Iliaz Vrioni – Firmëtari i Pavarësisë që u flak në Osum

27 Nëntor 2021, 09:29Politika TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Mëngjesi i 27 nëntorit 1912 e gjeti Beratin me një të ftohtë të ëmbël. Dielli kishte nisur rrezëllitjen e tij mbi Tomor dhe i shpërhapte ato njëtrajtshëm ndanë qytetit. Në dritaren e Bashkisë së Beratit u shfaq kryetari i saj, Iliaz Vrioni, me flamurin kombëtar në dorë.

Pak më tej, flamuri kuqezi u ngrit në godinën e Prefekturës. Berati po shpallte mëvetësinë. Pas ceremonisë zyrtare dhe fjalëve të rastit, Beu zhvilloi pritjen e zakonshme në selamllëkun e sarajeve të tij, duke nisur pak orë më vonë, hipur në pajtonin luksoz, udhëtimin drejt Vlorës.

Ndalesa e parë do të bëhej në sarajet e vrionasve në Fier, për të mbërritur të nesërmen në qytetin bregdetar, ku së bashku me përfaqësuesit e tjerë të Prefekturës, Hajredin Be Cakranin, Xhelal Be Skraparin, Dudë Karbunarën, Taq Tutulanin, Sami Be Vrionin, do të hidhte firmën mbi Aktin e Pavarësisë që “…Shqipëria të bëhet që sot më vehte, e lirë e mosvarme…”.

Për nga rëndësia, pasardhësi i derës së madhe të vrionasve, në mbledhjen e pestë të Kuvendin të Vlorës, u votua, thuajse, në mënyrë unanime, për të qenë anëtar i Pleqësisë, kurse me pëlqimin e vetë Ismail Qemalit u emërua këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ndonëse 30 vjeç, Iliaz Vrioni kishte mbajtur gjatë asaj kohe postin e kryetarit të bashkisë, për t’i hapur më pas rrugë zgjedhjeve lokale, për shkak të angazhimeve të reja shtetërore që do të mbarte.

Ngjarjet që ndodhën në Shqipëri midis viteve 1912-1920 janë shtatzënë me zhvillime të ankthshme. Ato janë vite të mishërimit të absurditetit, të pakuptimësisë dhe të përçartjes. Herë të stisura së brendshmi, herë së mbarsura nga jashtë, ato rrodhën natyrshëm për nëpunësin e ri të shtetit shqiptar, i cili është gjithmonë në anën e kombëtaristëve, si shërbëtor i paepur i çështjes kombëtare, në vazhdën e traditës familjare.

Dhe dielli lind përsëri. Këtë radhë në Lushnje, ku më 21 janar 1920, ora 10 e paradites, çel punimet Kongresi më i rëndësishëm i shtetformimit shqiptar. Iliaz Beu është një ndër delegatët e rëndësishëm. Ai propozohet për të qenë pjesë e kabinetit të Sulejman Delvinës, por “Ilias Bej Vrioni për shkaqe të veçanta nuk e pranoj”. Pa mbushur një vit, qeveria jep dorëheqjen. Një kabinet i ri, me figura të pranuara, të dalluara për urtësi, profil qytetar dhe atdhetar, ishte domosdoshmëri. Ai që kishte refuzuar pjesëmarrjen në qeveri, do të pranojë këtë radhë të formojë qeverinë e re. Është 38 vjeç. Në kulmin e pjekurisë politike. Urtësia e beratasit dhe shkollimi i shkëlqyer në zemrën e Perandorisë Osmane po e ndihmonin për konsolidimin e pozitës politike. Sfida e parë me të cilën përballet është ruajtja e pavarësisë dhe forcimi i shtetit të brishtë shqiptar. Veç postit të Kryeministrit, mban edhe atë ministrit të Punëve të Jashtme. Diplomati i ri do të përfaqësonte vendin në Lidhjen e Kombeve.

Vitet ’20-’24 rrjedhin shumë shpejt. Përplasje politike për pushtet. Marria arrin kulmin në ’24, ku qeveria legjitime, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, rrëzohet me anë të një grushti shteti që zgjat pak kohë. Pas triumfit të legalitetit, për shkak të një simpatie personale që gëzonte tek Ahmet Zogu, e cila shoqërohej ndonjëherë nga një xhelozi e pajustifikuar, Iliaz Vrioni është sërish në qendër të zhvillimeve politike. Atë do ta shohim si kryeministër, ministër të Jashtëm, përfaqësues të Shqipërisë në Francë dhe vende të tjera perëndimore. Ashtu siç do të shprehej vite më vonë Jusuf Vrioni, babai kishte ditur gjithmonë të tregohej i urtë, i matur dhe i arsyeshëm, tipiku i qytetarit beratas, duke e trajtuar mjaft njerëzisht dhe ndihmuar me mënyra të ndryshme opozitën antizogiste të mërgimit, prej një pjese të së cilës ishte dënuar dikur me vdekje. Ishte kjo një traditë e vjetër familjare, dera e së cilës kishte qenë përherë e hapur për vizitorët dhe udhëtarët. Miq të ftuar dhe të paftuar bujtnin në selamllëkun e Beut, ku u rezervohej pritje e veçantë, karakterizuar nga nderimet e rastit.

Më 17 mars 1932, ndërsa shërbente në Paris si ministër Fuqiplotë, zemra e Iliaz Vrionit pushoi së rrahuri nga infarkti i miokardit. Ambasadori i shtetit shqiptar do të mbyllte sytë përgjithmonë në moshën 50-vjeçare. Shteti francez i kreu të gjithë nderimet e rastit. Xhenzeja e tij u fal në xhaminë e madhe të Parisit, arkivoli u mbulua me flamurin shqiptar, ndërsa kortezhi mortor e shoqëroi trupin e pajetë në shtratin e topit. Ai u përcoll me të gjithë nderimet për në qytetin e tij të lindjes, ku populli beratas doli dhe e priti me mirënjohje të veçantë. Flamujt në institucionet lokale u ulën në gjysmështizë, imamët e xhamive kënduan ‘salla’ për hir të shpirtit të tij, ndërsa kambanat e kishave gjëmuan në shenjë respekti. Në qendër të qytetit, në pjesën veriore të Xhamisë së Plumbit, u ndërtua Mauzoleu ku do të prehej trupi i Iliaz Beut.

Ndonëse Beu i madh u përcoll për në udhëtimin e amshuar, në këtej botë jeta vijoi rrjedhën e saj.

Derisa në vitin 1946, vetëm pak kohë pasi komunistët e Enver Hoxhës kishin ardhur në pushtet, një turmë e vuvët e harlisur, e ushqyer me urrejtjen klasore dhe e mbrujtur me filozofinë djallëzore, iu turr ndërtesës-varr të Iliaz Vrionit, shpërtheu sarkofagun, mori trupin e pajetë të të ndjerit dhe e hodhën verbazi në Osum.

Shqipëria po futej në një qorrsokak të mynxyrshëm, në një ëndërr keqe, ku nata do të hidhte pelerinën e zezë për 45 vjet me radhë dhe ku zëri i myezinëve në minaret e xhamive dhe kambanat e kishave të qytetit do të zëvendësoheshin nga një besimi i ri, pjesëtarëve të së cilit, kur u kërkohej, nuk kursenin as eshtrat e të vdekurve. Qoftë edhe kur bëhej fjalë për Iliaz Vrionin, vdekur katërmbëdhjetë vjet më parë.

18 komente në “Iliaz Vrioni – Firmëtari i Pavarësisë që u flak në Osum”

  1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Keshtu eshte kur nje Iranian si Namir Lapardha-Buharaja shkruan per Shqiperinë.
    Po te mblidhen fshataret e Hysni Kapos, Manish Myftiut, dhe Mehmet Shehut, njesoj do shkruanin – me mall dhe dashuri per liderin e tyre.
    Namir Lapardhaja nuk eshte historian. Eshte vetëm nje islamik qe trupin e ka në Shqiperi dhe trurin ne Arabi.
    Ky gjoja antikomunist, mbrojti me shpirt Sali Komunistin per 30 vjet, Shan PS-ne dhe Edi Ramën, kur ky i fundit ka qene dhe eshte antikomunist, dhe tani ka gone dhe flet.
    Mbylle gojen dhe trus bithën, sepse edhe mbasi vdiq Enver Hoxha, vajte dhe u dashurove me nje komunist si Saliu.
    Tani vjen e na çan trapin me nje turko-zogist si Ilias Vrioni.

    1. Babuc says:

      Shum i sakt , Lapardhane e mbaj mend un qe adoleshent mjekren e ka pasur fiksim haha

  2. kur do zere mend njeriu says:

    Po Trebicka dhe Remzi Hoxha ku u hodhen Lapardhaja i pa dashur?! Dhe kush i hodhi? Dhe çfare kerkon sot te beje? Po ti e mbeshtet apo i ke dale kundra? Ju jeni sherbetor te tij dhe te parase e jo te Shqiperise dhe shqiptareve!

  3. Rita says:

    Dhe pse kishte vdekur 14 -te vjet me pare eshtrat i hodhen ,,,,,, .Nuk e dij a ka nje matje klasike qe t’i afrohet koificentit te egersise ,hakmarrjes e ndeshkimit te verber qe zbatuan diktatoret e kuq ,pushtues per 47 -te vjet ( 1944 – 1992 ) .Shtet qe u friksohej kufomave eshtrave Dhe u dekuruan u quajten “heronj” “veterane” keta burracake .Hej shqiptar t’u shofte nami , se nje djall e nderove !

  4. Egersia e kjofte largut per bashkekombesit e tij eshte e pa imagjinuar , mjafton te kujtojme se si trajtoheshin te burgosurit politik , te themi qe e “merituan ” burgun mbasi deshen te arratisen , apo kishin share rregjimin e djadhit etj , por valle u desh qe sipas edhezimeve te kjofte largut Enver keta heroj qe ne se vdisnin ne burg as qe behej fjale te verrosen prane familjes , por groposeshin mundesisht edhe afer lumit qe te humbisnin edhe eshtrat , ose burgosja apo pushkatimi i krijeses ma te bukur qe Zoti ka krijuar GRUAN , per nji fjale goje , pa herruar ato fatkeqet grate e huaja qe kjene martuar me shqipetare , qe dihet se kjofte largu Enver i kishte hale ne sy … e ku pjesen ma te madhe i pati burgosur … Si mendon Moisi Golemi per keto shume pak qe kam shkruajtur ma siper ……. ose ky tru bunkeri me emer (Na mbyten ,) qe harron me dashje se Saliun e patem dhurate nga ai sistemi i shkyrdhyer komunist i Enverit…. njeriu i ri i skatuar ne tru si puna jote …. na mbyten …..

    1. Per dumbabistët pa tru says:

      Kush foli per Enverin o kungull.
      Por Enveri ka 36 vjet që ka vdekur. Tani qe trushpelaret si puna jote shkojne mbrapa Komunistit Sali, prape Enveri e ka fajin.
      Ata qe vuajtën dhe sakrifikuan jetën burgjeve te Enverit per demokraci, nuk e bënë qe femijet e tyre te shkojnë mbrapa atij qe lante breket e Hysni Kapos.
      Intelektualët e vërtetë antikomunistë e gjeten veten te perjashtuar ne 1991, sepse turma e dumbabisteve si puna jote, shkoi mbrapa Komunistit te Devotshem Sali.
      Krimet e diktatures komuniste i dine dhe i pranojne te gjithë, o kaqol, por 40 vjet diktature e eger komuniste nuk do te thote qe shqipëtarët te vuajne edhe 40 vjet te tjera deeri nga viti 2041, per faktin se Ty te Ka mbetur ora ne vitin 1985.
      Ku e di ti kush jam une mor kaqol, dhe si I ka mbijetuar familja ime komunizmit?
      Por duke prure mbrapsht Luften e klasave qe ben ti kunder atyre që mund te kenë patur prinderit ose gjysherit komuniste, nuk ka ndryshim nga lufta e pashpirt dhe e eger e klasave te Enverit, kunder familjeve te ballisteve ose zogistëve.
      Ti kerkon të biesh mbrapsht po ate lufte klasash, por ne krah te kundert. E kunder kujt?
      Ata qe bene krime ne kohën e Enverit nuk u denuan kurre, por ne tani nuk do denojme femijet dhe niperit e tyre o pallosh. Apo do te denosh Andi Bushatin se pse eshte nipi i Hysniut? Edhe e bën ti, se kokerr gomari je.
      Ne se Andi Bushati eshte burre i mirë apo Jo, kjo eshte çeshtje tjetër, por nuk mund te denohet per krimet e Hysniut.
      Shyqyr qe Shqipëria ka Pak si puna jote, se do kishit mare popullin më qafë, ashtu si e mori Enveri me turmen e tij fshataro-komuniste qe shkaterroi çdo kulturë demokratiko-borgjeze qe ishte krijuar me mund para Luftes.
      Ashtu si ka dale Saliu sot me turmen fshataro-dumbabiste, te shkaterroje çdo gje perëndimore qe eshte krijuar me mund keto 30 vjet.

  5. Mandravellua says:

    Pse ja keni ndrru emrin. Ai e shkrun emrin e tij Ilias….ju ja shkruni Iliaz…si me qen turk.

  6. O Namir debili, ajo shprehja Goricë e vogël budallenj shumë duhet të “zgjerohet” deri sa të arrij edhe lagjen tënde.
    Po errësirën, mjerimin dhe injorancën, ku e kanë futur bejlerët e rinj Shqipërinë bashkë me hoxhallarët turkoshak e priftërinjtë grekofilë nuk ke sy ta shikosh?!

  7. Rita says:

    Qofshe i nderuar miku im ,e verteta ka dale ne shesh ,dhe po ja heq trute e shplare Golemave, e armiqve te vertete te kombit shqiptar.E verteta po i vret para se te shkojne ne Ferr.Nderimet e mija ju personalisht e te gjithe intelektualeve te vertete , mases popullore qe nuk mashtrohen me nga pinjollet ,raca me e urryer .

  8. Lanabregesi says:

    Ok,Enveri padyshim ka vrare dhe prere,por idhulli juaj Sali krimineli ja ka kaluar disa here Enverit o lapardredhes!Shqiptaret e 1944 ishin 95% analfabet dhe Shqiperia gjysem turkoshake, pra feudale,keshtu qe rinia shpresoj per emancipim,dhe kishte plotesisht te drejt,kurse sot,pothuaj 80 vjet me vone ka njerez si ky Lapardredhesi qe kan idhull nje kriminel si Sali hale Berisha.

  9. Super injorant , ku e pave qe jam me Sali Brishen ??!!

  10. Lorenc Vokopola says:

    Z. Namir, historia behet me fakte, te cilat shpesh jane “kokforte.” Iljaz Vrioni mund ta kete hedhur firmen e Pavaresise me 28 Nentor ne Vlore, por deshtoi ta hidhte ate firme ne Berat. Per fat te keq Berati deshtoi te ngrinte flamurin e Pavaresise. Ishte djaloshi i Vokopoles se Ures Vajgurore, Konstandin Gjorga ai qe ngriti flamurin me 30 nentor 1912 ne shkollen e fshatit te Vokopoles i ndihmuar nga mesuesi i fshatit Llambi Dhaskali dhe priftio i kishes, papa Jakovi ( Jakov Ikonom Plaku). Konstatndin Gjorga ne ate kohe stidionte per farmaci ne Stamboll dhe ishte i lidhur me atdhetaret e tjere ne Stamboll qe drejtoheshin nga Plaku i Vlores, Ismail Qemali. Konstandin Gjorga u dergua ne Berat nga Ismail Qemali te ngrinte flamurin ne Berat dhe me pas do te shkonte ne Vlore per te marre pjese ne Kuvendin e Madh te Pavaresise. Konstandini mberriti ne Berat ne Nentor 1912 dhe kerkoi nga paria e Beratit qe ta mbeshteste per te kryer msionin historik qe i ishte ngarkuar dhe njekohesisht ta rreshtonte beratin perkrah gjithe qyteteve te Shqiperise qe po shpallnin pavaresine nga Turqia. Por Kostandin Gjorga hasi ne nje kundershtim te forte te parise se qytetit dhe sidomos te atyre qe akoma vazhdonin ti benin duva baba Dovletit dhe ende mendonin se Turqia ishte vendi ame. Grupi i elementeve pro turk jo vetem qe e kundershtoi dhe pengoi misionin e Konstandin Gjorges por e denoi ate me vdekje ne mungese. 28 Nentori po afronte dhe nuk kishte shume kohe per tu menduar, prandaj Konstandini dergoi lajmetarin e tij tek Ismail Qemali per ti raportuar per situaten. Ursgeri i Plakut te Vlores ishte: “ngrije flamurin ku te mundesh, mjafton qe te ngrihet ne territorin e Beratit. Kaq mjaftoi per Konstandinin dhe niset per ne fshatin e tij te lindjes, Vokopole. Menjehere pa humbur kohe ai u takua me parine e fshatit, priftin e kishes Shen Maria, Jakov Ikonom Plakun dhe mesuesin e shkolles se fshatit Llambi Dhaskali, i cli fshehurazi u mesonte femijve te fshatit gjuhen shqipe. Me 30 nentor 1912 ne ballkonin e shkolles se fashit Vokopole u ngrit flamuri kombetare. Konstandini ju drejtua bashkefshatareve te tij me keto fjale: Ky eshte flamuri yne kombetare dhe duhet ta mbrojme me cdo kusht.” Me pas, sic e kane treguar edhe pleqte e fshatit, para flamurit te ngritur ne ballkonin e shkolles filloi per dite te tera te behej roje nderi. Ja nje fakt bindes: Aleks Aleksi, i cili ishte nje nga mbeshtetesit e vendosur to Konstandin Gjorges per te permbushur misionin beri roje nderi edhe vet se bashku me djalin e tij, Josif Aleksi, i cili vite me vone do te drjetonte batalionin e Mesit te Urave derisa u kap ne Berat dhe u vra barbarisht ne fshatin Polizhan ne Dhjetor 1943. Josifi per nder te 30 nentorit 1912, ngritjes se flamurit, vite me vone i vuri emrin djalit te tij Flamur. Ndersa babai i tij, Aleksi Aleksi, u vra barbarisht gjate kasapanes se 1913 ne Vokopole te shkaktuar po nga ata qe denuan me vdekje ne mungese Kostandin Gjorgen, pra nga ata qe ende hanin e pinin franxhollat e Baba Dovletit ne Berat. Nese flamuri ishte ngritur ne Berat nga Iljaz Vrioni, perse do ta ngrinte Konstandin Gjorga flamurin ne Vokopole?! AI kerkoi ta ngrinte ne Berat, por paria e qytetit nuk e mbeshteti. Pra, Iljaz Vrioni nuk beri detyren e tij te shenjte ne shtepine e tij, ne Berat. Ai duhet te firmoste dokumentin historik te pavaresise ne fillim ne Berat dhe me vone te shkonte ne Vlore. Zoti Namir na tregon ne kete shkrim nje foto ku ka dale Iljaz Vrioni me atdhetare te tjere dhe nje firme poshte kesaj fotografie. Ajo firme nuk tregon asgje dhe nuk eshte fakt bindes. Iljaz Vrioni edhe mund te kete firmosur dokumentin e Pavaresise, une nuk po gjykoj ne lidhje me kete, por qe flamuri u ngrit ne Vokopole te Ures Vajgurore dhe jo ne Berat, ky eshte nje fakt i padiskutueshem. Nuk e di zoti Namir nese jeni historiane apo jo, por hisitoria pa fakte eshte si “gjella pa kripe.” Kam lexuar edhe nje shkrim tuajin vitin e kaluar, 2020, ku ju kerkoni te tregoni se si u ngrit flamuri ne Berat. Une jam lindur e rritur ne Vokopole, jam bir i ketij fshati, njekohesisht jam edhe bir i Beratit. Por historine duhet ta bajme ashtu sic duhet dhe jo te tregojme perralla diten me diell. Mund te shkruani per meritat e Iljaz Vrionit dhe eshte e drejta juaj, por ti vishni Iljazit “Kostumin e Pavaresise” me duket se jeni nxituar. Iljaz Vrioni ndoshta e mori rrugen per ne Vlore, por nuk beri detyren e tij qe ja kerkonte historia, pra nuk e ngriti flamurin ne Berat. Mund te lexoni dhe librin e Dr. Llukan Heqimit dhe te mesoni te verteten e ngritjes se flamurit ne Berat. Besoj se do bindeni se faktet qe ju serviren ne tryze nuk te ndihmuan per te shpalosur para bashkeqytetareve te tu nje histori te vertete.

    1. Të lumtë dora se ju dhe nder dhe lavdërim atyre që nuk u kursyen sepse e deshën me shpirt Beratin dhe Shqipërinë.

  11. Alban says:

    Laperdhari,per tere kohe ka nxjerre koken si e nje kone me lesh,duke lepire dhe angellitur tek kembet e haxhiqmilaseve te vjeter dhe te rinj te zbritur nga kullat e errta,qe Jane shkaterruar,qe nga rrenjet etnine Europiane te kombit tone.
    Ne jete te jeteve,mallkuar qofshi!

  12. ENTSOE says:

    S.Berisha eshte ” daja I madh” i Namirit dhe L.Basha eshte ” daja I Vogel ” i tij. Te tjerat Jane: fjale dhe shume fjale imzot!
    Duan te humanizohen me for, por si le geni dhe nje e shkuar shume e ngarkuar antikomuniste.

  13. Ehh Namir Namir says:

    Pu pu pu edhe ky 50 vjec paska vdekur ne Patis nga infarkti,100% ka vdek mbi kurva!
    Kujdes Namir se ke filluar po bredh edhe ti me kurva!

  14. Shqiptari says:

    Qe ka firmos kte e morem vesh , po nuk na that çfar beri ky njeri qe e hodhen ne lum , se dreqi ta haj , kot do na kishin hedhur te terve , pse pikerisht kte , apo hengri lug çorbe me nazifashizmin , nese esht kjo , shoket e kti bashkepuntoret e nazizmit e gjith bota e zhvilluar ne lum i hodhi , tradhtaret kte fund paten kudo , vetem tek ne shitet si vler tradhtia komtare , prandaj ky vend ska ber e zdo bej kurr prokopi , po si that tradhtarit tradhtar dhe heroit hero kjo do jet era shqipnis mot e jet , mos u qani kte meritoni .

  15. Per shqipetari …. jeni gabim kumplet kur thua se diçka beri qe ja hollen eshtrat ne lume , kam nje pyetje çfare beri Kadri halja qe e pushkatoi kjofte largu , e qe mir ja beri ??!!, ose te burgosurit politik qe i groposte me qellim qe tju humbej varri ….Djadhi ishte i pashpirt , e urrente vete popullin e vet , e aq ma shume te shkolluarit jashte , etj etj …. shiko sa e thjeshte eshte …ne se urren pronen private , une mendoj qe ai kjofte largu urrente te zgjuarit , urrente inisiativen e lire , urrente luxsin per popull , por je per vete e bllok legenet , te cilet jetonin mes luxsit e bollekut , ok le te kinin keta luxs , por le te ishim edhe ne te lire te zgjellim per jeten tone ne se jo ne Shqiperi, dikun jashte ashti si ndolli mas kalbjes se koleres komuniste ….. e shume shembuj pa fund …….thirrni mendjes tru bunkera kurr nuk eshte vone ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje