Vritet infermieri në "kampin e tmerrit" në Siri, ndërpriten misionet humanitare, fëmijët shqiptarë në rrezik

14 Janar 2022, 16:38Bota TEMA

Të gjitha organizatat ndërkombëtare, kryesisht humanitare, kanë pezulluar punën e tyre në verilindje të Sirisë, pasi një infermier u vra brenda kampit Al-Haël.

Baseem Muhamad, baba i dy fëmijëve, punonte pranë gjysmëhënës së kuqe në kamp, ndërsa një person, identiteti i të cilit ende nuk dihet, e qëlloi për vdekje me pistoletë.

Sipas autoriteteve kurdë, dyshohet se vrasësi është pjesë e qelizave të mbetura të grupit islamik ISIS dhe ka arritur të futet në brendësi të kampit i maskuar me burka.

Në Al-Hawl, i cili është strehë për rreth 58 mijë persona, ndodhen dhe fëmijë shqiptarë, për të cilët misionet e shpëtimit duket se kanë ndaluar. Eva Dumani, familja Dibra, Elona Shuli së bashku me tre motrat dhe vëllain e saj, si dhe Hajrije Taushani vijojnë të mbeten brenda kampit, ndërsa siguria e jetës është shqetsimi kryesor.

Sipas statistikave jozyrtare, më shumë se 90 persona, mes tyre dhe fëmijë, u vranë gjatë vitit 2021.

1 komente në “Vritet infermieri në “kampin e tmerrit” në Siri, ndërpriten misionet humanitare, fëmijët shqiptarë në rrezik”

  1. Pordhe me rigone.... says:

    Nderkoh qafiri “Taullau” i eshte drejtuar me” turkish air “kampit sirian ne ndihme te birazereve turkoshqipfoles…… allah uakbar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje