Vala Omicron, epidemiologu: Me kalimin e dimrit do të kthehemi në normalitet, kjo situatë nuk vjen më

14 Janar 2022, 08:53Sociale TEMA

“Ishte e pritshme që numrat të rriteshin, jemi në sezonin e dimrit dhe çdo virozë përhapet në këtë stinë. Omicroni mund të përhapet shpejt, por ka një ndikim më të ulët në sëmundshmëri. Aktualisht, një pjesë e madhe e popullatës së botës është vaksinuar ose ka krijuar imunitet natyror. Nuk duhet të fokusohemi shumë në rastet e reja, por shtrimet spitalore dhe ndërrimet e jetëve. Nëse unë sot jam i infektuar, por nuk kam simptoma, kjo nuk më bën të sëmurë”.

Kështu u shpreh epidemiologu Taulant Muka teksa foli këtë mëngjes në Dita Jonë në lidhje me valën Omicron dhe ecurinë e pandemisë.

Ai theksoi se situata aktuale nuk do të përsëritet më dhe sapo të kalojë dimri do të shkojmë drejt normalitetit. “Jam shumë optimist se me kalimin e dimrit do të kthehemi drejt një normaliteti. Mund të ketë ndërhyrje me masa të vogla gjatë vjeshtës së ardhshme, por jo në këto situata që jemi aktualisht”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje