VENDIMI: Shkeljet, konfilikti i interesit dhe humbja e gjyqit me Autoritetin e Konkurencës: Ja abuzimet e faktuara nga Gjykata të Armand Dukës

25 Janar 2022, 11:05Sport TEMA

Autoriteti i Konkurencës në vendin tonë vitin e kaluar ka kryer një hetim të thelluar rreth veprimtarisë me pozitën dominuese që Federata Shqiptare e Futbollit ka në lidhje me aktivitetin ekonomik që zhvillon, dhe dhënien e kushteve dhe detyrimeve.

Komisioni i Konkurrencës, pas shqyrtimit të raportit të hetimit të thelluar ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me aktivitetin ekonomik që zhvillon, ka vërejtur një numër mjaft të madh shkeljes dhe konfliktesh të pastra interesi që ka presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Gazeta TemA ka publikuar në atë periudhë dokumentin e plotë të Autoritetit të Konkurencës, të cilin po e risjellim edhe sot të plotë ku janë argumentuar të gjitha shkeljet skandaloze që ka kryer Institucioni i Futbollit Shqiptar.

Një nga shkeljet e rënda që përbën konfliktin e pastër të interesit është ajo e shitjes së të drejtës së transmetimit tek DIGITALB.

Gjithashtu, Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar shkelje të rënda sa i përket shitjes së të drejtës televizive, si dhe çmimeve të biletave të ndeshjeve të Kombëtares, madje duke marrë për bazë ankesat e tifozëve për takimet eliminatore Shqipëri-Andorrë dhe Shqipëri-Francë gjatë vitit të kaluar.

Shkeljet e Armand Dukës dhe FSHF-së që u vërtetuan nga Autoriteti i Konkurencës bëri që kreu i institucionit të futbollit shqiptar të hapte një gjyq për këto konstatime.

Në gjyqin e zhvilluar nga Armand Duka doli fituese Autoriteti i Konkurencës që tregoi abuzimet dhe konfliktet e interesit të kryera  nga presidenti i FSHF-së.

Vendim i cili u la në fuqi duke faktuar abuzimet e rënda të Armando Dukës nga Gjykata, dhe sot konsiderohet si një ndër rastet më të sukseshme në rrjetin europian të konkurrences, dhe si model edhe nga autoritetet homologe.

Ndërkohë, bashkia e Tiranës si aksionere e klubit të futbollit ka përgatitur një dosje voluminoze me fakte të pa kundërshtueshme rreth abuzimeve 20- vjeccare të Dukës në krye të FSHF-së.

Më poshtë është dokumenti i Autoritetit të Konkurencës për abuzimet e Dukës që u konkretizuan dhe nga Gjykata e Tiranës. (TemA)

VENDIM NR. 693(0)

1 komente në “VENDIMI: Shkeljet, konfilikti i interesit dhe humbja e gjyqit me Autoritetin e Konkurencës: Ja abuzimet e faktuara nga Gjykata të Armand Dukës”

  1. Pak says:

    Letra dhe fjale ka plot, po ashtu dhe krime e vjedhje, ndersa drejtesi, zero , ketu e 31 vjet. Vazhdon re-forma gjithe andej, por ndonje rezultat qe te buzeqeshe njeriu i pa fajshem nuk ka. Demokraci apo anarshi, drejtesi apo kurvellek politik, shtet apo rremuje, shtet ligjor apo shtet privat… e keshtu me radhe. Ti rruani bythen Enverit dhe diktatures, se diktature me te poshter s’ka pase e s’do te kete mbi Toke si kjo e sotmja. Fola dhe s’me degjoi njeri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje