Presioni amerikan dhe europian mbi Beogradin e Prishtinën

22 Janar 2022, 16:37Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një Kosovë sovrane, të pavarur, multiteknike, siç parashihet në Kushtetutën e saj, ka vënë në dukje zëdhënësi i DASH-it.

Zëvendësndihmës sekretari për çështje europiane dhe euroaziatike, njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se SHBA-ja është e përkushtuar për suksesin e mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e këtyre shteteve në BE, përfshirë edhe Kosovën “si shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”.

Ditët në vijim pritet një koordinim i përpjekjeve të të dërguarit të BE-së Mirosdlav Lajcak dhe atij amerikan Escobar për të bindur liderët në Beograd e Prishtinë të rikthehen në tavolinën e bisedimeve.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rifillojnë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian në frymën e kompromisit të nevojshëm në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dhe minimizimin e tensioneve.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit i këshillon palët se një marrëveshje normalizimi gjithëpërfshirëse do të mundësojë rrugën e tyre europiane.

1 komente në “Presioni amerikan dhe europian mbi Beogradin e Prishtinën”

  1. Zana e Parë says:

    Ore, lërini tryezat pa mbarim, se u bënë 20 e kusur vite me këto përrallat e “bisedimeve”. Detyroni Beogradin të njohë Kosovën e Pavarur dhe çdo gjë ecën vetë pastaj. Bëjeni këtë, pse edhe Beogradi politik këtë pret: ta detyroni ju për Njohjen, që të jetë i “larë” para miletit serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje