Varianti Omicron i COVID mund të përfundojë pandeminë? Alimehmeti: S'ka arsye për shqetësim

6 Dhjetor 2021, 11:19Sociale TEMA

Ndërsa varianti Omicron, i koronavirusit po përhapet në shumë vende të botës, epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se deri tani nuk ka pasur asnjë raportim për raste të rënda.

Me një postim në Facebook, mjeku thotë se Omicron ka një sekeuencë gjenetike që shkakton gripin e zakonshëm që trupi i njerëzve e njeh mirë dhe e ka më të lehtë ta luftojë.

“Deri tani asnjë rast i rëndë me Omicron në të gjithë botën! Në variantin Omicron është futur një sekuencë gjenetike e HCoV-229E. HCoV-229E është një betakoronavirus i njohur prej kohësh që shkakton “gripin e zakonshëm” te njerëzit.

Kjo mund të jete baza e arsyes pse ndoshta njerëzit e njohin më mirë këtë sekuencë dhe nuk zhvillojnë shumë forma të rënda! A mund të jetë ky variant i virusit që do të përfundojë pandeminë duke qenë me i transmetueshëm, por i lehtë klinikisht? Presim edhe ndonjë javë dhe sigurohemi! Deri tani asnjë arsye për shqetësim!”, shkruan mjeku.

 

 

3 komente në “Varianti Omicron i COVID mund të përfundojë pandeminë? Alimehmeti: S’ka arsye për shqetësim”

  1. Per korrektese says:

    Bravo, Dr Alimehmeti.
    Gjithmonë racional, nuk ka hapur kurre panik. Dhe I ka treguar publikut te drejtën, pa u ndikuar nga politikat e momentit.

  2. Pensionisti says:

    Edhe ne mos qofte 100% ashtu siç thua, prapseprap falemnderit per fjalet qetesuese ne kete terror jo vetem mediatik per pandemine.

  3. Beni says:

    Ti duhet te ishe bere me mire prift or hoxhe ose po te Ishte koha e Enveri te beheshe sekretar partie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje