Fatos Tarifa: Bashën do ta braktisin, po izolohet nga uragani "Berisha"

26 Nëntor 2021, 22:00Politika TEMA

Bashën do ta braktisin dhe po izolohet nga uragani “Berisha”, ky është paralajmërimi që dha ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Tarifa u shpreh se njerëzit e Bashës po largohen një nga një.

“Siç ka nisur kjo lëvizje, fundi i së cilës nuk mund të parashikohet dot sot, duket se rrethi i z.Basha dhe ata që e ndjekin, pasuesit e tij po rrallohen nga një lëvizje popullore, që mua nuk më pëlqen për nga natyra e saj, e inicuar nga Sali Berisha.

Z.Basha po ndjehet gjithmonë e më shumë i izoluar duke pasur rreth vetes vetëm disa prej njerëzve me pozitë drejtuese në PD, por që janë të zgjedhurit e tij. Disa prej tyre e kanë braktisur dhe disa do ta braksin. Dhe ky izolim i plotë në këtë uragan si Berisha.”

Për ish-ambasadorin, ish-kryeministri Berisha mund t’ja marrë partinë kryedemokratit Basha pasi është më i fortë se ky i fundit.

“Besoj se ndarja është e paevitueshme, ndarja ka ndodhur. Një grup njerëzish në nivele drejtuese të PD-së, janë që të vazhdohet me Lulzim Bashën. Ndërsa, pjesa më e madhe e elektoratit të djathtë duket se po ndjek Sali Berishën. Do të thotë se Berisha duket se po e merr partinë, dhe në qoftë se ky është qëllimi i tij, ai do e realizojë.

Dhe të tjerë do i bashkangjiten Berishës, sepse ai është më i fortë, ai është realisht më i fortë. Ai është në faj, në faj më të rëndë. Basha është një lider i dobët, nuk arriti asnjëherë të bëhet një lider i vërtetë i PD-së, jo vetëm brenda Partisë, por edhe në garën e saj, në kontestimin që do i bënte PS-së.

Në këtë kuptim, po, do të krijohen dy parti. Basha do të jetë në gjendje të mbajë një pjesë të PD-së, ose të krijojë një fraksion si një parti të re, kjo mbetet për tu parë.”

Sa i përket vendimit për përjashtimin e Berishës, ish-ambasadori tha se beson se Basha ka qenë i detyruar. Por, duke bindur amerikanët, po humbet partinë, sipas diplomatit.

“Lulzim Basha ka qenë i detyruar, patjetër, që ta bëjë atë akt që bëri. E përjashtoi atë nga grupi parlamentar nën presion. Këtë mund ta diskutojmë, është i moralshëm apo jo.

Por ai, në atë moment, shumë vendimtar, mendoi ‘unë, të paktën jam i larë me amerikanët, bëra siç më kërkuan’, por po humbet partinë. Jo për faj të tij në këtë rast, ai mund ta humbasë, se se ka drejtuar siç duhet, se ka çuar ndonjëherë në fitore, por sepse Berisha ka filluar këtë lëvizje, që ka vetëm një synim ‘të shpëtojë kokën e vet’.”

4 komente në “Fatos Tarifa: Bashën do ta braktisin, po izolohet nga uragani “Berisha””

  1. Bujar Kanapari says:

    E keni plotesisht gabim.
    Nuk eshte qellimi Berishes te shpetoje kokene e tij, pasi nese amerikanet kane nje dosje te sajuar per Berishen, Berisha ka me dhjetra dosje per te perkedhelurit e Amerikes.
    Qellimi Amerikes ishte vetvrasja politike e Berishes dhe jo arrestimi.
    Berisha tani po i ben sfide politikes se gabuar amerikane, ku edhe nje me 4 klase shkolle e kupton se Juri Kim nuk ka te drejte te nderhyje ne partite politike duke cenuar sovranitetin e partise dhe demokracine.
    Kerkon ti tregoje Amerikes dhe shqiptareve se vertete e ka mbeshtetur Bashen politikisht, por Basha nuk ka qene peng i tij dhe ka pasur hapesiren e duhur per te drejtuar partine.
    Nuk mund ta pranonte moralisht vendimin e Bashes per ta perjashtuar nga grupi parlamentar, aq me keq pa pyetur strukturat.

  2. e verteta says:

    Ka njerez qe flasin e shkruajne por nuk thone asgje edhe ky mender profesor apo diplomat i perket kesaj kategorie.
    Si ky ka plot e eshte e mbushur shqiperia se mban memedheu.
    Edhe ky si Gimja eshte nje kategori jane ………………hajt sa per te mbushur gazetat nuk jane keq se duhet mbushja.

  3. Ari says:

    Edhe ky si Nesho: te gjithe miqte e Enverit me konservatorin Berisha?? Çudi ?.
    Edhe ky, si ai tjetri, i ka emeruar Nano Ambasadore ne SHBA.Duket atje preken “imperializmin amerikan”

  4. Krio says:

    ja dhane, prandaj mos te merzitet, tani duhet ta fitoj vet, t ja nxjerri deri ne fund pislliqet e Saliut, s ka c pret me, se ndryshe Saliu esht i paster

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje