“Shpërthen” Erion Braçe: Qazim Mulleti ka urdhëruar ekzekutime, punë e madhe se nuk ju pëlqeu ju komedia

2 Dhjetor 2021, 11:31Politika TEMA

Deputeti Erion Braçe ka reaguar pas rikthimit të debatit për figurën e Qazim Mulltetit.

“Fashizmi është krim. As opinion, as komedi, as teatër, por krim.

Qazim Mulleti ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës prej pushtimit fashist.

Qazim Mulleti ishte prefekt i Tiranës gjatë pushtimit fashist dhe nazist, emëruar nga qeveri fashiste/naziste e në bashkëpunim me ta!

Vini re;

Prefekti ne ate kohe, si funksion e pushtet, ishte i perfshire ne arrestimet dhe ekzekutimet me vdekje te antifashistëve.

Kaq! Dhe besoj mjafton!

Pjesa tjeter eshte teater, komedi, film;

Nuk eshte histori faktike, por komedi, parodi.

Kush te doje e sheh e kush jo!

Por kur politika, ne shekullin e 21-te, nis te vendose se si duhet te jete komedia, parodia etj etj, ky eshte rikthim hem ne fashizem e hem ne hoxhizem!

Liria e njerëzve për të parë botën si duan e bërë komedi, parodi, teatër, art në përgjithësi, është kushtetuese!

Te gjithe te tjereve po ju pelqeu mire, po nuk ju pelqeu, pune e madhe shume!

Ne fund, gjithcka ka ndodhur me familjen e tij te paperfshire ne krim kund, si perndjekje, diskriminim, burgim, internim, pas vitit 1945, eshte e padrejte deri kriminale!

Pergjegjesia penale eshte individuale dhe shume e qarte madje”, shkruan ai.

28 komente në ““Shpërthen” Erion Braçe: Qazim Mulleti ka urdhëruar ekzekutime, punë e madhe se nuk ju pëlqeu ju komedia”

  1. Maria says:

    Lexoje mire historine z.Deputet .Qazim Mulleti nuk ka pushkatuar kerkend, perkundrazi ka shpetuar partizane e partizane te denuara me vdekje.Ai thjesht nuk kish respekt per komunizmin…mençuria dhe integriteti i tij ishin te çmuara.Dhe mbi te gjitha miresia dhe trimeria. Sa rralle bashkohen kaq shume vlera te njeriu.

    1. Era says:

      Une nuk e di a ka urdheruar ose jo pushkatime ose arrestime por edhe sikur ta kete bere kjo nuk justifikon talljen me familjen e tij. Ne diktature faji eshte kolektiv, ne demokraci eshte individual. Eshte e turpshme qe brenda 1 jave kemi nje deputet qe feston me enver hoxhen dhe nje tjeter qe justifikon luften e klasave.

      1. zhaku i pamposhtur says:

        Bravo ‘Era’ dhe bravo edhe per shoqen parafolese ‘Maria’..edhe une mendoj pak a shume si ju..nuk kam informacione te mjaftueshme mbi jeten dhe veprimtarine e Q.Mulletit por njoh Bracen qe me teper I perngjan nje kone-je te bezdisur sesa nje deputeti..mendoj se problemi I E Braces dhe ‘Braceve’ te tjere eshte se kane pare shum filma propagande te regjimit te qoftelargut enver hoxha dhe keta nuk ndryshojne mendim sepse jane rritur me ate propagande..mendoj se shqiperia e ka shume te domosdoshme nje ‘reformatim’ te sakte,dhe politika duhet ti paraprije ketij reformimi mirepo me deklarata si keto te Braces ‘reformimi’ nuk duket asgjekundi ne horizont,e keqja me e madhe e shtetit shqiptar eshte fakti se politikanet historianet akademiket pra klasa intelektuale nese I quajme keshtu (se vetem intelektuale nuk jane) jane te dale te gjithe nga shkolla e ish nomenclatures komuniste dhe jane te gjithe nostalgjik te atij regjimi dhe besnik te diktatorit gjakpires ‘qoftelargut’ enver..pra kjo eshte e keqja me e madhe fakti qe keta nuk ndahen dot nga e kaluara e tyre mekatare,jemi te tejngopur me deshtimet dhe mizerien qe mbjellin dhe korrin keta sharlatane qe ne I kemi deputete ministra apo akademike..dikur degjova km Rama qe I referohej ‘Ballit Kombetar’ me termin ‘pulaxhinjte’..e cte presesh me teper kur km I shtetit ka nje llogjike kaq te ceket? Un personalisht vij nga nje familje e lidhur ngushte me LANC-in por historia dhe propaganda moniste e enver hoxhes duhet groposur njeher e mire sepse po I bejme dem vetes tone,nuk mund te ecim me genjeshtra..ju ‘pioneret e enverit’ qe u rritet nen perkujdesin e nomenclatures komuniste I moret cfare deshet..kontrolloni si ekonomine gjithashtu edhe politiken saqe edhe vete qoftelargu enver do tju kishte zili,tani cfare doni? perse e mbani peng kete popull?boll me me propaganden e nje shteti dictatorial dhe te kalbur..jepini fund luftes se klasave qe akoma vazhdoni,eshte koha te degjohet edhe zeri I ‘krahut tjeter’ (pra ballisto zogiste apo te oersekutuar nga regjimi) sepse edhe ata bij te ketij populli jane..duhet ta kuptoni se shqiperia nuk eshte prona juaj eshte prone e ketij populli ..si nuk keni turp..keni mbi supe 45 vjet deshtim total te prinderve tuaj sherbetore te nomenclatures dhe qoftelargut enver si dhe 30 vjet ‘tranzicion’ po aq te deshtuar..ku do shkoni me keto politika te deshtuara?ju genjeni veten tuaj por jo me shqiptaret,sa nivel I ulet kjo deklarata e Braces,me sinqeritet me vjen per te vjelle..sa keq qe nuk nderhyn dikush e tu tregoj vendin ketyre sharlataneve qe na bejne sikur I dine te gjitha gjerat?

        1. ben says:

          Zhaku-me vjen keq qe ke harxhuar kohe te shkruash komentin tend te gjate, por tironsit e njohin fare mire se kush ka qene Qazim Mulleti, nje sherbetor i fashizmit, qe firmoste urdhera ekzekutimi per ata qe luftonin pushtuesin dhe nuk ka nevoje qe te na i tregoje askush.
          Pikesrisht prane tregut te Tiranes, ku ka patur shtepine familja Mulleti, eshte lapidari i Shyqeri Berxollit, i ekzekutuar me varje sipas urdherit te ekzekutimit te firmosur prej Qazim Mulletit.
          Pamvaresisht ketij individi, pjesetaret e tjere te fisit Mulleti nuk jane perzier ne punet e pista te Qazimit dhe nuk meritonin aspak qe te trajtoheshin kriminalisht prej pushtetit komunist. Ato vuajten me pa te drejte per 50 vjet per krime qe kishte bere familjari i tyre.

      2. ben says:

        Era-askush nuk po tallet me familjen Mulleti, por me nje individ si Qazim Mulleti. Ne fakt, ajo qe thote Maria me siper se “Qazim Mulleti nuk ka pushkatuar kerkend”, eshte e vertete. Edhe Enveri nuk ka pushkatuar kerkend me doren e tij, pasi per kete si Qazimi ashtu edhe Enveri kishin te tjere qe benin punet e pista.
        Nje gje eshte mese e vertete se Qazimi ka firmosur, qofte edhe formalisht urdherat per ekzekutime, jo te krimineleve ordinere, por te atyre qe kapeshin duke kryer vepra kunder pushtuesit. Jane pikerisht keto urdhera qe ai firmoste qe e bene ate nje figure te urryer ne ate kohe.
        Une kam lindur e jam rritur ne te njejten zone te Tiranes, prane Pazarit te Ri, ku Qazimi ka patur shtepine dhe i kam njohur familjaret e tij mbasi u kthyen nga internimi, duke fillura nga Shiti (Reshiti), djali i vetem i Qazimit. Eshte pikerisht sic thote Erioni, qe persekutimi i familjes se Qazim Mulletit prej regjimit komunist ishte kriminal dhe aspak i merituar, pasi asnje prej tyre nuk ka kryer krime ndaj shqiptareve dhe pergjegjesia per to ka qene vetem e Qazimit.
        Sidoqofte, komedia mbeshtetet ne fakte qe i dime prej pleqve tane, qe e kane jetuar ate kohe dhe i kane njohur Qazimin dhe Hajrien. Nese Qazimi ka qene nje intelektual i nje niveli te larte, i shkolluar jasht vendit dhe qe fliste disa gjuhe te huaja, Hajrija, e shoqja dhe Shiti nuk mbushnin mire. Keto jane pershkruar me shume realizem ne komedine e Besim Levonjes, nje bashkekohes i Mulletit.
        Nese kerkoni te glorifikoni nje sherbetor te pushtuesve sic ishte Qazim Mulleti, ajo eshte puna e juaj, por tironsit i dine se kush kane qene Qazimi apo te tjere si ai.

    2. bragjini says:

      Qazimi eshte nje nga hartuesit e listes se 4 shkurtit.
      lexoje librin deri ne fund

  2. Alex says:

    Maria o Maria. Qazim Mulleti po tè mos ishte larguar nga Shqiperia jam dakord me Ju.
    Por ai ishte pushtetari. Ishte kryebashkiak. Mbanre pergjegjesi dhe e kishte detyre tè mbronte qyteraret.

    1. t says:

      ore aleks ky eshte argumenti jot ?
      ku dreqin e keni mbaruar kete shkolle qe jeni paisur me kesilloj logjike ?!!
      edhe trumcaku ka me logjike se ju.

  3. shqiperia e shqiptareve says:

    Per komentuesen …Maria…
    Na thuaj ku ta lexojme historine qe permendni ju?
    Une nuk kam pare e leuar ne cfare do lloj libri qe nje ballist apo pushtetar i vendosur nga regjimi i atehershem pushtues te te kete shpetuar njdonje partizan
    Pyetja eshte e qarte ..na thuaj maria kush e vendosi kryeatar bashkie Qazim Mulletin…..me vote popullore? Kush e vendosi… kaq
    Nese e ka vendosur nje pushtues.. qe vjen tek qyteti yt dhe dhe ben hyqem fundja si cdo pushtues kudo qofte ai ne kine ne zelande te re apo ne shqipieri… si mendon ti maria ai person qe vendoset kryetar bashkie apo president apo cfare do lloj pushteti qe ti japin….. si mendon qe do veproje ne koke te vet dhe na paska shpetuar armiqte e regjimit pushutes??
    e pra patjeter qe ky njeri ka bere ndonje lloj kompromisi qe eshte ne favor te pushtuesit apo jo…. se ndryshe nuk e merr dot ate ofiq kur je i pushtur vetem nese behesh pale….

    Pra pyetja qendron…. Si erdhi ne pushtet Qazimi… kush ja dha ofiqin….e pra te tjerat pastaj jane pallavra… kush do e kupton kush sdo e perpunon e manipulon te verteten qe ti vije uje ne mulli te vet.
    Dhe ne qe komentojme keshtu mos mendoni qe jemi komunsita…. regjimi komunistt ishte per mendimin tim po aq i keq sa cdo regjim
    diktatorial ku mbillet fara e servilizmit dhe rritet si virtyt kryesor… Normal qe ata te shkrete qe u internuan e persekutuan me vone kane te drejten e pakufishme qe te kthejne permbys cdo gje si e si te marrin te drejten e tyre. i respektoj
    por jo te shtremebrojme faktet diten per diell

    Pushtuesi eshte pushtes ka te njejtin virtyt apo huq…. ne cdo cep te botes… dhe per ata qe sdine perkufizimin e fjale PUSHTUES te hapin wikipedian

    1. ben says:

      shqiperia e shqiptareve-eshte e vertete se Qazimi ka shpetuar disa individe dhe bile i ka derguar fjale strehuesit te Qemal Stafes qe te mos e mbante ate ne shtepi se po e spijunoni shoket e vet.
      Qazimi nuk ka patur pushtet qe te anullonte vendimet per ekzekutime te luftetareve te lirise prej pushtuesve fashiste, por si pjese e procedures se atehershme, ai duhet te firmoste urdherin per ekzekutim dhe kjo e ben ate fajtor.

  4. joel shkodra says:

    E keqja e komedise eshte se e trajton figuren e Q. Mulletit si injorant qe, ne te vertete, nuk ka qene i tille. Prandaj nuk qendron si komedi.

  5. Sita says:

    O Brace ngele nga ata te byrektores, kur ta thane kur po bluje byreket ???

  6. Komunisti i papenduar says:

    Po c’fare nuk kupton moj Era.Brace shqip e shkruan qe nuk pajtohet me ndeshkime kolektive.Nuk eshte e thene te besh koment medoemos.

    1. joel shkodra says:

      Po per komedine nuk na thate ndonje fjale “o Komunist i papenduar”: qendron apo nuk qendron? A eshte e vertete figura e Qazim Mulletit siç del ne komedi? Se per komedine po diskutohet.

  7. ?./+ says:

    Mulleti thjesht ka qënë kolaboracionist. Pra tradhtar i Atdheut. Të kesh qênë prefekt kur vendi ka qënë i pushtuar nga italianët dhe gjermanët, do të thotë të jesh bashkëpunëtor i forcave okupuese. Dhe nuk ka qënë ndonjë figurê shquar intelektuale, siç thonë. Mulleti ishte një tirons i trashë. Hartuesi i gramatikave shqipe gjatë viteve 1960 – 1970, Petër Elezi, kishte qënë i pranishêm
    gjatë një takimi në fund të viteve ’30 të shekullit të kaluar kur Qazim Mulleti pat deklaruar me mburrje :”Patriot i vërtetê jam unë. 10 vjet isha ambasador në Paris dhe një fjalë frëngjisht nuk e mësova”!

  8. A Klysh komunist , ok fashizmi ishte krim , por komunizmi çfare ishte , mbase ma i keq se edhe fashizmi . Harroni se ne emer te komunizmit u bene persekutime , internime varje ne litar , pushkatime , marrje e prones se shejte private , etj etj etj , plus njeriu i ri si vepra ma e poshter e djadhit Enver gjakatari …

  9. KOZi... says:

    Historia nuk ndryshon dhe Zotri Brace e di kete ! Historia eshte me emer e mbiemer ! Veprat letrare pershtaten dhe nuk perdorin emrat e vertete ! Ne raste shkruhet – Cdo ngjasim ne ngjarje dhe persona real eshte krejt e rastit – Diktatura nuk kishte komente por ama shkrimtaret e medhej edhe ne diktature nuk gabuan edhe Tuc Maku eshte emer i stisur ! Ne kete rast nuk eshte pune censure e cfare shkruhet por nuk mund te perdoret emri Qazim Mulleti ! Dhe kjo vlen per gjithe rastet ne histori !

  10. aaaaa says:

    Di vetem nje fakt se ne kohen e fashizmit partia komuniste ishte e ndaluar me Ligj dhe antaret e saj konsideroheshin terorista.Lind pyetja se si mund te vepronte nje prefekt ne keto raste,i cili duhet te zbatonte pikerisht Ligjin.,,,Pse edhe sot jepet denim extrem per organizata te tilla teroriste dhe individ terorist. Koha tregoje qe Partia Komuniste rezultoje me keq se nje organizat teroriste ne Shqiperi qe pasojat e veprimtarise se saj do te ndihen edhe per shume dekada te tjera.

  11. Roberto says:

    Qazim Mulletin ne nuk e njohim por vetem kemi degjuar dhe kemi pare komedine Prefekti ndersa Enverin e njohim. Ai ka qene komunist si gjithe vendet e lindjes. Cliroi Shqiperine bashke me qindra e mijra te tjere dhe e ndertoi ate me mund e me djerse ndersa kur erdhen te tjeret ne pushtet shkaterruan c’do gje qe ishte ndertuar ne ate kohe vetem e vetem se i kishte ndertuar Enver Hoxha. Llogjike eshte kjo??? Po ju sot per se gjalli po shani e ster-shani c’do njeri bile edhe po i tallni ne publik dhe neper televizione qe nga Berisha,Rama,Basha e keshtu me radhe. Kur flasim per Enverin nuk duhet te flasim vetem per anet e keqija pasi i tille ishte sistemi,ligjet,kushtetuta etj dhe kjo fryme ishte pothuajse njesoj neper vendet e ish bllokut komunist ndersa ti sot je ne demokraci dhe vazhdon njesoj me te njejtat metoda por me emrertime te reja. Neser kur te flasin negativisht per Ramen ca do ndodhe?? Do ngrihet nipi i tij e do thote pse ma shani gjyshin?? Po Super Mbesa a do ta hedhe valle gjyshi Saliun poshte??? Po lerini keto budallalleqe e mos u merni me to. Gjeni dhe pyesni Mon Kukaleshin se ai e njeh me mire Qazimin?.

  12. renato says:

    Bota e qyteteruar ben humor me udheqes te larte shetesh e jo me per nje idjot te tipit Mulleti. Me kujtohet kur Agron Llaka shkoi para disa vitesh ne Amerike dhe shpellaret ju turren ta rrinin se imitonte Sali Berishen ne portokalli. Sa shum shpellar e pseudo intelektuale ka ky vend.

  13. Agron says:

    PERTEJ ÇDO DISKUTIMI TE DASHUR KOMENTUES. KETU BEHET FJALE PEE KOMEDI. NUK BEHET FJALE PER FIGUREN E QAZIM MULLETIT. ME ATE, TE MERRET HISTORIA. KOMEDIA DHE FILMAT KANE PUNE TJETER. SOT NE TERE BOTEN KA PA FUND FILMA TE CILET TALLIN ÇERÇILLIN, STALININ, HITLERIN, NIKSONIN, ETJ ETJ FIGURA ISH PRESIDENTE ISH KRYEMINISTRA DUKE I BERE QEPAZE THJESHTE QE PUBLIKU TE QESHE DHE TI SHOHE NEN NJE SY TJETER.
    KY DEBAT ESHTE KOT FARE.

  14. nord.al says:

    Si the ti Robert-o? Enveri cliroi Shqiperine ? Na shkrive gazit. Ende nuk e ke marre vesh se shqiperine e kane liruar gjermanet te detyruar nga Aleatet ?

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      O Zhaku….
      Më duket se ke marë superxhiro. Të duket se i di të gjitha , ashtu si ” xhaxhi” që ishte i gjithëditur.
      Agroni ka të drejtë se Arti nuk ka lidhje me historinë. Nuk është dokumentsrë, po film artistik.
      Po të bie një shëmbëll. Kur është luajtur filmi “Të 300 -ët” për luftën e Termopileve Të Leonidhës me 300 ushtarët e tij. Filmi nuk kidh asnjë lidhje me historinë dhe grekët bën zhurmë të madhe dhe u ankuan në Hollywood po përgjigja ishte se është film artistik dhe nuk është dokumentar.
      Në një koment më lart trgon se vjen nga një familje pjesmarse në LNÇL dhe të erdhi keq kur K/M quajti ” pulaxhinjë” ballistët. Po ata të fisit tënd që morën pjesë në luftën NÇL si do ti quanin ballistët?

      1. zhaku i pamposhtur says:

        Me sinqeritetin me te madh ish xhaxhallaret dhe gjysherit e mi qe kane qene partizane ballistic I konsideronin si vellezer pavaresisht se ata ishin nje structure tjeter por ishin bij te ketij populli…kishte shume familje ku njeri Vella ishte me Ballin dhe tjetri ishte partizan…ti si mendon se ata utreheshin me njeri tjetrin? Mos bini viktima ne kurthin e ideologjise se nomenclatures..historia e stisur qe na serviri qoftelargu enver eshte nje gjelle qenesh qe nuk haet..

  15. zhaku i pamposhtur says:

    ‘Agron’ je shume gabim per ato qe thua..nuk e ke kapur fare thelbin e muhabetit,ketu nuk behet fjale thjesht per nje komedi qe te qeshin dhe defrejne njerezia ketu behet fjale per nje propagande te frlliqur dhe te stisur,je shume larg realitetit Agron..te tilla ‘komedi’ kane shnderruar ne tragjedi mijera e mijera familje shqiptaresh..’xhaxhi’ me nje komedi te kesaj natyre burgoste dhe internonte disa familje. jam nga nje familje qe e kemi perjetuar dhe vuajtur shume keq ‘humorin’ e nje filmi nga ata qe vetem nomenclatura dinte te qendiste..

  16. Trapajanet ne vijen e zjarrit. says:

    Partia Komuniste ne ate kohe ka qene jashte ligjit.Drejt.Po sot qe kerkohet te dale jashte ligjit dhe shoqeria te dekomunistizohet ,A mos valle kemi te bejme me nje “demokraci fashiste”pra me nje sistem fashist pluripartist

  17. Shqiptari says:

    Beni gam gam ju sa te doni. Haram i qofte Enverit qe nuk e la Shqiperine ta zhduknin per fare. Çfar pis mileti paskemi qene?!!! Lavderohen ata qe kane bashkpunuar me fashizmin e nazizmin dhe shahet Enveri qe u beri me shkolla,universitet e spitale ( te gjitha gratis),. O perendi e perendi…!

    1. joel shkodra says:

      Gratis jo. Ashtu dukej e ty te duket edhe sot, por ishte puna jone e pa paguar. Na jepte sa per te mbajtur frymen gjalle dhe me pjesen tjeter qe nuk na e jepte (po te na e jepte do te merrej me taksa, si ne çdo vend te botes) paguante spitalet, shkollat, qerate e ulta etj. “gratis”. Ndryshe nga do te dilnin parate, apo “pillte” Enveri para?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje