Mos i besoni politikanit Sali Berisha

27 Nëntor 2021, 15:48Politika TEMA
Mos i besoni politikanit Sali Berisha

Nga Pajtim Bello

Beteja mes Lulzimit dhe Saliut ka hyrë në një fazë të nxehtë. Tonet janë ngritur, gjuha është ashpërsuar dhe zinxhiri i gojëve është zgjidhur. Lulzimi foli vonë, ndoshta shumë vonë. E hapi lojën dhe tashmë ka nisur ballafaqimi. Nuk janë të paktë analistët, sidomos ata politikanë nga PD, të cilët bëjnë benë e dhelprës se  Saliu nuk e njeh gënjeshtrën. Si është e vërteta? Kush janë rapotet e Saliu me gënjeshtrën?! Po sjellim disa ngjarje.

-Sali Berisha, i dërguar nga Ramiz Alia në mitingun e  studentëve në Dhjetor 1990, deklaroi: “Dëshiroj të mbetem një mik i PD dhe i uroj asaj sukses.” Fakti: E uzurpoi dhe po e heq zvarrë, duke mos patur pikë mëshire për mijëra demokratë që i besojnë atij.

-Në fillimet e veta iu drejtua shqiptarëve me shprehje: “Bashkëvuajtës dhe bashkë fajtorë!”, por në fakt vetëm ai dhe të zgjedhurit e tij rezultuan bashkëvuajtës, të tjerët bashkëfajtorë!

-Në 1996 Aleksandër Meksi, me shkresën sekrete me numër 2858 , dërguar ish-presidentit Sali Berisha, kërkoi mbylljen urgjente të piramidave. Berisha e injoroi kërkesën zyrtare të kryeministrit dhe deklaroi: “Paratë e shqiptarëve janë paratë më të ndershme dhe më të pastra në botë..”. Çfarë ndodhi më tej e dimë farë mirë!

-Saliu ka deklaruar dhe ende i qëndron gënjeshtrës se ai nuk ka dijeni çfarë ka ndodhur me Remzi Hoxhën. Ndërkohë pranon se në zyrën e tij si president kishte thirrur në zyrë kryetarin e SHIK, Prokurorin e Republikës dhe Ministrin e brendshëm por nuk tregon çfarë iu raportua prej tyre!

-Në tragjedinë  e Gërdecit anashkaloi, fshehu vrasjen e banaxhakut të tij dhe më tej mohoi ta kishte njohur atë! Në këtë ngjarje akuzoi protestuesit socialist se ishin përdoru pistoleta stilolaps, thika me helm etj.

-Në Qershor 2013 iu drejtua demokratëve: “..duke marrë gjithë përgjegjësitë që vërtetë më takojnë, në një vendim të prerë, kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike,  të jem thjeshtë njëri prej jush,  anëtar i  i PD-së..”. Sot bën një betejë për të marrë kreun e partisë!

-Lulzimi na bën me dijeni se Saliu i ka thënë që para vehtes nuk vendos as PD e as demokratët. Saliu e mohon Bashën. Po e vërteta? Po heqim një paralele mes shprehjes së Saliut që la pa frymë Peter Lucas*, që unë po e citoj në ligjëratë të drejtë: “Après moi, le deluge! (fr.) Pas meje, le të bëhet kiameti!”. Pra Saliu nuk e ka për herë të parë atë që i ka thënë Lulzim Bashës dhe asaj çfarë pohon Basha sot.

Pra Saliu ka thënë dhe e ka provuar se para vehtes nuk vë PD, demokratët dhe gjithë shqiptarët. Mjafton të kujtojmë se Saliu u vetë rizgjodh President i Republikës në 3 mars 1997 kur shqipëria ishte ndezur flakë. Ky rast, at që përmendëm më lart por edhe raste të tjera provojnë se Saliu është politiani prototip që gënjeshtrën e ka mjetin më të fortë për të manipuluar opinionin e sidomos turmat. Saliu nuk duhet besuar kurrë. Gënjen sa herë që gënjeshtra i sjell dobi. Është politikani narcist dhe pragmatist. I lejohet të bëjë gjithçka për të arritur qëllimin. Gënjeshtra është më e pakta!

25 komente në “Mos i besoni politikanit Sali Berisha”

  1. ben says:

    Asnje presje nuk mundet ti heqesh ketij artikulli nga miku im zoti Pajtim Bello.

    1. Ahmed Ahmetaj says:

      Mos i besoni politikanit Rama, gjithashtu.
      =
      lol

      1. ben says:

        Ahmed Ahmedaj-Personalisht, jetoj jasht vendit dhe nuk mundet te them nese Rama e drejton si duhet vendin. Ata qe jetojne ne Shqiperi e dine me mire se si i ben punet atje zoti Rama, por per nje gje jam mese i sigurte, se ai eshte i pari dhe i fundit K. Minister i vendit tim qe na ben krenar te gjitheve me qendrimet dinjitoze ndaj udheheqesve te huaj.

  2. Korabi says:

    O Pajtim,dhe ata qe mbushin sallat e dine shume mire qe Saliu eshte genjeshtar,por ata shpresojn qe nepermjet tij te rikthejn kohen e arte te rrumpalles berishane qe vjedhin.Ata qe mbushin sallat e kriminelit Sali nuk jan trushplar, por batakcinjt e perhershem te pd.

  3. aliu says:

    artikull i goditur, shkurt e sakte mbi fytyren e vertete te Sali Berishes. Genjeshtar i ulet, vrastar gjakftohte, manipulator dhe tradhetar i shqiperise. Aliu

  4. Titi says:

    …dhe sa e sa te tjera deri ne vrasje shqiptaresh dhe fshehje dore…

  5. Ndroqi says:

    Politikani me i poshter i gjithe historise se shtetit shqiptar!

    1. E vertete. Sali Berisha eshte burri me i lig qe ka drejtuar per shume kohe Shqiperine! Ne e dime mire qe eshte gjenjestar i poshter dhe goje ndyre. Vafte ne se semes!
      Zeqina. Prokurorit

  6. Tiku says:

    Nuk arrij te kuptoj si merren kaq shume me nje kriminel kalibri qe duhet te ishte ne burg sot.

  7. Isidori says:

    Çdo gjë e saktë ?
    Fundi i erdhi plaku Mehres

  8. Dardan says:

    Pajtohem me Pajtimin, megjithese nuk jam grindur kurre me te.
    E urrej ne qelize sali Berishen, kete perbindesh qe vetem plumbi e ve ne gjume!

  9. Zyko says:

    Saliu eshte fatkeqesi e rezikshmeri e shqiperise persa kohe eshte jashte hekurave por per fat te keq po ve re gjithnje e me shume se edhe maskarada e Rames nuk eshte me pak. Duhet vepruar shpejt sa te mos jete vone.

  10. Dauti says:

    Hjadutet e ketij shteti i bejne hosanara Saliut, kujtojne me endje kur vidhnin pa hesap. Harrojne te gjoret qe tani eshte daj Semi qe jua tredh koqet.

  11. X says:

    Komunist i thekur…..ska pas bota ….ky bastard duhet te ngordhe!!!!!

  12. ce says:

    ne mitingun e 11 dhjetorit te shpellareve te Vicidolit rregullin do ta mbaje kryeperbindeshi i Shqiperise Sali Lushe kundertanku i cili do vije ne miting hipur mbi tankun e grabitur tek garda ne grushtin e deshtuar te shtetit ne 1998 me nje grup naziskinesh nga mamurrasi.

  13. Vrana says:

    Shume saket.Saliu jo vetem qe eshte genjeshtar i madh por edhe nje mashtrues i madh. Vendi tij i nderit eshte ne burgun modern,Reci.

  14. Ilir says:

    Cfare politikani eshte ai thjesht nje batakci qe ka manipuluar dhe genjyer gjith kohen dhe ka pasuruar familjaret e tij dhe shpuren reth tij.Sa mbarojne zgjedhjet dhe del i humbur thot i vodhen dhe fillon te djegi vendin vetem per te ardhur ne pushtet dhe te bej te njejtin avaz.Politikani humbet zgjedhjet dhe ben opoziten jo si ky qe nuk pranon asnje rezultat

  15. Të gjithë e kanë njohur.... says:

    Z. Pajtim Bello, megjith rrespektin që kam per ju, keshilla juaj për të mos i besuar shkerdhatës Sali Viçidoli, është keshillë “pas pilafi” siç thotë populli. Shumica e popullit e ka njohur shkerdhaten Sali që në fillimin e tij si spihun-politikan. Populli i verfer, nën shantazhin, premtimet, kercenimet, vrasjet dhe dollarve fallco, ka qënë pak i detyruar ta votonte udb-ashin Sali Shiqerja. Pra me ketë sjellje, populli ka konfirmuar fjalen e vjeter që thotë “që barku bosh, të çon në deren e hasmit”. Pra, z. Pajtim, veç qorri dhe shurdhi kanë nevojë që ti marrim per dore. Populli Shqiptar e ka ditur dhe e din kush është qelbësira Sali Berisha.

  16. promete says:

    Z. Pajtim , a duhet te te besojme ty , si super i korruptuar?! Z Pajtim je pa integritet, sepse je nje nder zyrtaret super te korruptuar ne tregun e energjise qe je mare. Me manovrat qe bete ne treguen e energjise, KESH apo tendera te tjere u bere i pasur. Shtepite qe ke zotrore, qe te kam qene dhe per vizite ishin luksoze, ne nje zone te mire, super te medha, qe per nje zyrtar me rroge shtetore as per 2000 vjet se ben dot. A mund ta dime ku e gjete ate pasuri? Pa folur pastaj per shkollimin jashte te femijeve te tu! Ti ske fytyre te flasesh, ndaj qepe !

  17. teli says:

    Mire e thua, por populli ka edhe njefjale: mw mire djepi bosh se dreqi ne te!.. Saliu duhet abandonuar!.. Teli

  18. rexha 10 says:

    Vendoseni nje maskarine ,sepse do te trembi femijet naten ne gjume. Edhe ai vete e dine se ka nje fytyre preje krimineli ,qe trasformohet nga dita ne dite.

  19. Ali energjetika says:

    Prometeu, na cudite. Qenke i aferm, dashamir, paske qene edhe ne shtepine e tij. Kur i njeriut i shkon ne shtepi besoj se do te kesh respekt apo ye ka cuar shiku, Bukur por cudi si nuk e ditke qe Z Bello nuk ka qene asnje dite ne administraten e KESH sha qe juve thoni!… Por perse i iken temes se shkrimit, a jane te drejta ato qe shkruhen per Salihun. Kam pershtypjen se jane thene pak per njeriun qe i ka bere kaq keq shqiperise edhe pse ti nuk so te jesh dakord. Ali energjetika

  20. cika says:

    Bravo Ali. Ashtu eshte, e njoh edhe presonalisht. Ne energjitike dhe gjeologji miniera eshte njeri i respektuar, Turp ai qe ha buken dhe permbys kupen perderisa i ka qene ne shtepi, nuk ka perse nuk shkruan me emrin e vertete sic ka shkruar pajtimi per sali berishen. te gjitha qe i shkruan pajtimi jane te drejta. Bravo per kurajon.. Cika

  21. Endri says:

    eshte turp te quash politikan nje katunar sharlatan si Salih Ram Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje