Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë ‘stuhinë’ Omicron në SHBA

31 Dhjetor 2021, 09:54Bota TEMA

Të enjten, ekspertët shëndetësorë të SHBA-së u kërkuan amerikanëve të përgatiten për ‘stuhinë’ Omicron në javët e ardhshme.

Paralajmërimi erdhi pasi Shtetet e Bashkuara arritën një rekord të lartë rastesh me COVID-19, ndërsa zyrtarët federalë lëshuan më shumë paralajmërime udhëtimi dhe janë përgatitur që të autorizojnë injektime përforcuese për grupmoshën nga 12-15 gjatë javëve të ardhshme.

Anthony Fauci, zyrtari më i lartë i sëmundjes infektive në vend, të mërkurën tha se rastet ka të ngjarë të rriten gjatë gjithë janarit, një paralajmërim i bërë më herët nga guvernatori i Luizianës, ku shtrimet në spital janë trefishuar në dy javët e fundit.

Për të dytën ditë me radhë, në Shtetet e Bashkuara ka pasur një numër rekord të rasteve të reja të raportuara bazuar në mesataren shtatëditore, me më shumë se 290.000 infeksione të reja të raportuara çdo ditë.

Të paktën 18 shtete dhe Porto Riko kanë rregjistruar rekorde infektimesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje