Familja me 6 anëtarë në Korçë, jeton me asistencë 5 mijë lekë në muaj

14 Janar 2022, 21:50Sociale TEMA

Termometri në qarkun e Korçës tregon disa gradë nën zero. Ngricat dhe i ftohti e bëjnë të vështirë jetën për qindra familje me përkrahje ekonomike.

Një prej tyre është familja Hyska me 6 anëtarë. Kryefamiljari nuk ndodhej në banesë. Ai kishte dalë për të siguruar të ardhura për të ushqyer fëmijët.

“Kam 4 fëmijë, nuk kam ndihmë ekonomike asgjë, vetëm 50 mijë lekë (të vjetra) asistencë. Burrin e kam të sëmurë, djalin të sëmurë”, tregon Edmira Hyska.

Moti i ftohtë është rrezik për fëmijën. Nëna nuk ka para për të blerë dru për ngrohje.

“Skam dru. Burri del për dru po e lënë në mal të marrë, lajmërojnë policinë. Po shkoi burri në mal të marrë dru lajmërojnë policinë dhe e futin brenda”, shprehet nëna e fëmijëve.

Në qarkun e Korçës janë 8,500 familje që marrin ndihmë ekonomike.

Më të varfrit marrin 15 mijë lekë në muaj. ndërsa familja Hyska merr 3 herë më pak.

Më këto të ardhura, mamaja e 4 fëmijëve nuk i plotëson dot kërkesat minimale të tyre.

“Ata (fëmijët) e dinë që s’kemi dhe nuk kërkojnë”, shprehet ajo.

3 komente në “Familja me 6 anëtarë në Korçë, jeton me asistencë 5 mijë lekë në muaj”

  1. Mirel says:

    Korcaret mos kerkojne doreheqjen e Kryetarit te Bashkise per zhdukjen e qenve sepse po ikin njerzit si qente.

  2. Manuela says:

    Gjykoj nga fotot. Perdet e mira. Kolltuku i mire. Femija i vogel veshur per bukuri. Kjo vete veshur shume mire. Me 50 mije lek asistence vet i 6 i ka blere? Pastaj kur nuk ke lek mos pjell 4 kalamaj. Rri me nji femije. Ka te varier qe vertet me kepusun shpirtin. Po kjo jo.

  3. koli says:

    eh cna nxorren mallin e socialit nangli kto, dun me jetu qyl.
    Ik punoni atje, beni pune e jetoni me ballin lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje