Pse duhet fshirë "14 vjeç dhëndër" e kupton vetëm Gjino i demokratëve!

1 Dhjetor 2021, 19:10Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Vendim anti-kombëtar: Partia Demokratike kërkoi sot, ndalimin e filmave para viteve 90.

– Pasi shkatërruan godinën 70-vjeçare,

– Pasi nuk prodhuan asnjë film 30 vite,

– Pasi zaptuan 100.000 metra2 hapësirë publike,

tani duan të fshijnë historinë dhe memorien artistike kombëtare!

Kinostudio “Shqipëria e Re” u themelua më 10 korrik të vitit 1952. Realizimi i parë i saj është filmi “Skënderbeu”.

Ky është i pari realizim “kolosal” i prodhuar nga kjo studio kinematografike.

Në vitin 1957 prodhohet filmi i parë i një regjisori shqiptar, Hysen Hakani.

Prodhimet në masë fillojnë rreth viteve ’70, periudhë që korrespondon me uljen e numrit të filmave të importuar.

Në vitet ’80 Kinostudio “Shqipëria e Re” prodhon rreth 14-15 filma në vit, tematikat janë nga më të ndryshmet.

“Shqipëria e Re” la në trashëgim rreth 200 filma, një pjesë të cilëve ishin prodhim i propagandës shtetërore, filma të realizuar me mungesa jo të vogla teknike.

Me gjithë kornizat ideologjike dhe vetëcensurën, trashëgimia e Kinostudios “Shqipëria e Re” ka qenë dhe është pjesë e jetës kulturore e shumë brezave shqiptarësh.

Pse duhet fshirë filmi, “Çifti lumtur” apo “14 vjeç dhëndër”?

Këtë vetëm “Gjino” i demokratëve e kupton…

32 komente në “Pse duhet fshirë “14 vjeç dhëndër” e kupton vetëm Gjino i demokratëve!”

  1. A says:

    Pse po keta kane frike nga gjithcka, nga fotot, nga filmat, nga librat, nga objekte, nga kanalet vadites, nga cdo gje e asaj kohe. Po a ndertuan vete ndonje gje. A me fal vetem nga hidrocentralet nuk kane frike se u fryjne xhepin. Po sa rrojne me frike ne shqiperi te thyejne qafen e te zhduken.

    1. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

      Keta kane frike nga cdo gje para 90tes,por nuk jane ne gjendje ne 30 vjete te prodhojne ndonje gje pervec vjedhjes,korrupsionit,vellavrasjes ,droges dhe emisionet surrugato ne tv qe nga big brother,perputhen e karian canin.
      Ali beun e traumatizon foto enverit dhe jo fytyra e komunistit sali ,dhe jo fytyra e nipit hysniut bushati e klani nesho qe na cajne trapin cdo nate dhe na bejne moral per dhjerokracine.

    2. Xhaja nga Kavaja says:

      Foli ky mashtruesi qe beri kinse parti, mori para majtas e djathtas e iku. Po mbylle o legen se kishe tarifa fikse ti me Bamen, shut shit.

      1. I.Hoti says:

        A ke gjethe fiku me fshi bithen???!!!

    3. Illyria-Shqiperia says:

      Fatkeqesia e Shqiperine nuk eshte varferia a ku e di une, eshte injoranca e elitave! Injorance qe pas 30 vjetesh ka arritur nivelin maksimal. Propozoj, jo, ngul kembe, qe te ndaloher filmi Skenderbeu pasi eshte bere ne bashkepunim me Mosfilmin rus, dhe rregjizor ka qene nje rus, te cilet edhe ata ishin koministe. Pas 30 vjetesh ne, Shqipetaret krenare me ne krye te ndriturit PEder, jo vetem do luftojme komunizmin ne Shqiperi, qe ka 30 vjer qe ks ikur, po kudo ne bote. Duhet te fshijme cdo gje. Zr ncjerrim ne tv vetrm Bishen, Bashen, tabaket, qelbesirat e pd qe sa here hapin gonjen percojne neveri, urrejtje, qelbsinllek sic mund te thoshte Qazim Mullet allaturku! Tfu, fare e keqe, qe sdini c’eshte arti e kultura!

  2. Sali non grata says:

    Hahahahahaaa brovo Kreshnik! Pd- ja vetem te shkaterroje di

  3. Mal Cori says:

    Po demokratët jetojnë akoma në vitet 80.
    Po si mund të ndalohen filmat sot? Sot çdo njeri është një distributor filmi.
    Me anë të rrjeteve sociale gjithkush ju shpërndan shokëve dhe gjithë botës filmat që ai do.
    Kush po pjerdh çfarë thotë Dhurata Çupi…. Secili shikon çfarë i do menderja….

  4. 99% jane filma ideologjik dhe me propagande te eger komuniste.Duhen ndaluar me cdo kusht sepse jane helm per zemrat e njerezve dhe mendjet e te rinjve.Duke i promovuar ato filma felliqesira komuniste te nivelit medioker dhe me baze idete e Revolucionit kulturor kinez,behet relativizimi i rregjimit kriminal komunist,i krihet bishti ish funksionareve kuq dhe kelysheve tyre .Ndikojne ne mbajtjen ndezur te nje fryme ekstreme majtiste duke filluar me slloganet,batutat etj dhe keshtu ajo kohe kolere e kuqe nuk do na ndahet jo vetem me imazhet por dhe idete e helmuara.Tek keto filma te peshtire stigmatizohen pronaret e ndershem,kleri,te huajt,te pasurit ,demokracia,krijohen armiq,ngjallin percarje mes njerezve,nxisin urretjen mes shtresave,lincojne te drejtat e njeriut,te drejten e prones,besimi ,paqen sociale.Ato filma promovojne spiunat e sigurimit,kriminelet,atentatoret,bythgrisurit qe vjedhin pronat dhe qe nuk duan punen,e kane mendjen dhe frymezojne marrjen e pronave dhete punes tjereve. Jam shume krenar qe 10 vjec dija te dalloja te miren nga e keqja,nuk i shikoja felliqesirat komuniste,nuk shikoja festivalet e peshtira te Rtsh ne dhjetor dhe aq me shume derrat e festivalit Gjirokastres qe i thurrnin lavde rregjimit!Vdekje kelysheve te kuq pasardhesit e funkionareve komuniste qe po e zhysin keq e me keq kete vend!

    1. Pena says:

      Derr i ndyr, nga urrejtja ke per te vdekur, …..

    2. genti says:

      o loqe trecereku i rinise as e ka idene se nderron kanal …..ca trapin flisni aman…

  5. Gjithmonë Larg says:

    Asgjë nuk ka për tu fshirë nga historia. Kush fsheh tê kaluarën ka frikë nga e ardhmja ( e them unë) . Atyre që e shohin veten të persekutuar dhe denigruar nga komunizmi aty e patën persekutorin Arjanit Çela që i persekutoi të gjithë dhe vdiq i lirë aty nga mosha 90 + vjeç . Edhe kjo histori 30 vjeçare e tranzicionit aty do të ngelet. PD-istë Ps- istë dhe të gjithë komunistë sistemi në Shqipërii nuk u kthye kurrë. Kush mendon ndryshe gënjen veten. Përshëndetje nga larg

  6. gavroshi says:

    Sa shum idjot ka ne kete mut opozite qe u bene 30 vite dhe nuk po gdhenden, nuk e koptoj per cfar komunizmi flasin qe gjith keto vite udhehiqen nga komunisti Sali NON GRATA…. kur do te gdhendeni o shpellare…

  7. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Keta kane frike nga cdo gje para 90tes,por nuk jane ne gjendje ne 30 vjete te prodhojne ndonje gje pervec vjedhjes,korrupsionit,vellavrasjes ,droges dhe emisionet surrugato ne tv qe nga big brother,perputhen e karian canin.
    Ali beun e traumatizon foto enverit dhe jo fytyra e komunistit sali ,dhe jo fytyra e nipit hysniut bushati e klani nesho qe na cajne trapin cdo nate dhe na bejne moral per dhjerokracine.

  8. "BOHOTINA" says:

    Pse u kujtuan kaq vone, keta Saliun kishin ne postet me te larta per shume vjet. Apo e kishin mendjen te mbushnin xhepat dhe dinin veten te perjetshem…

  9. Patrioti-1 says:

    O Vëllezer, në Shqipëri po frynë era fashizëm. Hitleri kur e mori pushtetin e filloi punën me djegien e librave. Edhe tek ne, pas 90 -tës, u dogjën librat dhe u “vranë” shkrimtarët. Tani duan të vrasin edhe artin, filmin, muzikën dhe gjithçka që munden. Po rehabilitohen terroristët dhe armiqtë e kombit dhe , dëshmorët e heronjtë e LANÇ po deklarohen kriminelë lufte.
    Ky është fashizmi shqipfolës.

  10. Shqiptari says:

    Meqenese per 30 vjet i shkateruan cdo gje ketij vendi u ka ngelur merak te shkaterojne dhe ndonje gje qe ka shpetuar akoma.

  11. Trapajanet ne vijen e zjarrit. says:

    Duhet te zhduken veprat e cajupit.Eshte komunist e shkuar komunistet.Pse pak ju duket kur tallet me patriotik e madh,clirimtarin e shqiperise mithat frasheri te klubi i selanikut?”…gjuhe shqipe te jete me alfabet latin qe te kenaqen te krishteret,por te shkruhet nga e djathta ne te majte qete kenaqen myslymanet.”

    1. joel shkodra says:

      Meqe me kujtove Cajupin, duhet ta dish se ne Kosove e kane hequr nga librat shkollore, qe mos te “zemerohet” Turqia, sepse ne fund te nje poezie, ku i drejtohet Perendise, Cajupi thote: “… kur bere derr’ e arine/ ç’deshe qe bere Turqine?”. Nuk e di a permendet kjo poezi ne shkollat tona.

  12. Nuk e besoj se duhet te fshihen filmat e koleres komuniste , pamvaresisht se jane te mbushur me propagande komuniste te kohes se kjofte largut . Mendoj se jane dy arsye .. e para le ti shohi brezi i lindur mas 90es sklleverit e komunizmit fame keq 50 vjeçare .. e dyta per respekt te asaj plejade te madhe artistesh , te cilet linden ne kohen e vendin e gabuar , pra artista me shume vlera por interpretuan , luajten ne nje kohe pothuajse me zero vlera ……..

  13. Aaaa vellezer thote ky pseopatrioti , duke harruar se sa vellezer te pa fajshem mund ti kete futur ne burg ne kohen e kjofte largut Enver ….per nji fjale goje , pa lere po te tentonin te largohen nga ferri komunist ……pra ate qe e bene te gjithe Shqipetaret mas ramjes ne hale te komunizmit fame keq Jugosllavo bolshevik ……

  14. Vranakonti says:

    Te ndalosh filmat shqipetar para 1990 eshte poshtersia me e madhe qe mund te bejen injorantet dhe kriminelet e PD-ke.Do te thot te mohosh e te zhdukesh njehere e pergjithemon kontributin artistik qe kane dhen artistet e medhenj shqipetar, qe kane lene mbresa te shkelqyera ne memorjen e popullit shqipetar. Veprat artistike te artisteve te medhenj shqipetar, qe jane shume per t’i permendur,jane skalitur ne muret prej mermeri ne Tirane me germa te arta kudo ne shqiperi.Por kriminelet e PD-ke çfare nuk kane zhdukur ne shqiperi,qe nga uzinat,fabrikat,kombinatet moderne,hekurudhat,shkollat spitalet,gjithe bujqesine, e sa arriten qe e kthyen shqiperine ne shkrrumb e hi.Tani duan te zhdukin e dhe historine e artisteve tane te medhenj duke mbyllur filmat.Kurre nuk duhet paranuar dhe kure nuk duhen lene keta maskarenje te bejn kete veprim makaber.Filmat duhet t’i shikojme se eshte nostalgjija jona me e mire,mburrja e popullit shqipetar.

  15. zgalem says:

    Ka shume kohe , qe z. kreshnik Spahiu eshte bere analisti me i sakte i c[do problemi , qe analiyohet nga mediat . Kjo ndodh se eshte njeri me kulture solide dhe mbi te gjitha lexon. Nuk fle gjume dhe as merret me intriga . Me gjeni nje shkrim te manget , ne kete vitin e fundit , saktesisht , qe kur eshte punesuar ne Srasburg . Nuk ka . Eshte analisti nga me te saktet te portaleve te shumta , qe analizojne politiken dhe jo vetem politiken . Per ata , qe pretendojne te ndalohen filmat – 200 filma , duhet tu kujtojme , qe kush mohon te shkuaren , rrezikon ta perseriti. Zgalem

  16. Ottousa says:

    Lerini filmat per filmat erpara duhet ligji te kaloje sa me pare ne kuvend
    Kush ka qene anetare I parties komuniste apo parties se punes mos te kete vend ne sektorin publik.
    As mos te kete te drejte te zgjidhet app te emerohet ne administraten shtetetore

  17. Lani says:

    Me ndonje perjashtim filmat e Kinostudios jane te mbushur me falsifikime te historise. Tek “Furtuna” partizani i shkruan ne rusisht partizanes, jeta ne fshat paraqite si luks kur fshataret merrnin 20 leke per dite pune,eshte falsifikuar historia e Luftes sidomos roli i Hoxhes ne te.Ne fund te viteve 1980 veteranet e Luftes po tregonin si te vertetat e tyre episodet e filmave te Kinostudios.Keshtu o Kreshniku i PS.

  18. X says:

    Ato jane Thesar kulturor….fuck pd!!

  19. edi says:

    Kreshnik , je palaco burre. Ke kapur 1 /100 filma te komunizmit pa demagogji. Por, 88 te tjere o plehre jane me propagande komuniste.

  20. Nje mergimtar says:

    Thjesht mendim “taleban”,obskurantist,qe duan qe te fshihet cdo gje e te kauares gjysem shekullore.Ky ishte qellimi i shkaterimit te ekonomise,bujqesise ,artit-kultures ,arsimit,shkences,mjeksise e cdo gjejegoditja ishte dhe eshte qe ne histori ajo periudhe te quhet e erret. Grabitesit me kollare,kriminelet me te medhenj te ketij vendi nuk duan te shohin perparimin e dikurshem.Na mjafton te na sundojne Saliu,Meta,e kompani pa nuk duam asgje.

  21. Km says:

    Ata qe kane qene ne burg ne kohen e qoftelargut kane shansin e mire:-te shkojne individualisht ne gjyq dhe me vendim gjukate te fitojne pafajesine.Ajo nuk jepet me ligj amnistia.Me vendim gjukate justifikojme edhe parate e demshperblimit..Curija eshte se per 30 vjet asnje prej tyre nuk ka hapur gjyq per pafajesi dhe denim te padrejte

  22. Vladimir says:

    Vite me pare isha i ftuar ne nje dreke nga miku im italian i lauruar ne filosofi, po ne ate dreke e shoqja kishte ftuar dy murgj katolike. Dua te nenvizoj qe une kam respekt per meshtaret katolike dhe ate çka kane bere per gjuhen dhe per emancipimin tone kombetar.
    Duke degjuar qe une vija nga Shqiperia, miqte e krishtere me te cilet nuk kishte familiaritet as i zoti i shtepise, nisen nje bisede te zjarrte “antikomuniste”. Argumentat qe shtronin qene pak naive dhe larg nga e verteta. Nuk desha te beja “saktesime” qe ndoshta nuk do priteshin mire. Miku im i mire, pa u ndalur ne argumentat e debatit, ju tha: “Njerezit qe kane nje ide ne koke, pavarsisht nga ideja qe pelqejne, ata kane nje lule. Mjerimi jane njerezit pa asnje ide. E keqja nuk qendron te ideja-lule qe kultivon sejcili ne kopeshtin e vet, por kur kaperxen gardhin dhe shkon te prishesh lulet e gjitonit qe te ngjajne me te bukura te tuat”. Mu kujtua dhe e solla ketu, ndoshta kishte te drejte.

    1. edi says:

      Ashtu eshte i thuaj mikkut…kemi “lulet ” e kopshtit te Hitlerit , “lulet” e kopshtit te Enverit…ashtu eshte…nuk duhen prishur..

  23. Velo says:

    Sipas llogjokës së deputetëve të PD, në të ardhmen duhet të çensurohen persekutohen aktorët e portokallise, klanifornisë, alpazar, etj. Të futet në burg Agron Llakaj&co se satirizojnë udhëheqjen e vëndit. Logjika e deputetëve të opozitës është logjikë talebane.

    1. joel shkodra says:

      Nuk me duket krahasim i goditur. Ne kohen e diktatures a ka pasur aktore, skeçe, komedi qe kane satirizuar pushtetaret e asaj kohe? Ka pasur ndonje aktor qe ka satirizuar Enverin, Mehmetin etj. etj.? Nese i pergjigjesh ketyre pyetjeve “Velo” do t’i beje nje sherbim te madh historise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje