Në fillim të këtij viti, Raja dhe Priti Narasimhan u nisën në të gjithë Indinë me një mesazh: ndaloni të pështyni në publik. Mesazhin çifti e ka përcjellë përmes një altoparlanti të montuar në makinë.
Nëse keni kaluar kohë në Indi, e dini se kundër çfarë janë Narasimhanët. Pështyma është pjesë përbërëse e pamjes së trotuareve dhe fasadave.
Ndonjëherë eksudati i thjeshtë, ndonjëherë “gjaku i kuq” nga përtypja e arrave të betelit ose duhanit, po aq “zbukuron” muret e ndërtesave.
Narasimhanët udhëtojnë nëpër vend, me qëllim që të mbrojnë rrugët, ndërtesat dhe urat e tij nga pështyma, shkruan BBC.
Reagimet ndaj mesazheve të tyre varionin nga indiferenca deri te zemërimi.
Por vala e koronavirusit që është përhapur në Indi ka ndryshuar disa gjëra, thotë Priti Narasimhan. Disa kanë kërkuar edhe falje.
Gjithsesi, beteja kundër pështymës në rrugët e qyteteve indiane nuk ka dhënë kurrë rezultate të plota.
Më pas erdhi koronavirusi dhe rreziku i përhapjes së tij në ajër, i kombinuar me obsesionin e burrave indianë për të pështyrë ku të dëshironin.
Zyrtarët morën masa, duke dënuar pështymat me gjoba më të ashpra dhe madje edhe me burgim, të gjitha në përputhje me Aktin e Menaxhimit të Fatkeqësive.
Edhe kryeministri Narendra Modi i këshilloi bashkatdhetarët e tij që të mos pështyjnë në vende publike – diçka që ne “gjithmonë e dinim se ishte e gabuar”.
Kjo ishte një kthesë e plotë nga viti 2016, kur ministri i Shëndetësisë, duke iu përgjigjur një pyetjeje për zakonin e pështymës, u tha deputetëve: “Zotërinj, India është një vend për të pështyrë”.
“Pështyjmë kur jemi të mërzitur, pështyjmë kur jemi të lodhur, pështyjmë kur jemi të zemëruar ose thjesht pështyjmë. Pështyjmë kurdo dhe kudo.”
Pështyrja është e zakonshme në rrugët indiane: burrat shtrihen në buzë të rrugës, lëvizin rastësisht kokën disa centimetra dhe lëshojnë pështymë; burrat që drejtojnë makina, biçikleta dhe autoriksha nuk hezitojnë të nxjerrin kokën jashtë semaforëve dhe të pështyjnë.
Nga indianet paskan kopjuar Shqiptaret. Ne cdo vend ketu njerezit peshtyjne…
Po në Shqiprie Jo???? Kjo ndodhe ku do në vendet myslimane dhe në vendet e varfura dhe të prapambetura Jo veq në indie
Gjeagjez…. eshte edhe nje vend ne Europe ku njerzit peshtyne gjithashtu ne rruge…Po ju jap nje tip „ ka nje kryeqytet shume te bukur, arkitektur maramendese, ajer te paster, pasterti mbreselenese, rruge te gjera dhe qarkullim automjetesh te qete dhe Pa stres….dhe njerez te mrekullueshem qe i thone vetes“ o sa mire te jesh………..“ dhe per hajdutet qe i kane drejtuar dhe i drejtojne thone me lakmi „ i qafsh Hallen atij“ domethene HAJDUTIT.
pse ja futni kot edhe ketu ku jetoj un ne gjermani dhe vet gjermanet njerezit ne pergjithesi beshtyjne ne tok kjo eshte me se normale un pervete beshtyj ne toke por mundohem te beshtyj neper kanale pusetash ose neper cepa muresh ku nuk verehet shpejt neqoftese nuk gjej variacion si keta qe permenda peshtyj para kembeve te mia dhe e i bie persiper me aklete kepuc qe te zhduket e mos te bie ne sy shum
Ca te drejte ke ore ti te peshtyshe here pas here, apo do qe te infektoshe ambientin njerzit apo edhe kafshet. Peshtyma eshte bakterie, infekt sidomos po qe i semure. Per vete s‘kam pare njeri normal duke peshtymosur kot pervec se ndonje hajvani apo garipi. Peshtyhet kur ke ndonje gje qe te pengon por si shprehi apo mentalitet kurrsesi.
Pse keni shku deri ne Indi? Shqiperia jo?