FOTOT/ Degradimi i modeles Bella Hadid, vazhdon të ndeshet me probleme serioze të shëndetit mendor

18 Janar 2022, 11:58Lifestyle TEMA
FOTOT/ Degradimi i modeles Bella Hadid, vazhdon të ndeshet me probleme

Modelja, Bella Hadid, ka thënë se problemet e saj për shëndetin mendor janë fajtorë për arsyen pse ajo nuk ka angazhuar një stilist personal “për një kohë të gjatë”.

Duke folur për WSJ Magazine, supermodelja 25-vjeçare zbuloi se ishte “në një vend kaq të çuditshëm mendërisht” sa që ishte vërtet e ndërlikuar për të “të dilte nga shtëpia dhe të vinte një veshje së bashku, veçanërisht me ankthin e fotografëve”.

“Në vitin e fundit, ishte shumë e rëndësishme për mua të mësoja se edhe nëse njerëzit flasin për stilin tim, nëse u pëlqen apo nuk e pëlqejnë, nuk ka rëndësi, sepse është stili im”, tha Bella.

“Kur dal nga shtëpia në mëngjes, ajo që mendoj është: A më bën kjo të lumtur? A ndihem mirë në këtë dhe a ndihem rehat?”, shtoi modelja.

Modelja e Victoria’s Secret, ka folur edhe më parë për shëndetin e saj mendor përmes Instagramit vitin e kaluar, duke zbuluar se ajo ka “vuajtur nga depresioni dhe ankthi ekstrem” për pjesën më të madhe të jetës së saj adoleshente dhe të rritur.

“Ankthi im social ishte diçka që ngadalë u rrëmbye tek unë ndërsa u rrita në të njëzetat,” shkroi ajo në atë kohë.

“U bë më e vështirë për mua të dilja pa pirë një pije për të qetësuar nervat e mia, gjë që më bëri të mos doja të dilja fare, kështu që isha vetëm në letargji midis punëve”, kishte thënë Bella.

Ajo pati shtuar se – “Me një jetë që po shtyn vazhdimisht një regjim social, së bashku me punën 13 orë në ditë, e dija se kjo nuk ishte një jetë e qëndrueshme për mua”.

Hadid gjithashtu ka shpjeguar pse kishte vendosur nëntorin e kaluar të postonte një seri selfiesh të vetes duke qarë.

“Do të kisha episode vërtet depresive dhe nëna ime ose mjeku do të më pyesnin se si isha dhe në vend që të përgjigjesha me mesazhe, unë thjesht do t’u dërgoja atyre një foto”, tha ajo.

“Ishte gjëja më e lehtë për mua në atë kohë, sepse nuk isha në gjendje të shpjegoja se si ndihesha”, shtoi ajo.

Duke folur për mediat sociale, Hadid, ka thënë se shpreson që ndjekësit e saj ta dinë se ndërsa gjërat “duken kaq bukur” në Instagram”, realiteti është shumë më ndryshe.

“Ndihesha sikur ishte mirë për mua të isha në gjendje të them të vërtetën time. Në një moment nuk isha në gjendje të postoja më fotografi të bukura. E kisha tejkaluar limitin”, shpjegoi ajo.

2 komente në “FOTOT/ Degradimi i modeles Bella Hadid, vazhdon të ndeshet me probleme serioze të shëndetit mendor”

  1. Goni karderri says:

    keshtu eshte kur pallohesh dy – tre here ne muaj

    1. artiles says:

      Té shfrytezoi industria e modes, pa marre parasysh moshen, karakterin, psikologjine dhe efektet e ekspozimit ne sytë e çakejve seksualë të indurstrise ae modelingut!

      Dhe tani ti vuan pasojat!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje