Epidemiologët: Rritja e infektimeve, e pritshme

12 Janar 2022, 15:28Sociale TEMA

Rritja e infektimeve nga koronavirusi javët e fundit, ishte e pritshme sipas epidemiologëve. Mjeku Ilir Alimehmeti shprehet se ardhja e emigrantëve nga vendet e ndryshme për festa dhe qarkullimi i “Omicron” ka ndikuar në përhapjen më të shpejtë të Covid-19.

Ilir Alimehmeti: Kemi një ecuri shumë të ngjashme me ecurinë e vjetshme, që do të thotë se rastet filluan të rritesh javën e dytë dhe të tretë të Janarit, sepse virusi fillimisht shkon në Evropën Perëndimore ku ne kemi të afërmit tonë, të cilët kthehen për festa dhe na sjellin virusin. Do të kemi një rritje që pritet të zgjasë rreth 3-4 javë.

Ndryshe nga varianti dominues “Delta”, “Omicron” sipas specialistëve ka nivel agresiviteti më të ulët referuar studimeve ndërkombëtare

Për patur iminutet sa më të fortë e për të përballuar variantet e ndryshme të koronavirusit, epidemiologu thekson se ka shumë rëndësi ushqimi, vitaminat dhe vaksinimi.

Autoritetet shëndetësore apelojnë për kujdes nga ana e qytetarëve dhe për respektim të masave anticovid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje