Europa feston në heshtje nga frika e Omicron

1 Janar 2022, 18:00Bota TEMA

Përhapja me ritme të paprecedenta e Omicronit e bëri natën e ndërrimit të viteve nëpër Europë më pak të zhurmshme se vitet e kaluara.

Shumë qytete të mëdha të kontinentit nuk e pritën me fishekzjarre këtë moment, në përpjekje për të shmangur grumbullimet masive dhe incidentet gjatë këtyre ngjarjeve, për të frenuar shtimin e presionit në spitalet e mbingarkuara me pacientet me COVID.

I tillë ishte edhe rasti i Parisit ku grumbullimet e mijëra njerëzve në sheshet kryesore nuk munguan, ndërsa shfaqjet e fishekzjarreve ishin tepër të kufizuara.  Të kufizuara ishin edhe spektaklet e fishekzjarreve në Berlin, Barcelonë e Athinë.

Në Londër, kulla e Big Benit tingëlloi sërish pas 4 vitesh mungesë për shkak të restaurimit. Edhe në Britaninë e Madhe, fishekzjarret ishin tepër të kufizuara.

Megjithatë, fishekzjarret nuk munguan në Nju Jork, ku atmosfera nuk dukej si në mesit e pandemisë, me mijëra njerëz të mbledhur në sheshe.

1 komente në “Europa feston në heshtje nga frika e Omicron”

  1. Liri says:

    EUROPA ESHTE KURVE PANDAJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje