Historia e sipërmarrësit shqiptar në Kenia: Ika nga Shqipëria me një grusht dhe me vete

13 Janar 2022, 11:23Sociale TEMA
Historia e sipërmarrësit shqiptar në Kenia: Ika nga

Shpëtim Redo është një personazh, emri i të cilit flet shumë. 30 vite më parë i revoltuar nga regjimi, ai u arratis nga Dibra se do të jetonte në Nairobi të Kenias, një shtet i Afrikës. Me vete pati vetëm “valixhen e ëndrrave” dhe një grusht dheu të butë nga kufiri i mëmëdheut.

Në një lidhje me Skype për “ABC”, Redo rrëfeu të gjithë rrugëtimin e tij që nga viti 1990. Ai u ndal konkretisht edhe te dheu që mban gjithmonë me vete.

“Këtë dhe e kam marrë ditën që jam arratisur. E mbaj gjithmonë me vete se më sjell fat. I bëra një premtim atë natë vetes, u drejtova ‘Shqipëri mos më harro kurrë’ dhe e kemi mbajtur premtimin të dyja palët, unë dhe Shqipëria nuk më ka harruar.

Ai dheu ka 32 vite që është vazhdimisht me mua dhe çuditërisht kur kam kaluar nëpër kampet e emigrimit në Beograd apo në Vienë kur kam shkuar dhe kur e tregoja i bënte çudi, disa qeshnin, disa më shikonin me një farë admirimi, policia e kam fjalën dhe nuk ma ka prekur kush. Të gjitha gjërat mi merrnin atë jo”, tregoi ai.

Fillimisht, Shpëtimi u largua nga ish-Jugosllavia, duke u vendosur në Vjenë të Austrisë. Mbaroi shkollën profesionale për gastronomi në Vjenë dhe në 1997 hapi restorantin e tij. Kjo deri në vitin 2012, kur në Kenia, bashkëshortes së tij, Klodianës ju ofruar një punë si juriste në një kompani të madhe amerikane për të nisur kështu një rrugëtim të ri të panjohur për familjen e tyre ku jetojnë tashmë prej tetë vitesh.

Shpëtimi tregoi se tani ka ëndërr të mbarojë universitetin për drejtësi, për të cilin do e ndihmojë edhe bashkëshortja.

“Unë kam pasur një restorant në Vjenë për 13 vite me radhë. Megjithatë ëndrra ime ishte të përfundoja universitetin dhe kam bërë një marrëveshje bashkë me bashkëshorten, e cila është juriste me profesion. Ajo do më ndihmojë që të përfundoj universitetin”, tha ai.

14 komente në “Historia e sipërmarrësit shqiptar në Kenia: Ika nga Shqipëria me një grusht dhe me vete”

  1. Red says:

    Bravo Timi jemi krenar per ty, suksese ne shkolle. Tralala

  2. Roberto says:

    Bravo te qofte. Njerez si ty te lene mbresa per kembenguljen dhe guximin qe ke patur per ti bere balle veshtiresive te emigracionit??

  3. Xhelal Ma ziu says:

    Ore ku eshte e vecanta e keti timit? Apo qe ka 8 vjet qe jeton ne Kenia?
    Vëri karin

  4. am says:

    Theksi mbi e o gdhë

    1. Béni says:

      n’a bane me qeshë o njeri i mirë…kam mendimin që harrove ti shtosh –mish me dy sy–.

  5. Vini says:

    Mbaj dheun ne xhep dhe shko ne Kenia,poi pse nuk investon ne vendlindje ky atdhetari i thekur.

    1. Ceco says:

      Se nuk I do rrocka Prandaj …. Po pse o loqe Duhet te investoka ketu ai boti, qe te merret me tipa si puna jote

  6. Moisi Golemi says:

    Po ku është sipërmarrja e këtij në Kenia?? Restoranti në Vjenë?
    Kërkini më mirë o gazetarë, se në Kenia keni shqiptarë me minierë floriri, ç’merreni me këtë humbamenon?

    1. Vlora says:

      Ka te drejte moisiu,ne Kenia ka miniere floriri hashim thaçi me baton hagjiun ka nja 9 vite qe e kane,kuptohet me parate tona e kane blere.Aty do e hapin nje shkolle qi’bythje me zezake dibrani bashke me kavajs(i,e)n nul brava me gazmenden me “marmiten” e ç’bjelluar nga zezaket sa ishte ne universitet.

  7. asd says:

    Nuk kishte ne diber kesi kodrash!

  8. Ceni says:

    Te qofte e mbare jeta, o njeri. Vazhdo endrren, ketu do bridhje kafeneve. Per njerzit puntore e te virtutshem bota nuk mjafton, eshte e vogel.

  9. ben says:

    Per ca individe ketu me siper qe nuk lene njeri pa share.
    Nuk eshte faji i shqiptareve, qe me pune e me djerse kane arritur suksese ne jeten e tyre. Ne vend qe te jeni xheloze per ta, do benit mire qe te ulni kurrizin e te punoni me shume qe te arrini suksese edhe juve nen shembullin e atyre qe shani.
    Ketij zoterise dhe familjes se tij i uroj jete te gjate dhe suksese te metejshme atje ne Kenian e larget.
    Respekte per kete atdhetar qe gjithmone ruan ne zemer dashurine per memedheun e tij.

  10. Njeri says:

    Kur je Dibran te tana i ban…

  11. Enri says:

    Zoti i dhente jete dhe sukses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje