Vuçiç kundër SHBA-së: Nuk pajtohem me sanksionet për Dodikun

6 Janar 2022, 14:39Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të enjten se Beogradi zyrtar nuk pajtohet me vendimin e autoriteteve amerikane për vendosjen e sanksioneve ndaj anëtarit serb të presidencës trepalëshe të Bosnje- Hercegovinës (BiH), Millorad Dodik dhe se Serbia nuk do t’i zbatojë ato.

Departamenti amerikan i Thesarit ka publikuar një listë të zgjeruar sanksionesh për akte korrupsioni, e cila përfshin Millorad Dodikun, anëtarin serb të presidencës së Bosnje-Hercegovinës dhe kreun e partisë kryesore të Republikës Sërpska, Partisë së Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD).

Me të njëjtin vendim u vendosën sanksione ndaj Televizionit Alternativ nga Banjalluka për shkak të lidhjes me Dodikun.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në presidencën e Serbisë më 6 janar, Vuçiq tha se këto janë gjëra të ndërlikuara që “nuk janë për reagim urgjent dhe të shpejtë, e sidomos jo për nxitim”.

“Serbia nuk mendon se zgjidhja qëndron në sanksione dhe nuk ka dyshim se Republika e Serbisë nuk do të pajtohet për asnjë pikë të vetme, dhe nuk do t’i zbatojë sanksionet kundër anëtarëve të popullit të saj dhe përfaqësuesve të popullit të saj në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Republika Sërpska”, tha Vuçiq.

Ai tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara sjell sfida të shumta, jo vetëm për Republikën Sërpska, por edhe për Serbinë.

Vuçiq e konsideroi si të tmerrshëm vendimin për sanksione ndaj Televizionit Alternativ.

“Do të kemi shumë pyetje për administratën amerikane për disa media të tjera dhe lidhje me krimin dhe korrupsionin, të cilave duket e pamundur t’u japim një përgjigje adekuate, por këtë do ta lëmë për kohën menjëherë pas Krishtlindjeve”, tha Vuçiq.

Ai tha se është i shqetësuar për sanksionet e vendosura, por shtoi se Serbia duhet të mbajë “marrëdhënie racionale dhe të denjë” me Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe, Departamenti i Thesarit tha se sanksionet shprehin përkushtimin e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të promovuar llogaridhënien “për ata, që mes tjerash, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve afatgjata të paqes”.

“Dodiku ka minuar institucionet e Bosnje e Hercegovinës duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke iniciuar krijimin e institucioneve paralele në entitetin e Republikës Sërpska të Bosnje-Hercegovinës. Për më tepër, Dodik ka përdorur pozitën e tij zyrtare që ka në Bosnje për të përfituar pasuri për vete përmes ryshfetit dhe formave të tjera të korrupsionit. Retorika e tij ndarëse ento-nacionaliste reflekton në përpjekjet e tij për të avancuar këto qëllime politike dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga aktivitetet e tij korruptive”, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Sipas njoftimit, sanksionet nënkuptojnë se të gjitha pronat, interesat në prona të individëve dhe entiteteve të përfshira në sanksione, që i kanë në SHBA ose janë në pronësi apo kontroll nga qytetarët amerikanë, bllokohen dhe duhet të raportohen në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja, zyrë kjo në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit.

Po ashtu, personave dhe entiteteve të sanksionuara u ndalohen të gjitha transaksionet me personat amerikanë.

Departamenti i Thesarit ka njoftuar se në listën e personave të sanksionuar nga Departamenti amerikan i Shtetit janë futur edhe ish-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Bosnje-Hercegovinës, Milan Tegeltija dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, njëherësh deputet, Mirsad Kukiç.

Tegeltija dhe Kukiç u përfshinë në këtë listë, bazuar në një deklarate të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken për “përfshirjen e tyre në aktivitete të rëndësishme korruptive”./ REL

5 komente në “Vuçiç kundër SHBA-së: Nuk pajtohem me sanksionet për Dodikun”

  1. dinjiteti says:

    Nuk te pyeti njeri,,dhe nuk kan per te pyetur,,,

  2. I thjeshti says:

    Do te vij radha edhe ty
    You turn is coming

    1. ben says:

      I thjeshti-juve keni prekur pikerisht telin me te dobet te Vucic-it qe ka reaguar ne ate menyre, pasi dihet qe SHBA ne pergjithesi nuk nxitohet per te vene saksione mbi personat me pushtet. Vucic e di shume mire se me mbarimin e mandatit te tij si President i Serbise, do te shpallet non-grata, njesoj si Salihi ne Shqiperi.
      I njejti fat e pret edhe Ilir Meten, me tu larguar nga selia e Presidences.
      Ajo shprehja e vjete shqiptare se “qeveria e kap lepurin me qerre” eshte teper e vlefshme per SHBA-ne.

  3. Mario says:

    Ec se edhe ty te kane ne liste, por po mundohen te te mbajne dhe pak, por po vazhdove ti japesh gojes nuk do ta kene problem te te shpallin edhe ty non-grata.

  4. Nga Ballkani asgje e re. says:

    Vuciqi eshte truri. Sala dhe Dodiku jane duart. Vuciqi eshte i shqetesuar se Amerika po i prete duart!
    Te bie ne sy se si Saliu, Dodiku apo Vuciqi, hiqen si idjote dhe flasin brockulla. Ketu nuk eshte fjala per Salen, Dodikun apo Vuciqin. Ketu nuk eshte fjala as per Serbine dhe Shqiperine. Ketu eshte fjala per interest amerikane. Dodiku eshte “pupac” i Putinit dhe Sala eshte “pupac” i Vuciqit. Te tera fijet te cojne ne Rusi. Jane interest e Rusit qe po demton Amerika. Si Sala, Dodiku, ashtu dhe Vuciqi hiqen si “te cuditur” me keto vendime te qeverise amerikane. Ne te tjeret nuk cuditemi. Saliu me vendimet e tij te sugjeruara nga padrinua, ja kaloi edhe trurit antiamerikan ne Ballkan. Ai u hoq me demagog se Vuciqi dhe hapi gjyq ne France kunder Amerikes. Saliu sipas llogjikes duhet te kish hapur gjyq ne Rusi, per te garantuar fioren ndaj Amerikes. Sodoqofte Sala eshte koqe, kurse Vuciqi eshte dhelper. Ai nuk do hapi fare gjyq. Udhezimet e tij per Salen qe ta vazhdoje betejen kunder Amerikes ne France, ishin te perpunuara nga specialistet serbe per te shtyre jeten politike te agjentit te tyre per ta bere Shqiperine rrumpalle. Vuciqi do e ruaj Serbine dhe do e vazhdoje luften kunder Amerikes ne Shqiperi dhe Bosnje.
    Ky eshte destinacioni i “pupeceve”. Ata thjeshte perdoren per te fshire bythen e zotnise! Ata nuk terhiqen dote dhe te gezojne gjene e vjedhur. Ky nuk eshte destinacioni i tyre. Ata do bejne detyren deri sa zoti ti marri nga kjo bote!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje