Apartamentet në Vlorë shiten në masë, 1600 € metri katror në Lungomare

12 Janar 2022, 22:00Sociale TEMA

Kërkesa për blerje apartamentesh në qytetin e Vlorës ka njohur rritje.

Kërkesa e lartë, mungesa e ndërtimeve të reja por edhe investimet e shumta të kryera në qytetin e Vlorës kanë rritur ndjeshëm vitet e fundit çmimet e apartamenteve, çmime të cilat sipas agjentëve imobiliarë janë gati të papërballueshme për qytetarët shqiptarë, ndërsa ka një interes nga shqiptarët e diasporës dhe të huajt, ku dominojnë italianët, polakët.

Agjentët imobiliarë shprehen se blerësit kryesorë janë të huajt, të cilët po krijojnë portofol pasurish të paluajtshme për t’i përdorur me pas për turizëm.

Kryesisht në shëtitoren e bregut te detit, Lungomare, çmimet variojnë nga 1200-1600 euro metri katror. Një trend në rritje të blerësve potencialë ka pasur kohët e fundit nga vendet e rajonit. Kemi shumë polakë, italianë, spanjollë dhe çekë që po blejnë shumë në pjesën e bregdetit jonian”, tha agjenti i shitjes Renato Banushaj.

“Aktualisht rritja e çmimeve ka ardhur sepse ka pak leje ndërtimi dhe ndërtime të reja, te paktën në zonat me potencial blerës dhe kjo ka rritur kërkesën, duke qenë se oferta e ulët ka rritur çmimet”, shtoi ai.

“Zonat më të kërkuara janë zona e shëtitores, me implementimin e projektit të ri pjesa e Plazhit të Vjetër dhe bulevardi nga rruga e Cipajve, zona te Stadiumi  dhe zona e Skelës. Çmimet për metër katror 1200- 1500 euro në vijën e parë të shëtitores, 800 – 1100 plazhi i vjetër dhe 750 euro bulevardi Ismail Qemali”, tha Bruno Xhaferraj, agjent shitje në agjencinë imobiliare Century 21.

Çmimet për metër katror të një apartamenti kanë pësuar rritje prej 15% krahasuar me një vit më parë. Por kjo nuk e ka ulur kërkesën e blerësve, ndërkohë që tregu vuan mungesën e ofertave.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Arben Breshani shpjegon se përse blerësit po hasen më këtë vështirësi.

“Kjo ka të bëjë me lejet e ndërtimit, nuk ka leje ndërtimi të mjaftueshme në Vlorë për shumë arsye ku kryesorja është marrëdhënia me pronarët e tokës, një marrëdhënie e vështirë dhe kjo bën që të mos ketë shumë leje, sepse nuk kemi ndonjë pengesë në drejtime të tjera sepse të gjithë planet rregulluese ekzistojnë. Historikisht klientët kryesor kanë qenë emigrantët, kurse sot është pjesa e diasporës, kosovarët që jetojnë në Zvicër, apo Gjermani. Është e pamundur që një vlonjat, apo shqiptar me rrogë të blejë shtëpi në Vlorë, por duke pasur fëmijë emigrantë kanë mundur të blejnë një shtëpi”, u shpreh Arben Breshani.

Vetëm në 6 muajt e fundit të vitit 2021, agjencitë imobiliare të qytetit kanë shitur 120 apartamente, ku 75 janë blerës të huaj.

3 komente në “Apartamentet në Vlorë shiten në masë, 1600 € metri katror në Lungomare”

  1. Idjot. Perse i thoni rruga e cipajve apo ... says:

    ..pordhe dhe vetem pordhe. Ruga ka emer theter dhe jo llagape denglash o lamash vlore se si plasi kari vlonjateve per pordhe e pordhacer.

  2. Vlonajti says:

    Mashtrime ordinere. Gjithkush qe jeton ne Vlore e shikon mungesen e banoreve ne qytet. Vlora po kthehet ne qytet fantazem. Ne Lungomare nje pjese e mire e biznseve mbyllen gjate dimrit. Flitet prej vitesh qe po blejne te huaj, por se ku jane e dine Beni me shoke. Ahhh se harrova keta anetaresuan ne PS edhe nja 15 pensionista italiane ne fushate. Gallate e madhe.
    P.s eshte edhe nje kompleks pallatesh me emrin Osla, po qe ska asnje skandinav banor e pronar.

  3. Kafja me pak says:

    Lerini Brockullat vlora eshte pa buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje