Nuk deklaroi makinën prej 13 mijë eurosh, Prokuroria padit ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës

11 Janar 2022, 19:21Rajoni TEMA

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur padi ndaj Skënder Hyseni për deklarim të pasaktë të pasurisë.

Sipas padisë theksohet se Skënder Hyseni në cilësi të Ish-Koordinatorit Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit se në formularin e deklarimit të pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara, duke mos deklaruar një veturë të tipit “Volksvagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij.

Aktakuza rezulton të jetë përpiluar më 10 dhjetor 2021, ndërsa rezulton se më 14 gusht 2020 në Prishtinë, Skënder Hyseni është akuzuar se në cilësinë e zyrtarit të lartë publik – Koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, nuk ka paraqitur me dashje të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë pasi ka marrë detyrën Koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, të dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Skënder Hyseni se ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430, paragrafi 2 të Kodit Penal, ku kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, shkruan Betimi për Drejtësi.

Gjobat e shqiptuara sipas këtij neni mund të jenë ditore dhe mund të shqiptohen derisa kryesi të përfill urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqishëm që është subjekt i veprimit.

1 komente në “Nuk deklaroi makinën prej 13 mijë eurosh, Prokuroria padit ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës”

  1. Fatosi-kosove says:

    Alla-akber-bini alias albin kurti sapo u ba krajl i kosoves pati deklaruar se do tju sekuestron pasurine hajnave siq i quan ai kundershtaret politik, dhe nese skender hyseni paska fshehur nje veture dhe drejtesia do ta hetoje shume mire po kur do merret me zevendeskryeministrin haki abazi qe shoket e tij e kane akuzuar per 500.000 dollar,pra 22 her ma shum se z. Hyseni,pastaj me mender kryeparllamentarin sharllatan kanjufcen kur do merret pa harruar edhe te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje