Rama debat me gazetarin: Kjo është injorancë dhe skandaloze, ik vaksinohu dhe mos ngatërroni dynjanë

2 Dhjetor 2021, 13:03Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama pas marrjes së dozës së tretë të vaksinës ka dhënë edhe një prononcim për mediat.

Ndër të tjera ai ka debatuar edhe me gazetarin e News24, Erjon Skëndaj, i cili pyeti se përse Shqipëria nuk e njeh imunitetin natyror.

Kreu i qeverisë iu drejtua gazetarit, duke i thënë që të vaksinohet sepse nuk do lejohet të hyjë në konferenca shtypi.

 Debati i Ramës me gazetarin

Gazetari: Zoti kryeministër këto shtete që ju përmendët njohin edhe imunizimin natyror po aq sa vaksina

Rama: Çfarë do të thotë kjo?

Gazetari: Green pass.

Rama: Çfarë është green pass sipas teje?

Gazetari: Pasi kalon covidin, pas 6 muaj njihet imuniteti natyror. Madje edhe qeveria juaj e njeh këtë vetëm për shtetasit në hyrje të doganave shqiptare. Ju pse nuk e njihni imunitetin natyror?

Rama: Kjo është ajo që njeh gjithë BE-ja dhe kjo ka të bëjë me shërimin. Unë po flas për vaksinimin. Mos ngatërroni dynjanë.

Gazetari: Unë po ngatërroj dynjanë?

Rama: Po pse bëni debat me mua, unë nuk kam ardhur për debat. Unë po flas për ata që janë të pavaksinuar, pastaj çfarë përmban vendimi, është vendim dhe nuk diskutohet .

Gazetari: Ju po diskriminoni qytetarët shqiptare, nuk i pajisni me green pass natyror.

Rama: Ka ndonjë pyetje tjetër për vaksinimin.

Rama: Ne nuk  do marrim vendime politike vetë. Mos bëni konfuzion sepse po flasim për këtë. Prandaj zotëri mos bëni konfuzion. Ne nuk e kemi përjashtuar atë që the ti.

Gazetari: Unë jam një nga ata që e kam kaluar dy herë dhe nuk më keni pajisur.

Rama: Mos krijo konfuzion, po flasim për ata që do vaksinohen. Edhe këtë që thua ti mund ta diskutojmë pa bërë konfuzion. Këtu jemi për vaksinimin.

Unë thashë që në Shqipëri ne po përballemi me një kategori njerëzish që i besojnë pallavrave të internetit dhe flasim për shfarosje të pensionisteve dhe budallaqe të kësaj natyre që janë të rrezikshme.

Prandaj zotëri…i vaksinuar je ti?

Gazetari:  Jo se e kam kaluar dy herë

Rama: A nuk je vaksinuar? Epo vaksinohu sepse nuk do hysh në konferenca shtypi. Si nuk të vjen zor

Gazetari: Kam harxhuar 1 milionë e gjysmë

Rama: Si nuk të vjen zor, kjo është injorancë, është skandaloze.

16 komente në “Rama debat me gazetarin: Kjo është injorancë dhe skandaloze, ik vaksinohu dhe mos ngatërroni dynjanë”

  1. Realisti says:

    Zoti Rama, une mbeshtes cfare thua por ama ata qe kane kaluar Covid kane fituar imunitet. Duhet te marrin Green pass. Puetjes se gazetarit nuk ju pergjigje. Respekte per cfare po ben por me I degjushem do te bente me te mire.

    1. Ilir says:

      Ore aq injorant jeni?E po pastaj se e ka kaluar 2 here? Do te thote qe nuk mund infectohet per here te trete? Qe nuk mund t’ja shperndaj te tjereve nese infectohet perseri? Ato 1.5 miljon perseri i ka paguar nga injoranca e tij dhe cfare do te thote me ate qe ka paguar 1.5 miljone? Qe eshte i imunizuar?
      Cfare pergjigjesh mund ti japesh pyetjeve te tij injorante dhe qe jane edhe disa injorante te tjere qe i bashkohen?

      1. Laberia ime says:

        Po ai qe vaksinohet o mendjelli nuk infektohet dhe infekton.!?

        1. Sidoqoftë says:

          Edhe ai qe vaksinohet infektohet dhe infekton po, por eshte e vertetuar qe ai qe eshte i vaksinuar nuk mban të njejten ngarkese virale si dikush I pavaksinuar. Shkurt nje I valsinuar nuk infekton Aq shume njerez të tjere sa do infektonte dikush i pavaksinuar. Gjithashtu ulet jashtezakonisht ndjeshem edhe rreziku I shtrimit ne spital, perkeqesimit, vdekjes…
          Lexoni, iluminohuni pastaj nxirrni konkluzionet tuaja prej doktori

      2. Popull says:

        He te paste partia Ilir. Qe te jesh me I vlefshem shko futi nja tre doza njeheresh.

  2. koli says:

    sa arrogant injorant eshte. gazetari ben pyetje konkrete dhe merr pergjigje idiote te KM.
    nuk eshte per asgje artisti yne qe fatkeqesisht i kemi lene cdo gje ne dore.

  3. Jorgo says:

    Qe Rama eshte demagog klasi e di dhe bufi, po ky gazetari si shume kolege eshte krejt injorant
    qe e ka kaluar ky Covidin, nuk i plasi kujt, sa kohe qe s’ka vdekur si shume te tjere, por ky debil harron qe pavaresisht se vete mund te kete njefare shprese mbijetese, eshte rrezik infektimi per te tjeret…. masat publike jane per te gjithe shtetasit/popullsine, po keta mender gazekare pyesin vetem per sumen e vet… vertet turp qe kemi kete nivel si ne politike si ne gazetari e gjetke

  4. andi says:

    O c(k)ar gazetar, kryeministrit i behet pyetje ne emer dhe ne sherbim te publikut dhe jo pyetje personale se ti na e paske kaluar covid-in. Kur je gazetar eshte kjo, kur je car pastaj flet si puna jote.
    Edh KM nje cope palle eshte me ato pergjigje qe jep.

  5. alfa says:

    ky jorgo dhe iliri palla .ari me sh se kryeministri.si behesh rrezik per te tjeret kur ke antitrupa dhe e ke kaluar 2 here.po ju nuk i infektoni te tjeret edhe pse jeni te vaksinuar.pula.viça.injorante komplet

  6. MIRDITORi says:

    i dashur gazetar, mos ja ve re se sapo ka bo vaksinen dhe jane çrregullime nga vaksina.

    te gjithe gazetaret sot duhej te kerkonin doreheqjen e kryministrit per shkak se ka fyer gazetarin.
    kuptohet ne nje shtet normal.

  7. cipini says:

    Rama eshte KM ne detyre dhe duhet respektuar pozicioni i tij, pavarsisht opinioneve personale. Estetika e pyetjeve ka nje kufi, nuk mund te flasesh o gazetar sikur flet me nje mikun tend tek kafaneja. Rregullat jane rregulla kudo ne bote. Ne jetojme ne vende me liberale dhe rregullat zbatohen sidoqofte, pavarsisht se na ka ardhur ne “maj te hundes”.

  8. Gjembaci I madh says:

    Po ti vazhdon duke rrejtur qe edhe ti si gjithe populli gjoja e ben vaksinen vetem me ndryshimin qe ti ben vaksine me uje fiziologjik kur jepet live ose ne rastin tjeter thjesht thua qe e ke bere nderkohe qe se ke bere hic.Vazhdo zbato axhenden e Elites ku ti je I punesuar per ti detyruar njerezit ti bejne te 8 dozat deri ne 2025.

    1. nje banor i Tiranes says:

      Ja ku na doli dhe nje hajvan “me gjemba” . Po pse do beje uje fiziollogjik kryeministri , nuk i dhimbset jeta ? Po pse pyet virusi per presidente e kryeministra ? A e di ti kari me gjemba , qe kryeministri anglez ra ne koma dhe anglezet u pergatiten per varrimin e tij , madje nje minister u ngarkua te mbante fjalimin ne varrim ? Fati i tij , doli nga koma , ndenji dhe dy jave te tjera ne spital , doli qe andej gjysem njeriu dhe u paraqit ne zyren e tij pas tre javesh te tjera , se nuk ishte ne gjendje per pune . Apo , ky kryeministri i Anglise , nuk ishte punesuar ne “Elite” , Rama po , eshte i punesuar , se helbete , eshte me i rendesishem se kryeministri anglez . Ty kari me gjemba , si nuk te ha mortja per mendte qe me ke , nuk kam ç’te te them tjeter .

  9. Miçua says:

    E keni në gazetën Daily Mail o trimat e kryeministrit , ik bëjeni vaksinën se krye I shituri ju do të mirën.

    https://www.dailymail.co.uk/news/article-10266585/AstraZeneca-uncovers-trigger-blood-clots-jab.html

  10. Artan says:

    Ne Itali nuk e merr green pass vetem nese ke kaluar covid. Nqs ke me pak se 6 muaj qe e ke kaluar te hiqet nje doze vaksine, por te tjerat duhet ti besh

  11. TURIEMIGR says:

    MBAS 6 MUAJSH QE KE KALUAR KOVITIN ANTITRUPAT BIEN DHE JE I DETYRUAR TE BESH VAKSINEN. INFEKTIMI NUK TE JEP PERJETESI IMUNITET. VERTETIMI KA AFAT 6 MUJOR .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje