Ushtria amerikane zbulon supervaksinën anti-covid

24 Dhjetor 2021, 21:30Lifestyle TEMA

Një ekip mjekësor i ushtrisë amerikane duket se ka zbuluar formulën e një vaksine efektive kundër të gjitha varianteve të Covid-19, përfshirë Omicron.

Vaksina ka qenë duke u përgatitur për gati dy vite që pasi ushtria amerikane mori sekuencën e parë të ADN-së së virusit në fillim të vitit të kaluar.

Provat e hershme treguan se vaksina prodhoi përgjigje të forta antitrupash që mbrojnë nga lloji origjinal që shkakton sëmundjen Covid-19. Testimet e para të vaksinës te njerëzit filluan prillin e kaluar dhe u kryen te vullnetarë që nuk ishin të sëmurë.

Super-vaksina mund të ruhet në temperatura të ndryshme, gjë që lehtëson përhapjen e saj në mbarë botën, ndërsa aftësia e saj për të mbrojtur kundër varianteve të tjera do të thotë se mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e viruseve  në të ardhmen.

Hapat e tjerë  në zhvillimin e super-vaksinës përfshijnë fazën e dytë dhe të tretë të provave klinike, dhe ekipi hulumtues do të shqyrtojë se si funksionon ajo te njerëzit që tashmë janë vaksinuar ose janë infektuar me virusin. Zhvillimi i fundit i kësaj vaksine ngjall shpresë pasi një numër gjithmonë e më i madh studimesh po tregojnë se shumica e vaksinave aktuale të Covid ofrojnë shumë më pak mbrojtje kundër variantit të ri Omicron.

1 komente në “Ushtria amerikane zbulon supervaksinën anti-covid”

  1. lakra says:

    Nje tjeter super vaksine me sa duket per te qeruar sa me shpejt njerezimin nga faqja e dheut. Kush nuk do donte nje bote te mbushur me krijesa miu Fauci dhe rrjebulla Gates. Njeri me i bukur e me humanist se tjetri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje