“Do të ishte e rrezikshme të supozohej se varianti Omicron do të lajmëronte fundin e pandemisë”. Kështu ka deklaruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom në një takim të bordit ekzekutiv të OBSH-së për pandeminë dyvjeçare që ka vrarë mbi 5.4 mln njerëz.
“Përkundrazi, globalisht kushtet janë ideale që të shfaqen më shumë variante”, u shpreh kreu i OBSH-së.
Tedros, kërkoi disiplinë dhe unitet në luftimin e koronavirusit. Fokus është edhe respektimi i masave anti-COVID.
Megjithëse Omicron ka bërë që rastet totale të rriten në afro 350 milionë, ndikimi i tij më pak vdekjeprurës dhe vaksinimi çoi në optimizëm se më e keqja e pandemisë mund të ketë kaluar.