Që prej nisjes së reformës në drejtësi, të gjithë janë në pritje të kapjes të atij q ëish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, e quajti “peshku i madh”.
Deri më tani, janë kapur vetëm disa cironka.
Ndaj dhe në rrjet, pas fotos së Edi Ramës me disa peshq të madh, ka nisur humori.
Sa per gramatike, jo peshq te madh por peshq te medhenj. Nuk po ben muhabet te klubi i lagjes , po shkruan ne gazete.
Red Neck thuhet;
(njejes) – peshk i madh
(shumes) – peshqit e medhenj
O korrigjus i korrigjimit.
E ke bere pak lemsh aty me lart me shembullin qe jep. ke ngaterruar dy trajtat e emrit…
Ne trajten e pashquar, njejesi eshte “peshk i madh” dhe shumesi eshte “peshq te medhenj”
Ne trajten e shquar, njejesi eshte “peshku i madh” dhe shumesi eshte “peshqit e medhenj”.
E kupton ? Poqe se jo, nuk kam c’te te bej. Kthehu ne klasen e peste dhe meso mire.
Ik tani ha byrek…
Shumica e shikuesve të kesaj fotografie, e shikojnë këtë foto me syrin e 1 mijë komenteve dhe opinioneve të ndryshme. Normale, pa normale, foto pushimi, foto peshkimi gjatë ketij pushimi, foto e një k/ministri modern dhe pa komplexe ku del i veshur ashtu siç është në familje, foto pushimi-peshkimi, jo me kepucë llustrafini të punës dhe me kollaro duke zier fasule në darkë në shtepi si Basha, foto humori, dhe në fund të fundit, kujt i han trapi, që Edi Rama, kapi një peshk të madh, apo një sardele pergjatë një pushimi të shkurtër në breg-detin e vendi të tij. Ku është buzzi i kesaj fotografie krejt ordiner, që feto të tilla me peshq edhe më të mëdhenj, Shqiptarët kanë me qindra etj etj. Komenti im është ky mbi analizen që i bëj kesaj fotografie : Një politikan që është vertetë politikan, nuk lëvizë, nuk flet dhe nuk reagon kurrë nga instinkti apo spontaniteti. Një politikan-politikan ( siç e vlersoj unë Edi Ramen), pas çdo fjale, gjesti apo lëvizje, ka një dmth-nje. Normalisht, Edi Rama nuk komenton dhe nuk duhet komentuar puna e drejtesisë ( megjithse është në korent të të gjitha çeshtjeve me spec…), por në “pamundesi” për të folur apo për të komentuar në media, si qelbësira Sali Berishovi, të gjitha thashethemet që qarkullojnë në rrugë, Edi Ram Politikani, ka zgjedhur gjuhen e fotove, që me anën e kesaj fotoje, na jep perpara kohe, sinjalin që populli së shpejti do njifet me një skup të madh……; ku do shifen jo disa peshq, por disa peshkaqen që do bijen në rrjeten apo grepin-çengel të drejtësisë. Dashtë zoti që komenti im të parandjellë këtë rrezultat……!!!!!!