Basha i prerë me Berishën: Ata që shpallen “non grata” nga SHBA nuk mund të zgjidhen në funksione drejtuese në PD

7 Janar 2022, 17:48Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim për mediat theksoi se kushdo që shpallet “non grata” nga SHBA nuk mund të zgjidhet në funksione drejuese në PD.

“Ne morëm vendime të guximshme, në linjë me aleatin tonë strategjik, SHBA, që e ka vendosur luftën kundër korrupsionit si përparësi të politikës së saj të jashtme dhe ka  venë në shënjestër regjimet autokratike, armike të demokracisë dhe mirëqenies. Ne e kthyem në standard se ata që shpallen non grata nga SHBA nuk mund të zgjidhen në funksione drejtuese në PD.

Ne i kemi hequr çdo alibi Edi Ramës për të vazhduar qeverisjen e tij të korruptuar deri ne palcë, të ambalazhuar me estradë, cirk, mashtrime dhe batuta  të dala boje tashmë. Ne do të vazhdojmë si protagonistë të ndryshimit, me bindjen se jemi forca e vetme politike që mund ti japë fund dhe do ti japë fund regjimit të Edi Ramës”, tha Basha.

3 komente në “Basha i prerë me Berishën: Ata që shpallen “non grata” nga SHBA nuk mund të zgjidhen në funksione drejtuese në PD”

  1. xhoxhi says:

    O lul.Të jesh i qetë sepse Ramën ti nuk e largon kurë nga qeverisja,jo se ska të meta por sepse ty nuk të don një popull i tërë.Ti kënaqesh se ke ca militantë që të vijnë pas dhe mendon se do fitosh zgjedhjet,Ne si pensioistë rimë gjithë ditën kafeneve dhe unë skam dëgjuar asnjë që të flasë mirë për ty Pastaj përçarja e partisë tuaj do vazhdojë gjatë dhe ty nuk do të votojnë as të djathtët.Kështu që ti në vënd që tëmendosh se si do endryshosh partinë deri në zgjedhjet e ardhëshme flet për masakrën e 25 prillit.Këtu dë jemi dhe do shikosh se ti sa të jesh kryetar me gjthë mbështetjen e USA -së nuk do fitosh sepse do votjnë njerzit dhe jo ambasada amerikane.Unë të them largohu vetë që të dalë një njeri i saktë për partinë demokratike.

    1. Loni pe Kolkondasi says:

      Shoku Xhoxhi! Mos do ishte me mire qe PD-se tja zgjidhte vete shoku Edi Rama Kryetarin? Sepse edhe ne 90-ten shoku Ramiz i zgjodhi kryetaret e Partive. Pastaj, ky “lulushja” sikur po e tepron qe i nxjerre here pas here ndonje te palare shokut tone te lavdishem Edi. Ja, per kete une them se duhet qeruar nga Partia Demokratike dhe te vendosnim ne krye te saj nje Socialist te vendosur.

  2. Sahale-Shpellari says:

    O Loni prej betoni…, Njeri m#t e tjetri [email protected], sic e thot dhe populli, S’lahet m#ti me shurre… Prandaj perderi sa te jene ne krye keto plehra (SaHaleja dhe Lulushka jote) Edi Rama sa do te meta te ket prap do mbetet ne pushtet. PD-ja eshte nje parti llumi qe duhet te spastrohet nga gjithe plehrat qe e kane mbytur, duke filluar me dyshen SaHalen dhe Lulushken, pastaj mund te behet PD-ja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje