Ndërkohë që janë intensifikuar përpjekjet diplomatike për shmangien e konfliktit në Ukrainë, ushtria ruse demonstron forcë. SHBA u lejojnë vendeve të Baltikut furnizimin e armëve në Kiev.
Në kulmin e tensionit lidhur me Ukrainën, lidhur edhe me shqetësimin e Perëndimit nga ndërhyrja e ushtrisë ruse në vendin fqinj, Rusia ka njoftuar për një manovër ushtarake në shkallë të gjerë në Atlantik, Arktik, Paqësor dhe në Mesdhe.
Në stërvitjen e planifikuar për në janar dhe shkurt janë përfshirë gjithsej më shumë se 140 anije, mbi 60 aeroplanë dhe 1000 pajisje të tjera ushtarake, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë, sipas të dhënave të agjencive ruse të lajmeve. Rreth 10.000 ushtarë do të marrin pjesë në këtë manovër.
Ministria ruse e Mbrojtjes shpjegoi, se qëllimi kryesor i stërvitjes së planifikuar është “mbrojtja e interesave kombëtare ruse në oqeane dhe për t’u bërë ballë kërcënimeve ndaj Rusisë prej oqeaneve”.
Devijim përmes Baltikut
SHBA u lejojnë shteteve baltike, që të furnizojnë në Ukrainë armët e prodhuara në SHBA. Ministria e Jashtme e SHBA-së njoftoi, se Estonia, Letonia dhe Lituania si dhe Britania e Madhe kanë marrë lejen që nga arsenalet e tyre të dërgojnë në Ukrainë pajisje ushtarake të prodhimit nga SHBA, por nuk janë dhënë detaje për llojin e armëve. Një person i besuar me këtë proces, tha se Estonia lejohet të furnizojë në Ukrainë armë artilerie Javelin dhe Lituania raketa të mbrojtjes ajrore Stinger.
Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Arvydas Anusauskas, i konfirmoi agjencisë së lajmeve AFP furnizimet e planifikuara me armë për në Ukrainë. “Ne kemi vendosur të dërgojmë armë dhe të tjera ndihma, por nuk mund të përmend detaje”, deklaroi ai.
Bazuar në rregulloret e kontrollit të eksportit të armëve shtetet duhet të marrin lejen e Ministrisë së Jashtme të SHBA-së, përpara se të dërgojnë në vende të treta armë të marra nga SHBA-ja.
pavarsisht rrezikut që duket qartë,nuk do të ketë luftë!!
sidoqoftë veprimet amerikane,më duken të drejta!ata duhet ti bëjnë të ditur putanës se nuk është ai që vendos!!
një furnizim direkt me material ushtark mbrojtës,amerikan,britanikët kanë filluar,suedez për antitank,duhet bërë urgjentisht!!me këtë rast do të furrnizohej ukraina pa pasur nevojë të “provokojnë” putanën!!në këto monente është ai që provokon!!
në një kohë normale paqeje,një furrnizim me material modern perëndimor do të merrej,cilësohej si një “provokim”,sot jo!!aot quhet “pregatitje për mbrojtje nga agresioni”!!