I preu këmbën e gabuar pacientit, kirurgia shpëton me një gjobë

2 Dhjetor 2021, 09:20Lifestyle TEMA

Një kirurge në Austri është gjobitur pasi amputoi këmbën e gabuar të një pacienti. Në vend të këmbës së majtë, pacientit iu pre e djathta dhe gabimi u zbulua dy ditë më vonë. Të mërkurën, gjykata e Linzit e shpalli fajtore 43-vjeçaren për neglizhencë dhe e gjobiti me 2700 euro.

E veja e pacientit 82-vjeçar, i cili ndërroi jetë përpara se çështja të kalonte në gjykatë, përfitoi 5000 euro dëmshpërblim.

Në maj, pacienti u shtrua në një klinikë në Freistadt ku i duhej të kryente operacionin, por kirurgia shenjoi këmbën e gabuar. Gabimi u identifikua gjatë një kontrolli rutinë të ndryshimit të fashave dhe pacientit iu tha që i duhej amputuar edhe këmba tjetër.

Drejtori i spitalit kërkoi falje publikisht në një konferencë për shtyp. Në gjykatë, kirurgia tha se kishte patur mangësi në zinxhirin e komandimit në sallën e operacionit. Kur u pyet pse shenjoi këmbën e gabuar, ajo tha: “Thjesht nuk e di”.

Pas incidentit, ajo u transferua në një klinikë tjetër dhe gjysma e gjobës së saj është pezulluar.

1 komente në “I preu këmbën e gabuar pacientit, kirurgia shpëton me një gjobë”

  1. Naim Frashëri says:

    Ky eshte Perendimi,
    Kaq Kushton Jeta, 5000 Eurp.
    Pale ça do thoshit te kishte ndodhur ne Shqiperi.
    Oburra ikni nga Syte Kembet, “ikni” nga Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje