Covid-i i lehtë dobëson kujtesën

19 Janar 2022, 17:17Bota TEMA

Edhe format e lehta të Covid-19 lënë pas pasoja afatgjata. Një prej tyre është dobësimi i vëmendjes dhe kujtesës gjashtë deri në nëntë muaj pas infektimit. Konkluzioni del nga një studim i Universitetit të Oksfordit në Britani.

Në funksion të studimit, pjesëmarrësve që kishin rezultuar pozitivë për Covid-19 më parë, por nuk raportuan simptoma të tjera tradicionale të gjata të Covid, iu kërkua të kryenin ushtrime për të testuar kujtesën dhe aftësinë e tyre konjitive.

“Ajo që të habit është se, megjithëse pacientët Covid-19 nuk ndienin simptoma në kohën e testimit, ata treguan vëmendje dhe kujtesë të degraduar”, thotë Dr. Sijia Zhao i Departamentit të Psikologjisë Eksperimentale, Universiteti i Oksfordit.

Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit ishin dukshëm më keq në kujtimin e përvojave personale, të njohura si kujtesa episodike, deri në gjashtë muaj pas infektimit.

Po ashtu, u vu re një rënie më e madhe në aftësinë e tyre për të mbajtur vëmendjen me kalimin e kohës, deri në nëntë muaj pas infektimit.

1 komente në “Covid-i i lehtë dobëson kujtesën”

  1. COVID-19 News says:

    Ndersa ai I formes se rende forcon kujtesen dhe ate poshte nga dru e ben beton por nga ana tjeter forma e rende e COVID-19 krijon tharje vaginale edhe per 20 vjecaret keshtu we rekomandohet lubrifikyes ose krem vaginal gjate aktit sublim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje