REPLIKAT/ Demaliaj: Nuk keni hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit, përgjigju. Tritan Shehu largohet nga debati

2 Dhjetor 2021, 09:11Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu dhe publicisti Ilir Demaliaj janë përplasur në një debat televiziv për çështjen e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Demaliaj i drejtohet Shehut duke i thënë se PD nuk mund t’i hapë dosjet pasi vetë ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Azem Hajdarin si bashkëpunëor të Sigurimit.

Ilir Demaliaj: Nuk keni fuqi me hap dosjet e Sigurimit. Vetë Berisha e ka akuzuar Azem Hajdarin si bashkëpunëtor të Sigurimit. Përgjigjiu kësaj! E ke të zezë mbi të bardhë. Në ‘95-ën e ka akuzuar për trafikant dhe bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, Sali Berisha.

Tritan Shehu: Në ’95-ën ne vendosëm ligjin për këtë gjë dhe bëmë pastrimin e madh …

Ilir Demaliaj: Po lëreni mo retorikën, kemi fakte more Tritan, mos na bëni për budallenj. Lëre, se ju i keni bërë të gjithë të zezat dhe ju jeni më përgjegjës se socialistët se ju morët flamurin e demokracisë dhe flamurin e njerëzve që luftuan kundër regjimit.

Tritan Shehu: Alban, unë do të largohem, se e kam kohën e kufizuar për arsye të tjera…

8 komente në “REPLIKAT/ Demaliaj: Nuk keni hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit, përgjigju. Tritan Shehu largohet nga debati”

  1. Kështu thotë populli :- KËMBËT E LEHTA ,FAQE BARDHE !

  2. Llaf Dibre says:

    Ish pionieri shembullor me shall te kuq, ish komunisti i devotshem dhe demokrati i shpifur. Po demokrat i fisem kush eshte? Askush. Boll qe te ulet ne nje sofer me Tritanin, edhe me i fismi demokrat perdhoset. Dhe tani presim qe Tritanet, Nishanet, Ristanet, Manjani, Gjylistani dhe bostani te rithemelojne PD, te “rivendosin pluralizmin” dhe te lene Ramen pa “peng”. Edhe femijet e nje bote teresisht naive qeshin, perveç te marreve…

  3. patrioti jot, sot refugjat në Thumanë. says:

    Z. Demaliaj, pyetja juaj publike në një emisjon televiziv, drejtuar Tritan Shehut, është e drejtë, inciziv, e guximshme, e vonshme dhe jo komplete….!!! E gjith Tropoja e dinin, që Azem Hajdari, babai dhe vellai i tij Rasimi, ishin bashkëpunëtor spihunj, hafije, të sigurimit të shtetit komunist, që nuk e fshihnin aspak këtë bashkpunim “vullnetar” me sigurimin, dhe e konsideronin si privilegj. Z. Demaliaj, në pytjen që ju i bëtë Tritan Shehut, u fiksuat vetem në emrin e Azem shkerdhatës, dhe nuk permendët emrin e krye spihunit të sigurimit dhe të UDB-së Jugosllave-Serbe Sali Berisha…!! Pse..?!! Megjithse, ju z. Demaliaj, që të dy keta agjenta të regjur i ke patriot nga origjina (Tropoja), ku Azemin nuk e ke parë dhe nuk e ke njohur kurrë perpara vitit 1992, kurse Saliun e ke njohur që kur banonte në Tiranë, por jam i sigurtë që kurrë nuk ja ke dhënë doren apo pershendetur, edhe nqse jeni kryqëzuar në trotuarë, sepse Saliu nuk do kishte pranuar kurrë ta shikonte, ta pershendeste apo t’ja jepte doren një patrioti me biografi të keqe ( sipas vlersimit të sigurimit dhe të partisë ), megjithse ti i perket një familje nga më të mirat në Malsi të Gjakovës. Spihuni Sali Berisha, në atë kohë, do pshurrte mbi betimin e Hipokratit si doktorr, dhe nuk do të vizitonte kurrë as ty, as familjen tënde dhe asnjë “kulak apo reaksionarë” të PPSH-së. Pra, në pytjen tënde drejtuar Tritan Shehut, ishte dashur ta permendësh edhe emrin e shkerdhatës Sali UDB-ashi, që si ai dhe vellai i tij, ishin spihunj të deklaruar dhe të hapur të sigurimit, dhe ndjeheshin të privilegjuar. Pse, spihuni Sali Berisha e akuzoj hapur Azemin si spihun në 1995-ën, sepse Saliu kishte bërë të nevojshmen e duhur, për pastrimin e arshivave të sigurimit, ku flitej për atë dhe vellain e tij, dhe ka lënë në “frigo” të pprekshme, të gjitha dokumentat ku vertetohet që Azemi, babai dhe vellai i tij ishin spihunj, dhe kontributin që kanë dhënë për sigurimin. Të gjithë personat, që jetonin akoma pas viteve 1992, dhe që ishin deshmitar direkt apo shumë afer direktit, që mundeshin ta provonin me prova bindëse, që UDB-ashi Sali Berisha ishte-ka qënë spihun i sigurimit, Sali Shiqerja i bleu me para, kercënim me vdekje, i vrau, ose ju dha poste të larta në aparatin shtetror, gjë e cila vertetohet, me postin që ja dha z.Shehu, që ishte djali i Abaz Shehut, ish-K/Degës së brendshme të Tropojës që rekrutoj si spuhunj të sigurimit, së pari vëllaun dhe pastaj Saliun që ishte gjimnazist. Z. Demaliaj, nqse nuk e ke njohur ti vetë Abaz Shehun, ti mund të pytësh të moshuarit e familjes tënde…..!!!!! Pra, P-D-ja e sotshme, është formuar, dirigjuar deri sot nga sigurimi i shtetit komunist, me në krye spihunj dhe agjenta të huaj, pra me tradhetarë të kombit dhe dinamitues të demokracisë Shqiptare, për të cilën akuzohen edhe nga motra jonë e madhe AMERIKA. tungatjeta.

  4. Km says:

    Po si mund te rrinte?Po sikur Demalia ti thoshte “ju beni zhurme se diku ne sfond u duk nje foto e Enverit.Po letren e Enverit drejtuar Masar Shehut per ty Tritan;ku e ke ?E ke hequr nga muri ne dhomen e pritjes?Dhe si fillonte…”ti Masar je biri i Partise…”

  5. "BOHOTINA" says:

    Ama dhe ti o Demalia me ke merresh!… Pse e ul veten kaq shume?…

  6. Km says:

    Cfare shkruan per saliun ,azemin e te tjere jane te sakte.Por Tritani eshte djali i Masar Shehut,antar i qarkore te PK te Tiranes ,qe me pas dezertoi nga Peza dhe LNC.Nuk lidhet as me Idriz Shehun As me Qazim Shehun.Edhe kandidaturen si deputet e vuri ne gjirokaster se ka gruan nga permeti.pra ,nga je?Nga fshati i gruas.

  7. Tropojan, dhe kurrë "dumbabist".......!!! says:

    Shqiptarët në pergjithsi nuk i njofin mirë as Sali Berishen as Azem Hajdarin. Këta 2 shkerdhata i njef mirë me dhëmbë dhe me dhëmballë ( jo me thashetheme ), veç populli i Tropojës. Nuk e di që Ilir Demaliaj, ka ngrënë apo jo një copë byreku me lakra të Sali Berishës keto 30 vitet e fundit, por jam i bindur për një gjë, që të verteten mbi moralin e ketyre dy shkerdhatave, sot mund t’jua perplasin në fytyrë e perballë , publikisht dhe mediatikisht, veç një burrë Tropojan, që rrjedh nga një familje e vjeter, që është rrespektuar gjithmonë si familje e mirë, e ndershme dhe trime, i cili jam i bindur që i ka njohur mirë keta 2 tradhetar. Kur do marrin guximin ky burrë për t’jua perplasur në surrat plehrat që kanë mbledhur keta 2 qelbësira, nuk e di. Por vransira dhe mjegulla kombëtare, që rrethon dhe mbulon keta 2 legena, po ikën pak nga pak, ku Ilir Demaliaj ka kontributin e parë që “çau” publikisht dhe legalisht këtë mjegull…., dhe kjo e verteton atë që them më sipër, që Ilir Demaliaj rrjedh nga një familje me tradita të mira Shqiptare, në Malsi të Gjakovës, i cili siç po e shof, qënka trim, patriot dhe i drejtë.

  8. Genti says:

    Ilir Demalia eshte nje rrot kari dhe nje halabak qe nuk e ka shokun pamvarsisht se problemi qe ngre qendron Ai kurre nuk do e permendi emrin e Sali Berishes se e ka patriot Dava Tropojanesh VK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje