Spitali dërgon qindra rezultate të gabuara të testeve Covid

28 Dhjetor 2021, 15:37Bota TEMA

886 persona në Australi kanë marrë një përgjigje negative të testit për Covid. Por më pas ata u telefonuan nga spitali i Sidnei për të marrë vesh se në fakt ishin pozitivë dhe duhej të prisnin përgjigjen e analizave të tjera, shkruan BBC.

Përgjigjet negative të testeve ishin të gabuara kështu që do të analizohen sërish. I njëjti spital i komunikoi 400 personave se ishin me Covid, por në fakt testet e tyre ishin negative. Disa nga të prekurit kanë shprehur shqetësimin se mund të kenë infektuar pa e ditur të dashurit e tyre gjatë Krishtlindjeve.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje