Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano mori pjesë në analizën vjetore të punës së strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka falënderuar drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe efektivët në varësi, për rezultatet e arritura gjatë vitit 2021, dhe është ndalur në perceptimin që është krijuar në komunitet, për shkak të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë. Në lidhje me këtë perceptim, Drejtori i Përgjithshëm Nano ka garantuar qytetarët se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan janë tërësisht të angazhuara për të vijuar punën, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, krijimin e një ambienti sa më të sigurt, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, kapjen e autorëve dhe të personave në kërkim.
Po në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka kërkuar angazhim akoma më shumë nga strukturat e Policisë, si dhe ka kërkuar nga qytetarët, besim dhe mbështetje për të ndihmuar shërbimet e Policisë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe ndryshimin e këtij perceptimi që është krijuar kohë më parë në këtë rajon.
Më pas, gjatë zhvillimit të analizës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar strukturave vendore, rritjen e forcës goditëse dhe zbuluese, zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë dhe kapjen e autorëve, parandalimin e kultivimit të kanabisit, duke treguar zero tolerancë në parandalimin e krimit dhe goditjen me ashpërsinë e ligjit, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në çdo fushë, duke sjellë pasoja për jetën dhe pronën e qytetarëve.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm u ka kërkuar strukturave vendore që të grumbullojnë informacion, duke bashkëpunuar me qytetarët, për vendndodhjen e personave në kërkim dhe me ndihmën e Forcave Operacionale në PSH, të realizohet kapja e tyre.
Nano ka siguruar strukturat se do të kenë në dispozicion ekspertët më të mirë të hetimit të krimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me qëllim bashkërendimin e punës dhe me Prokurorinë e Rrethit, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.
Drejtor Nano u ndal dhe te gjenerata e re e Policisë. Ai u ka kërkuar drejtuesve të strukturave policore që punonjësit e rinj që kanë filluar punë të mos lihen me shërbim nëpër Komisariate dhe Drejtori, por brezi i ri të aderohet dhe të planëzohet me shërbime në terren, me qëllim rritjen e performancës së Policisë, pasi brezi i ri është i mirëpritur, krijon një impakt shumë pozitiv dhe rrit besimin te qytetarët për një Polici më profesionale dhe më të aftë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.
Aleksander Cipa i shperndan keto lajme pacavure ?
Si mund te presessh rezultate nga Cipa kur ai nuk ka punuar asnje dite te vetme si oficer ne terren , por direkt si titullar…
Pse nuke i fute edhe nje rruge andeje nga Firi , Shkodra ,Vlora,Korca Kruja ,,apo vetem Elbasani ka punishte te millit te bardhe .
Zbatoni vetem ligjin ,dhe lereni maliqin ,dhe do te shiheni se si behet shtete ai vende .Keshtu eshte kure komandojne grupet e bandave ,dhe vjene drejtori i policise per te bere morale policeve me 400 mije leke rroge ne muaj .Eshte normale qe ai vende do te vazhdoje te ece perpara me njeren dore pushken ,dhe doren tjeter grushtin per tu betuar per ato qe do bejne ,kure ke te beshe me Dakot ,apo grupet e bandave ku i gjene ne c’do qytet . Beni kujdese se mose u iki edhe balili ,miku i ngushte i kryetarit te lsi .
AJDE NE LAC NJEHER KU TE PLOTFUQISHMIT NEPER FSHATRA MARIN LEK NGA ATA QE VRASIN NJEREZ BEJ NJE INSPEKTIN NE LAC KU AI QE PUNON ME NDERSHMERI PUNTOR NDERTIMI I VIN POLICIA E MER ,BILES FNSH DHE AI QE MERET ME PISLLIQE DHE ME SPIUNAZHE NE FAVOR TE POLICEVE RRIN VA,HDOJN DETYREN E NDYR.
Ajde ne lac zoti gledis se ke vrasesit te mbrojtur nga te plotfuqishmit e fshatrave i mbajn se i paguajn .ke spiuna qe raportojn pse puntori ndertimit po punon me djers kur ky spiun ka konflikt me komshiun dhe lajmeron policin per puntorin e thjesht ,,