Koreja e Jugut paguan borxhet e prapambetura të Iranit në OKB

23 Janar 2022, 15:16Bota TEMA

Koreja e Jugut  së fundmi ka bërë me dije se ka përdorur 18 milionë dollarë fonde iraniane të ngrira në bankat koreane për të shlyer detyrimet e prapambetura të Teheranit në buxhetet e Kombeve të Bashkuara.

Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga autoritetet në Seul, ku theksohet ndër të tjera se kjo nismë do t’i lejojë Iranit të rikuperojë shpejt të drejtën e votës në Kombet e Bashkuara.

Pagesa u bë të premten në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe OKB-në, pasi Irani kishte “kërkuar urgjentisht” Korenë e Jugut të paguante shumën e duhur.

Shuma ishte minimale e atyre detyrimeve të prapambetura nga Teherani në Kombet e Bashkuara për të rikuperuar të drejtën e votës brenda Organizatës, e cila ishte humbur në fillim të janarit.

Irani ka më shumë se 7 miliardë dollarë fonde të eksportit të naftës të ngrira në dy banka të Koresë së Jugut për shkak të sanksioneve të SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje