Australia miraton dy ilaçe kundër Covid-19

20 Janar 2022, 14:32Bota TEMA

Rregullatori i barnave në Australi ka miratuar për herë të parë 2 ilaçe orale kundër Covid-19. Bëhet fjalë për Paxlovid dhe Lagevrio. Ato janë miratuar “përkohësisht”, që do të thotë se mund të administrohen nga punonjësit shëndetësorë në rrethana të kufizuara.

“Ne kemi vaksina  të sigurta dhe efektive. Ne kemi administruar në mënyrë intravenoze antivirale dhe antitrupa monoklonale, të cilat sigurisht na kanë ndihmuar. Por ajo që na ka munguar tani është një terapi orale që ndryshon rrjedhën e sëmundjes Covid”, ka deklaruar drejtori i sëmundjeve infektive në Shërbimet Shëndetësore Mater, profesori i asociuar Paul Griffin .

Australia ka regjistruar 2,022,581 raste dhe 2,890 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje