Politikani nacionalist rus, Vladimir Zhirinovsky, ka sugjeruar bombardimin ushtarak të Ukrainës natën e Vitit të Ri, kur shumë njerëz mund të jenë të dehur.
Zhirinovsky, i cili njihet për komentet e tij të ashpra, ka thënë në kanalin televiziv, Channel One se nëse ai do të ishte president, do ta bombardonte Ukrainën mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit në orën 4 të mëngjesit kur “të gjithë të ishin të dehur”.
“Dikush duhet t’i ndëshkojë ata, dikush duhet t’i frikësojë ata”, ka thënë ai një ditë pasi ka sugjeruar që Rusia duhet të aneksojë gjithë Ukrainën.
“Ukraina duhet të aneksohet në shtetin tonë, ky është territori ynë”, ka thënë ai.