Shkencëtari Andreë Pollard që ndihmoi në krijimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca deklaroi që dhënia e dozave përforcuese disa herë në vit nuk është e realizueshme.
Pollard tha gjatë një interviste për “The Daily Telegraph” se vaksinimi i qytetarëve çdo 4 muaj ose 6 muaj nuk është diçka e qëndrueshme dhe e përballueshme.
Ai deklaroi se dozat përforcuese duhet t’i jepen personave që kanë më shumë nevojë sesa fëmijëve ose grupmoshave të tjera. Shkencëtari tha se duhet të mblidhen më shumë të dhëna sesa herë duhet t’i marrin dozat njerëzit që janë më të rrezikuar nga virusi, ndërsa shtoi se duhet të bëhen dhe më shumë studime.
Ndërkohë, Izraeli ka nisur injektimin e dozës së katërt ditën e hënë për personelin shëndetësor dhe personat mbi 60 vjeç raporton “CNN”. Ndërsa Anthony Fauci mendon që është shumë shpejt që të flitet për një dozë të katërt. Ai deklaroi që gjëja më e rëndësishme tani është studimi sesa për sa kohë të ofron mbrojtje doza e tretë.