve ireale tek klientet e Ndaj theksoj:
Materialii i paraqitur nga Dr. Minella ka fare pak origjinalitet. Edhe paraqitja e psikopatisë sikur eshte diçka në vetvete dhe jo shoqërore, gjoja sociopati nuk do të thot psikopati e një individi karierist apo që kamani të jetë superior në çdo hap që hedh. Konkluzion: unë Enverin dhe Saliun, të dy i kam përcaktuar psikopatê me maninë për t’u paqitur superior në çdo hap në jetë dhe në veprimtari shqërore të prirur për karierë të ethshme, me shfaqje të theksuara mëndjenadhêsie, snobizmi dhe narcistizmi. Me këto cilësi, kur bëhen prijësa autoritar diku, mania sunduese bëhet absolute dhe iinstiktivisht bëhen zbatues sadistë me thënien proverbiale “Qëllimj justifikon mjetet”; siç veproi Enveri qëmur e monttuan vegēltē Titos gjersa vdiq i vetkënaqur si marksizt-bolshevik i Epokēs Sonë. Po ashtu Saliu, qysh kur Ramizi e rekomandoi dhe me marifet e montuan sundimtar autaritar shfaqi psikopTinë e vet në ato drejtime si Enveri, gjersa, në vend të bëjë “Harakiri”, vendosi të ulërijë si narcist i paparë ndonjëherë në Botë.
Besoj se është portreti më i arrirë psiko analitik,i sociopatit psikopat aktual shqipetar,Sahli Berisha.Brenda kontureve të tij ,futen pa mēdyshje,të gjithe diktatoret e deritashëm të rruzullit tokesor.
Shkrim me mjaft vlera aktuale për të gjitha nivelet intelektuale.
Zoti Doktot Minella Aleksi,
Diferencimi që u bëni dy psikopatëve të bërë sundimtar, secili sundimtar i partisë së vet të diferencuar në kohë dhe në llojin e shtetit qē kanë sunduar, sipas shqyrtimit të tyre nga unë, konkludohet se kanë të njëjti. çrregullim menor qe të dy, duke arritur maksimumin e mansë për tē qenë, në çdo hap kapadai dhe prioritar, seicili sipas kushteve te diferencuara, ka shfaqur ne mënyrē bomasike snobizmin dhe narcisizmin deri në sadizëm të të eturit pë të endruar nê pozicionin e aritur prioritar.
Natyrisht shfaqja e çrregullimit mendor nuk mund të jetë uniforme dhe as për tipa psikopat shqëror (psichosocial) dhe jo shoqërir (jo psichosocial).
BIRISHA PO E PA QE SI INTRESON NUK E LEXON SE ESHTE PSIKOPAT, EDHE ATA QE E NDJEKIN .
Shkrim perfekt….ai eshte i lindur bastard..
Shume artikull i goditur!Respekte per Doktor Minella Aleksin
shkrim i mençur qe duhet lexuar disa here. Faleminderit autorit
lexoje sa të duash astrit!
të garantoj që nuk ke kuptuar ASGJË!!
anticensurë???
Pse ti që e lexove, kuptove gjë?
Nje skaner perfekt per sociopatin kriminel Sali Nongrata!
Kam lexuar dhe dy psiqiater te degjur ( nje gjerman dhe nje amerikan ) qe i bejne “autopsine” ktij monstre qe ju ngjit politikes shqiptare dhe nuk ka ndermend ti shqitet…
Me sa duket Kurrizos vetem varri ja drejton kurrizin,
se drejtesia shqiptar po e lejon ta infektoje shoqerine Kërma Sali…ose ndryshe Doktor Vdekja…
Koplimente per autorin e shkrimit ,
nJe talent ne fushen e tij.
Shume bukur , por nuk ju duket doktor se sociopat eshte Rama qe kafshon Adi Krasten ng koka? Apo edhe ju keni duf per te nxjerre?!
Mendoj se eshte me e saket qe kjo lloj diagnoze ti atribuohet kultures politiko sociale te shoqerise sone qe voton, perfaqsohet, sodomizohet dhe kalerohet nga te tille injorante barkthare, halabake tribale, grykes te paskrupullt dhe copa muti si Sali Berisha, Shkerdheni, Shkerdhita dhe gjithe politikanet e tjere se bashku me familjet e tyre grykese.
Por mbi te gjitha duhet te rishohim edhe raportin me demokracine qe duam. Duke luftuar torten e helmuar qe na u ofrua me Janulla, kardinale, hoxhallare, humnere borxhesh, oligarke te paprekshem qe kane kanibalizuar gjithcka per interes te mafjes nderkombetare financjare, ambasadore padrone e tutore, politikane horra, institucjone “sovrane” qe funksjonojne vetem si instrumenta per xhepin dhe interesin e mafjes nderkombetare qe na shitet si demokraci, por qe na mban peng, na rrjep si kancer, na shantazhon, na denigron si qen ne koliben jashte mureve te perandorive tek presim so koti, antaresimin midis rracave superiore, padrone te Europes, ligjit, pares dbe te vertetes.
Shqiptaret sot nuk kane as sovranitet, as liri per te menduar me koken e tyre, as integrim, as te drejte vetmbrojtje, as Shqiperi.
Por kane nje humnere te frikshem borxhi me te cilen na detyruan te blejme.mizerjen me absolute dhe vdekjen e Shqiperise.
SOCIOPATIA,nuk është një sëmundje që prek një njeri të vetëm!!
ajo prek jashtëzakonisht shumë njerëz!!
të prekurit prej saj,janë në pozita të ndryshme në shoqërinë njerzore!!
duke filluar që nga shkërdhata pa pikën e pushtetit,as mbi veten e tij,deri tek ata që kanë pushtet mbi një shtet të tërë,o mbi gjithë botën!!
shikoj që njeriu normal në shiqpëri,po të marrim për bazë statistikore komentet për këtë artikull,këtu dh enë gazetën dita,është aq i trashë sa arrin të përqëndrohet vetëm në pikëshënjestrën që i kanë dhënë!(në këtë rast me anën e këtij artikulli)
ky neri normal nuk arrin të mendojë me kokën e tij,por ndjek fillin që,me qëllim a pa qëllim, dr.aleksi i ka drejtuar!!
ky njeri normal nuk fillon të mendojë,nuk fillon të shikojë rrotull,duke filluar nga vetja e tij,për të provuar të gjejë se sa sociopatë njeh!se sa sociopatë e rrethojnë!!jo ky njeri normal përqëndrohet tek shënjestra e artikullshkruesit dhe harron sociopatin që ka në krahë,sociopatin pas të cilit është rreshtuar,sociopatin që simpatizon!!
me të vërtetë për të ardhur keq për një nivel të tillë mendor të shoqërisë sonë!!
ata qe dalin kunder rames meroooooooo,mose i censuro