Ismail Qemali që nuk kemi njohur! Të tjera fakte e dëshmi mbi jetën dhe veprën e themeluesit të shtetit shqiptar u bëhen publike për 100-vjetorit të Pavarësisë në vitin 2012.
Nga Afrim Imaj
Këtë radhë është gazetari i njohur Roland Qafoku, i cili pas një hulumtimi të gjatë na sjell një biografi të kompletuar të Ismail Qemal bej Vlorës, duke ndriçuar aspekte të panjohura të jetës dhe veprës së tij. Dokumentari “Jeta e panjohur e Ismail Qemalit” zbulon për herë të parë profilin e plotë të familjes së krijuesit të shtetit shqiptar, raportet e tij me fisin dhe qytetin e lindjes, pronat dhe sarajet e Vlorajve, ku lindi dhe u rrit kryeministri i parë i Shqipërisë, karrierën e Ismail beut në administratën osmane, celebrimin me greken Kleoniqi Surmeli me të cilën pati 10 fëmijë etj. Investigimi i gazetarit i jep zgjidhje dilemës për ditën e lindjes së Ismail Qemalit që përkon çuditërisht me atë të diktatorit Hoxha dhe rrethanave si u shmang nga gjeneralitetet e tij mbiemri Vlora.
DITËLINDJA DHE MBIEMRI I HARRUAR
Gjatë 50 viteve të regjmit komunist, në të gjitha tekstet e historisë shkruhej se Ismail Qemali lindi në vitin 1846, pa përmendur ditën dhe muajin. Pa datë e muaj rezultonte edhe në të gjitha tekstet shkollore. Sakaq historiani turk me origjinë shqiptare, Nexhip Alpan, në librin e tij “Shqiptarët në Perandorinë Osmane”, duke iu referuar arkivave të Perandorisë, shkruan se Ismail Qemali ka lindur më 16.10.1846. Pra, në 16 tetorin e famshëm, ku për gjysmë shekulli festohej me madhështi ditëlindja e Enver Hoxhës.
Në logjikën e mbrapshtë të regjimit kjo datë nuk mund të ndahej me tjetërkënd, qoftë edhe me themeluesin e shtetit shqiptar, se ndryshe eklipsonte figurën e Zeusit. Zgjidhja ishte gjetur: për ditëlindjen e Hoxhës do tundeshim malet nga festa, për Ismail Qemalin bëhej sikur nuk i dihej data e saktë. E vërteta është se ditëlindja e tij asnjëherë nuk u festua. Një rast pa precedent ky në historinë e burrave të shtetit. Andralla tjetër, tipike komuniste, kishte të bënte me emrin e themeluesit të shtetit shqiptar. Nuk ka një rast të dytë në historinë e Shqipërisë që t’i ndërrohej mbiemri.
Babai dhe themeluesi i kombit quhej Ismail Qemal bej Vlora, ndërkohë edhe sot shqiptarët vazhdojnë ta quajnë thjesht Ismail Qemali. Ndryshimi në fakt ka nisur që në kohën e mbretërimit të Ahmet Zogut dhe ka vazhduar edhe në regjimin komunist. E ndërsa në vitet ’30 ai quhej pa ndonjë arsye Ismail Qemal, komunistët gjetën arsyen për ta zhdukur fare mbiemrin Vlora. Kështu, pas vitit 1944, historiografët komunistë e zyrtarizuan zëvendësimin e mbiemrit Vlora me titullin turk Qemal, që Ismaili e përdorte prej kohës si hierarki e Perandorisë Osmane. Në asnjë rast nuk përmendet Ismail Qemal bej Vlora, por vetëm Ismail Qemali. Për ironi, duke e justifikuar me famën që kishte marrë tashmë emri i tij, në shumë raste në tekst shkruhet I.Qemali. Komunizmit nuk i shkonte për shtat as titulli bej e as fama e familjes Vlora.
Një familje me identitet të qartë shqiptar, e sërës më të lartë të bejlerëve, por që komunistët për 50 vjet i përndoqën të gjithë pasardhësit e atij që e quanin themeluesin e shtetit shqiptar. Për 50 vjet mbiemri Vlora nuk kishte lidhje me Ismailin që themeloi shtetin. Në të njëjtën kohë, ironikisht, mbiemri Qemali nuk ekzistonte në asnjë regjistër të gjendjes civile, rrjedhimisht kështu, njeriu që ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë nuk mund t’i bënte hije kultit të Enver Hoxhës. Ismail Qemali ishte një i vetëm, pa asnjë lidhje, pa asnjë famë e vlerësim paraardhës dhe pasardhës.
SARAJET E PANJOHURA
Ismail Qemal bej Vlora ka lindur pikërisht në të njëjtin vend ku pas 70 vjetësh do të shpallte pavarësinë. Deri në vitin 1930, aty ngriheshin sarajet e Vlorajve, me një sipërfaqe 40 mijë metra katrorë, të cilat për afro një shekull ishin bërë simboli i familjes më të rëndësishme në Vlorë e më gjerë.(Në kadastrën e shtetit italian janë regjistruar në vitin 1860). Ato janë ndërtuar nga dy vëllezërit Ismail bej Vlora dhe Beqir bej Vlora. Nga Ismail bej Vlora rrjedh edhe dega e Ismail Qemalit, i cili është nipi i tij, pra djali i djalit. Sarajet ose konaku i Vlorajve, siç njiheshin, ishte rrethuar me mure 8 metra të lartë dhe kishin dy porta. Në hapësirën e sipërfaqes së madhe ishin ngritur dy godina të mëdha: haremi, banesa e grave dhe selamllëku, banesa e burrave. Brenda sarajeve nuk jetuan thjesht bejlerë, por korifenj që do bënin Shqipërinë.
Në morinë e krimeve ndaj familjes Vlora, prishja e sarajeve është nga më të rëndat. Ishte një vulë e thatë dhe një lajmërim që kjo familje dhe mbiemri Vlora jo thjesht nuk do përmendej, por nuk do zihej fare me gojë. Jo thjesht se aty u përkund njeriu që themeloi shtetin shqiptar, jo se aty lindën e u rritën figura të rëndësishme të historisë shqiptare, porse pikërisht aty u ngrit flamuri që simbolizoi shpalljen e Pavarësisë. Tri janë versionet që shpjegojnë arsyet e prishjes së sarajeve: i pari është ai i një tërmeti që ndodhi në Vlorë dhe i shkatërroi plotësisht sarajet. Në fakt, tërmeti i 21 nëntorit të vitit 1930 me epiqendër në Vlorë shënohet si nga më të fuqishmit në historinë e tërmeteve në Shqipëri. Sipas të dhënave të kohës, ai shkaktoi 30 të vdekur dhe afro 100 të plagosur dhe po ky tërmet shkatërroi gjithçka nga sarajet. Versioni i dytë përmban një emër të përveçëm si autor të kësaj prishjeje. Për Ago Agajn, një studiues nga Vlora, që ka botuar librin “Lufta e Vlorës”, autori dhe urdhëruesi i prishjes së sarajeve të Vlorajve është kryetari i Bashkisë së Vlorës, Qazim Kokoshi.
Ago Agaj në librin e tij shkruan: “Sarajet e Vlorajave u prishën nga Qazim Kokoshi, pasi kishte një urrejtje për bejlerët e familjes Vlora, përjashto vetëm Ismail Qemalin”. Por sa e besueshme është kjo, kur ky kryetar Bashkie ishte njëkohësisht edhe një nga firmëtarët e Aktit të Pavarësisë? A mundet që firmëtari të shkatërronte vendin ku u ngrit flamuri dhe që ai hodhi atë firmë? A janë të justifikuara gjashtë muaj burg që Kokoshi bëri pas instalimit të komunizimit, i akuzuar për prishjen e godinës ku u ngrit flamuri? Të gjitha këto janë pyetje që ende nuk kanë një përgjigje. Varianti i tretë vjen nga një personazh i rrallë. Quhet Hana Këlcyra, e bija e Ali bej Këlcyrës, vajzë e tezes së Eqrem bej Vlorës, e cila pohon se Eqerem bej Vlora i prishi vetë sarajet e Vlorajve. Po a ishte arsye e madhe kjo që Eqrem bej Vlora prishi sarajet, që duhet thënë se herë banoheshin e herë jo? Herë rikonstruktoheshin e herë liheshin në mëshirën e fatit.
Sidoqoftë, Hëna Këlcyra shprehet se tezja i ka treguar që prishja e sarajeve solli mallkimin e familjes Vlora. Pavarësisht rrethanave si u shkatërruan sarajet e Vlorajve, shkatërrimi i tyre solli mallkimin për gjithçka që kishte lidhje me pasardhësit e Ismail Qemalit dhe gjithkënd që kishte mbiemrin Vlora. Dhe në fakt, përveç lavdisë së ngritjes së flamurit nga Ismail beu, në gjithçka tjetër këtë familje e ndoqi mallkimi.
SHKOLLA
Ishte vetëm 12 vjeç kur Ismail Qemal bej Vlora u fut në gjimnazin “Zosimea”, një shkollë e rrallë që ka nxjerrë ajkën e rilindjes shqiptare, por edhe figura greke nga më të rëndësishmet. Këtë shkollë e kishin themeluar katër të krishterë me emër që kishin bërë pasuri në Rusi dhe, pasi vendosën të mos martohen, e shkrinë të gjithë pasurinë për këtë shkollë. Çudia ishte se djaloshi me zell të tepruar me emrin Ismail Vlora ishte i vetmi mysliman në shkollë, përballë të gjithë të tjerëve që ishin ortodoksë. Ishte kthyer në ritual që një prift një herë në muaj futej në shkollë dhe bekonte godinën dhe nxënësit. Shkaktonte të qeshura momenti kur prifti i tundte Ismail Vlorës kryqin përpara fytyrës dhe Ismaili sprapsej.
Profesor Omer Efendi dhe profesor Cimas dalluan tek Ismail Vlora një talent të vërtetë. Pasi kishte dalë shkëlqyer në lëndët klasike greqishten e vjetër dhe latinishten, kishte marrë njohuri të shkëlqyera për fizikën dhe matematikën. Miqësia e babait të Ismail Vlorës me Fuad Pashën, ministër i Punëve të Jashtme të Perandorisë, bënë që Ismaili 16 vjeç të shkonte në kryeqytetin e Perandorisë. Fati e deshi që të niste punë si përkthyes në Ministrinë e Jashtme dhe njëkohësisht të niste studimet për jurist në Stamboll, ku edhe u diplomua. Ismail Qemali njihte shumë mirë këto gjuhë të mësuara në programet mësimore: shqip, turqisht, greqisht, frëngjisht, anglisht.
GRUAJA DHE FAMILJA
Ato që janë shkruar deri tani, veçanërisht për jetën familjare të Ismail Qemal Vlorës, janë në fakt shumë pak. Ismail Qemal Vlora u martua dy herë në jetën e vet. Për herë të parë u martua me një vejushë të re. Nasipe Hanëmi ishte një nga gratë e fisit Vlora, kushërirë jo e afërt, një traditë për martesë nga e njëjta sërë që ruhej prej shekujsh. Nasipe Hanëmi ishte vetëm 19 vjeç dhe kjo martesë u shoqërua me një fat të keq. Vetëm një vit më pas, gruaja bashkë me vajzën që po lindte vdiqën dhe për Ismail Qemalin kjo ishte një humbje e madhe. Por nuk vonoi shumë dhe Ismail beu u martua me një vajzë të re greke. Guvernatori i Danubit të Poshtëm ra në dashuri me Kleoniqi Surmelin, vajzën e Antonit nga Ederneja. Ishte një dashuri me shikim të parë, shumë e rrallë për kohën dhe për një shqiptar të atyre viteve.
Por, jo për Ismail beun, jeta e të cilit ishte e mbushur me të mira. Nuk janë të paktë ata bashkëkohës të Ismail beut që tregojnë se ai ra në dashuri me Kleoniqin falë bukurisë së saj, por që më pas ishte bukuria e shpirtit të kësaj gruaje që e shoqëroi Ismail beun deri në fund të jetës (Fotografia e Kleoniqi Surmelit që botojmë sot, publikohet për herë të parë). Në gjuhën e sotme, kjo është zonja e parë e Shqipërisë. Dhe nëse bëhet një listë me zonjat e para në këta 100 vjet, grekja Kleoniqi është e para fare. Ajo lindi në Bullgari dhe aty kaloi fëmijërinë dhe rininë, derisa u martua me Ismail Vlorën. Ajo i dhuroi Ismail beut 10 fëmijë, gjashtë djem dhe katër vajza.
Ismail beu, duke kujtuar lidhjen dhe martesën me gruan e bukur Kleoniqi, shkruan: “Në fillim ndryshimi në besim fetar qe bërë pengesë për bashkimin tim me këtë zonjushë të re që kisha rënë në dashuri, çka u kundërshtua fort nga njerka e saj. Mirëpo u morëm vesh me vajzën, si dhe me pëlqimin e heshtur të vjehrrit tim të ardhshëm, që ta rrëmbeja dhe kështu bëra një natë. Shtëpitë tona ishin fqinje me njëra-tjetrën dhe sapo e kisha futur vajzën në shtëpinë time, thirra dëshmitarë nga të dyja palët, një prej të cilëve ishte konsulli belg, dhe akti i martesës u hartua e nënshkrua në prani të tyre”. Sidoqoftë, martesa e myslimanit që themeloi shtetin shqiptar dhe vuri kurorë me ortodoksen e bukur nga Greqia, “armike” e shqiptarëve, nuk mund të kalonte pa u përmendur në librat historikë të Ballkanit. Historiani Mark Mazower, në librin e tij “Ballkani, një histori e shkurtër”, spikat këto tri raste unikale për të në Ballkanin e pushtuar nga osmanët:
Dhespoti serb George Brankoviç e martoi vajzën e tij Mara me Sulltan Muratin e Dytë më 1435. Ali Pashë Tepelena u martua me një ortodokse greke, Vasiliqia, për të cilën ndërtoi edhe një kishë. Ismail Qemal bej Vlora hodhi kurorë me një greke duke e rrëmbyer, vetëm e vetëm për të hequr paragjykimet që njerka e saj kishte kundër myslimanëve. Hëna Këlcyra shkruan se Kleoniqi nuk erdhi asnjëherë në Shqipëri. Por grekja e bukur nga Adrianopoja, e bija e një fisniku, është bërë shpeshherë motiv për të sulmuar Ismail Qemalin. Akuzat për lidhjen e Ismail beut me Greqinë dhe grekërit nisi nga Kleoniqi e përfundojnë po te Kleoniqi. Aq i thellë ishte ky motiv, sa një studiues i njohur shkruante: “Është e habitshme se si dy antigrekët më të mëdhenj në historinë e Shqipërisë, Ismail Qemali dhe Andon Zako Ccajupi, i morën gratë greke”.
ANDRALLAT E GRUAS ME ORIGJINË GREKE
Grekja me të cilën Ismail beu bëri 10 fëmijë, i solli edhe ca andrralla në të gjallë e në të vdekur, por sidomos kur as ajo e as ai nuk jetuan. Te Kleoniqi kundërsharët gjetën tabelën e qitjes për ta akuzur themeluesin e kombit si antishqiptar, grekofil në rastin modern dhe grek në rastin e drejtëpërdrejtë. Por gruas së bukur askush nuk ia pa fytyrën. As në familjen Vlora e as jashtë saj. Ajo bëri një jetë në heshtje, larg vëmendjes së njerëzve, aq sa regjimet e të gjitha kohërave nuk ia zunë as emrin në gojë. Ajo rriti me përkushtim dhjetë fëmijët e saj në heshtje pa u bërë protagoniste dhe ndërroi jetë në një nga stacionet e qëndrimit të familjes, në Spanjë. Vdiq në vitin 1918, pra një vit para Ismailit. Edhe sot varri i saj ndodhet atje, i braktisur në dhe’ të huaj. Aq është harruar kjo grua, sa edhe pasardhësit nuk kanë mundur t’i vënë një tufë lule në varrin e saj.
Sot ka ardhur koha që krahas burrit që themeloi shtetin shqiptar, t’i japim nderin që i takon edhe zonjës së tij, Kleoniqi Surmelit, që në fund të fundit është edhe zonja e parë e shtetit shqiptar. Paradoksalisht në Spanjë nuk ndodhen vetëm eshtrat e bashkëshortes së Ismail Qemalit, por edhe ato të bashkëshortes së Skënderbeut, Donika Kastrioti. Trupat e tyre të tretur në dheun e largët janë dëshmi e qartë se ç’bëjmë ne shqiptarët me historinë dhe me protagonistët e saj.
Dokumentat konfirmojnë që Ismail beu e shfrytëzoi për bukuri krushqinë me greken Kleoniqi në të mirën e marrdhënive dypalëshe. Në vizitën e tij historke në Greqi, më 1 maj 1900, ku pati takime me autoritetet e larta të Athinës dhe u prit me madhështi, ai shkruante: “Jam i sigurt se herët a vonë dashuria e përbashkët për liri e shqiptarëve dhe e grekërve do t’i shpjerë ata drejt një mirëkuptimi e drejt krijimit të një ekuilibri në Gadishullin Ballkanik për të mirën e të gjithëve”. Me Kleoniqi Surmelin Ismail Beu pati “lumturinë”, siç do shprehej edhe vetë, të kishte 10 fëmijë, një fakt ky i lënë në harresë. Shumë të paktë kanë qenë ata që e kanë ditur se themeluesi i shtetit shqiptar kishte dhjetë fëmijë, gjashtë djem dhe katër vajza.(panorama.al)
O z.Afrim! Duke e lidhur çdo gjë me komunizmin humbisni gjithe orientimin e shkruani te pa verteta…kush ka studiuar ne komunizem te pakten deri ne gjimnaz i di te gjitha ato qe ti thua me lart se nuk i botonin per jeten e tij …sa per tu bindur shiko filmin kushtuar pavaresise me protagonist Sander Prosin e aty do te degjosh se i therasin Ismail bej siç e do yi zotrote.
Ka shum mundsi qe greket te thon ka qen minoritar dhe janulles do ti behet qefi shum
Adn turke ka bere te veten !!!!
Pordhe me rigone,genje, genje dhe perseri genje se dicka do te ngelet…..
Nga 10 femijet qe te pakten keta nga dy femije sot do te kishim 20 e kusur pasardhes te Kemol Ismael porse asnje nuk “di” ose nuk trashgon emrin e gjishit Ismael!?
Hapni o plehra qitapet turke te mesoni origjinen tuaj turke…..
Ti majmun nga e ke origjinen ?? Se hiqesh e piqesh sikur je grek 24 karat , ik ore lango , ik se po te pallon motren dhe gruan Janulla klebonjari , jo sperkat suratin , rive llap ti bla bla bla , ai ua pastron hoxhakun ….ptuuuuu vromjari
Do doja te shkruheshin gjera te mencura per Plakun Ismail Qemalin bej Vlora.Por si zakonishte ne daten ,me kulmore te kombit shqiptare,politikane ,gazetar ,analista dhe armiqte e kombit tone ,botojne shkrime te dyshimta, per te hedhur ,sado pak, dyshim mbi aktin e tij madhor, te Shpalljes se Mevetesise. Kombi yne, deri me sot ,nuk ka njohur burra ,si ata qe organizuan dhe shpallen Mmevetesine e popullit shqiptare me 28 Nentor te 1912 .E per ti nderuar ,se nuk na kane kerkuar e kerkojne medaljet e llamarinave te Presidences se sotme ,vecse respektin njerzor,te shkruajme ato akte qe sensibilizojne e ushqejne ndjenjen kombetare .
Aktii i shpalljes se Mevetesise ,prej tyre, duhet komentuar e propoganduar si metode politke e pune, nga me te suksesshmet, per shtetin tone qe dhe sot, nuk di si ta quaj,a eshte ai qe meritojne shqiptaret .
Pa dyshim sot ne nuk e gjejme ate fryme patriotike, per memedheun, sic kane patur te paret tane .Kjo nga vete ne shqiptaret qe kemi ecur ne rruge te gabuara qe nga rrezimi i qeverise se Vlores e deri tani .Semundja, qe sot ka pushtuar shqiptaret si ne SHqiperi ,Kosove e Maqedoni,per pushtet, ka demtuar dhe po demton te ardhmen tone .
Ju beje thirrje gjithe politikanve shqiptare, kudo qe ushtrojne detyrat e tyre,tu ngjajne te pakten 20% burrave qe shpallen Mevetesine .Te lene menjane grindjet e te punojne, per popullit, te bashkuar .
Pa u vrar tradhetija kurre ska per tu bere Shqiperija (Ismail Qemali Nentor 1919) .Sot kush tradheton interesat e popullit behet K/M e politikane .
Vasiliqia nuk ishte grke, por Came ortodokse. Sa per Ismailin, asgje e keqe qe u martua me greke. Mos te harrojme, se me te gjitha problemet qe kemi pasur me ta, nuk jane gje vec pjella jone.
Ajonishte nga fshati lekel tepelene me origjine, ortodoks ndoshta dhe nga zona e camerise me origjine. mbiemri i saj i cili me greqisht shkruhet soumelis , eshte ne perdorim edhe sot ne zonen e tepelenes.
Ore, qe femrat neo greke kane qejf te madh te qi..hen nga Shqiptaret, ky eshte fakt i pakundershtueshem, edhe sepse nuk ka ngel katunar Shqiptar ma qi…re nje greke fytyr kal ne Greqi keto 30 vite.
Por Mark Mazower e ka krahasimin te gabuar ne lidhje me 3 martesat e rralla ne Ballkan.
Brankovic ishte skllav i osmaneve dhe u detyrua te martoj me zor vajzen e tij qe ja punonte Mehmeti II.
Nderkohe qe Vasiliqia ishte Shqiptare Ortodokse nga Margellici dhe jo greke.
Familja Vloraj ishte nder subueset kryesore te Epirit per 450 vite.
Guxu
E imagjinon dot sa do qeshin shoket e tu tullaxhinj nese, 1 profesor historie do bente 1 meter katror tulle. Do dhiteshin se qeshuri.
Ja edhe kjo puna jote kur meresh me histori, gajas dynjane.
Edhe vazhdo te shkruash ,se vetem me gjera serioze nuk shtyhet jeta.
Por jo mor Afrim . Qe ne socializem atij pervec Ismail Qemali, shpesh eshte quajtur Ismail Bej Vlora.
Sic thote komentuesi me lart, shih filmin. Dokument me domethenes nuk ke ku gjen.
C,u ka zene kjo mani te shani per cdo gje, edhe per ate qe nuk ka ndodhur ne komunizem….
qemali ishte babai i tij ne laberi nuk flitesh me mbiemrin por me emrin e babait ashtu eshte edhe hadri hasbiu mbiemrin e kishte dautaj hasbi emri i babait ja fuy kkot gazeta
Nuk e njoh Afrimin, por sa me shume qe lexova perrallat e tij me komuniste e balliste, aq m’u be i larget.
Me pak fjale per letraret qe futen pa u kualifikuar ne fushen e Historise se Shqip[erise:
Se pari, Ismaili nuk qe Bej, ishte Efendi; Bej ishte titull i te atit dhe Vlora mbiemri i te atit. I ati i humbi pronat ne Vlore,
humbi edhe titullin Bey, por i biri i tij Ismaili, u shqua si nxenes dhe nepunes reformator demokrat. Pradaj njihet me emrin Ismail Qemali.
Se dyti, autori nuk e ka te qarte se kush quhet “Zonja e Pare” , gruaja e Kryeministrit apo e Presidentit?
Se treti, mos kane vdekur historianet ne Shqiperi?
Ku eshte fotoja e Kleoniqit qe botohet per here te pare? Ashtu si gjithe shkrimi eshte nje genjeshter tjeter!!!!
Edhe Babai i Ismail Qemalit ishte komunist.
Ndersa per gruan greke eshte shkruajtur edhe me pare sa qe Konica e krahason me qylymin e Penelopes.
Se sa ka ndikuar kjo ne Camerine nuk dihet ,por Cameria u la jashte bisedimeve.
Ndoshta dhe Skenderbeu ka qene i persekutuar politik.
Burrë me tope, jo shaka ?
SJANE GJERA TE PADITURA DHE AS ZBULIME APO INVESTIGIME TE ROLAND QAFOKUT KAPTERIT NGA SKRAPARI SIÇ E PREZANTON ISH KAPTERI AFRIM IMAJ I PANORAMES. SOLIDARITET ISH KAPTERASH E OFICERASH TE KOHES SE KOMUNIZMIY
E vetmja e keqe e Land Qafokut eshte qe mban krahun hajdutit skraparlli
Pèr bashkèshorten e I,Vlorès dihej se ishte greke,problemi èsht i historianève qè t’iu shpjegojn mbar kombit shqiptar nè imtèsi .Edhe pèr familjen Vlora dihet se E,Hoxha i eleminoj me burgje,internime,bibloteka e Vlorajve ishte njè nga mè tè pasurat nè shqipèri simbas intelektualève vlonjat tè asaj kohe.Eshtrat e Donikès sè Gj,Kastriotit dhe Kleoniqit tè I .Vlorès ,shteti t’iu japè nderin qè ju takon duke i sjell nga Spanja dhe tè vendosen nè Vlorè .
shqiptaret jane i vetmi komb europian qe kane emra e mbiemra aziatik osman mongol arab, turp kombetar asnje komb eruopian e ka bere kete e beje shqiptaret, zvedesuan emrat e tyre iliro aberor dhe i zvendesuan me emrat e pushtuesve, dmth shqiptaret skane respekt per stergjyshrit e tyre iliro arberor po duan me shume emrat e pushtuesve, e pastaj i bien gjoksit me autokton ilir dardan epiriot, e ketej femijve u vendosen emrat e pushtuesve ,, si duket emrat e pushtuesit u duke me te bukur se emrat e ilirve, TURP KOMBETAR
Shkrimi ka te verteta per jeten e babait te kombit Ismail Qemal Bej Vlora.Lartesim i i figures se tij ne kohen e mbreterise dhe ne diktature jane te pa mohueshme.Kulmi i respektit eshte ngritja e Permendores ne Vlore ne vitin 1962.Sa per shume firmetar te aktit te Pavaresise duhen pare tek qendrimi jo kombetar ne kohen e pushtimit fashist.Shume nga ata u bene pjese qe kuroren e mbreterise Shqiptare ja falen mbretit te Italise. Sa per daten e lindjes nuk kish arsye te fshihej kur permendej data e lindjes se mbretit Zog.Ne shkrim thuhet se ishte i vetmi muhamedan qe studjoi ne “Zosimea”Po pyes artikullshkruesin :Pobashkemoshataret e tij Naim,Abdyli,Samiu ,qe kane studiuar ne ate shkolle,si do te themi? Gruaja e tij nuk shkeli ne Shqiperi cfar mund te thuhet me shume qe edhe nuk eshte permendur.Politika nuk e permendi per te mos e renduar.
Te gjitha sa thuhen me larte kane qene ne librat shkollor te para 1990-s dhe kush ka lexuar fare pak i ka ditur.Sa per sarajet e Vlorave ne kohen e diktatures,sic thot shkrimi ,eshte denuar dikush.Diktatura dhe Enver Hoxha kane shume gjynahe qe nuk shlyhen dot por jo per kete Monument te shtetit Shqiptar.
Sa te neveritshem jane keta, qe nga autori i librit dhe ai i shkrimit qe cdo gje negative ja rrasin komunizmit duke arritur deri ne absurd,ne shembjen e sarajeve te familjes Vlora qe s kane kurrfar lidhje me komunizmin.
Edhe datelindja e Ismail Qemalit nuk u mbajt e fshehte, po nuk dihej, se po te dihej nuk kishte pse te zbulohej shume dekada me vone nga nje historian turk ne arkivat e Perandorise Osmane. Enver Hoxha nuk ishte shefi i arkivave qe ti fshihte te dhenat o budallenj.
Si shumë herë, nuk kuptohet, pse pikërisht sot më 28 nëntor kur mbarë shqiptarët në Ballkan meditojnë mbi vlerën historike të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë 109 vjet më parë, ushtarët e repartit të mediave dhe njerëz midis nesh, lëshojnë tymuese mbi biografinë e figurës legjendare të Ismail Qemalit.
Ismail Qemali e ka lënë të shkruar vetë me dorën e tij tekstualisht, se ka lindur më 24 Janar 1844 në qytetin shqiptar të Vlorës. Babai i tij ka qenë Mahmut bej Vlora, ndërsa nëna e tij Hadie Hanëm nga Gjirokastra. Është e dokumentuar gjithashtu, se ai ka vdekur më 26 Janar 1919 në Perugia të Italisë. Çfarë i mbetet urithit të hulumtojë më tej në këtë çështje?
Po ashtu Ismail Qemali me dorën e tij ka lënë të shkruar, se jeta dhe veprimtaria e tij dhe e të parëve të tij në breza, i kanë shërbyer me besnikëri Perandorisë Osmane, por njëkohësisht i kanë shërbyer me patriotizmin e tyre përherë Shqipërisë. Një pjesë e mjaftueshme e të dhënave biografike mbi Ismail Qemalin gjenden në shënimet dhe dokumentet e lëna prej atij vetë. Një pjesë të tyre mund t’i gjeni në librin e historianit Kristo Frashëri, “Ismail Qemali”, Album botuar nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë (2012).
Mendoj, se do të jetë mirë t’i hidhet një sy, për t’a njohur më mirë, Burrin e Madh të historisë sonë të Kohës së Ré, Ismail Qemalin, i cili vuri gurin e parë në themelet e shtetit kombëtar të pavarur shqiptar më 28 Nëntor 1912, sot e 109 vjet më parë.
(marrë nga Faqja ime në Facebook)