RAPORTI/ Shqipëria rrezikohet nga kriza e borxhit: Mungojnë masat ndaj sigurisë kibernetike dhe sëmundjeve infektive

13 Janar 2022, 13:17Sociale TEMA

Janë pesë, risqet kryesore, të cilat Shqipëria i mbart për vitin 2022 në raportin e fundit të organizatës ndërkombëtare për bashkëpunimin publik-privat, World Economic Forum.

Ndër to, ato më kryesoret kanë të bëjnë kryesisht me ekonominë, si edhe sigurinë shëndetësore e kibernetike.

Raporti shpalos një qasje globale të risqeve që çdo shtet mbart në vetvete, duke marrë parasysh edhe sfidat e gjithsecilit.

Kriza e borxhit në ekonomitë e mëdha, është e listuar ndër të pestat. Ajo cilësohet edhe si risku më i lartë, duke qenë se impaktin drejtpërdrejt ekonominë dhe mirëqenien e të tjerëve. Rrjedhimisht, edhe fusha të caktuara të jetës.

Risku i sëmundjeve infektive është i pranishëm sipas raportit. E njëjta gjë ndodh edhe me dështimin e masave për sigurinë kibernetike.

Ndër të tjera, luhatjet e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe dëmi klimatik i shkaktuar nga njeriu, është pjesë e raportimit.

Këtë të fundit, World Economic Forum e paralajmëron edhe si një risk të vërtetë global dhe është ndër kryesorët e renditur.

Vendet e rajonit kanë po ashtu risqe të ngjashme nëse i referohemi raportit. Kryesisht, ato kanë të bëjnë me çështjet e klimës dhe ekonomive.

Për disa, me risk janë gjithashtu konfliktet ndërshtetare, si për shembull rasti i Serbisë kundrejt Kosovës apo Bosnjë dhe Hercegovinës dhe konflikti në distancë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në vendet e mëdha, risk i lartë paraqitet edhe për sulmet terroriste. Megjithatë, shkaqet natyrore mbeten primare për shqetësim.

1 komente në “RAPORTI/ Shqipëria rrezikohet nga kriza e borxhit: Mungojnë masat ndaj sigurisë kibernetike dhe sëmundjeve infektive”

  1. thjesht fare says:

    Sa te jete Edvini mos e rruni loqen,E ka mire me Sorros dhe gjen borxhe,po te fitoje Berisha, gjo qe sbon vaki kurr atehere pergatituni te hani bar per se verteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje