Ka dështuar mbledhja e Shoqatës së Futbollit të Tiranës. Arsyeja për dështimin e mbledhjes, e cila duhet të mbahej në orën 15:00, është mungesa e kuorumit dhe fakti se kreu i FSHF-së Armando Duka dhe stafi i tij kanë shtuar 20 votues anonimë, duke përjashtuar kështu nga mbledhja shoqatat legjitime të Tiranës.
Të vetëdijshëm për mungesën e votave të mjaftueshme, kreu i FSHF Armando Duka tentoi që të shtonte rreth 20 votues anonimë në vend të anëtarëve legjitimë që ka kjo shoqatë, duke u përpjekur që të imponojë qëndrimin e tij.
Përfaqësuesit e shoqatave të Tiranës kanë deklaruar se FSHF ka prodhuar lista fiktive votuesish në momentin e fundit, duke falsifikuar listat e votuesve, një akt i dënueshëm penalisht. Në këtë mënyrë, rëndohen akuzat në Prokurori për Dukën, i cili përveç akuzës për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës, duhet të përballet edhe me akuzën penale të falsifikimit të emrave të delegatëve.
Por pavarësisht prodhimit të listave me votues fiktivë në momentet e fundit nga FSHF, mbledhja ka dështuar, pasi ky skandal i madh në botën e futbollit shqiptar është denoncuar hapur dhe nga mediat, të cilët mbetën jashtë dyerve të mbyllura.
Ndërkaq, mësohet se FSHF kishte bllokuar edhe valët e celularëve të delegatëve të Tiranës.
o pereni si eshte i fiksum kaq keq me e marr prap ate post, nale zot ket njeri, ka ik fare
O boll mer Duk se po cmensh, le radhe
nomal qe do deshtoje
mezor nuk merret posti sic ka bere gjithe keto vite
ishalla del dikush ta ndaloje se na e shpifi
aman se na lodhi, hiqeni njehere e mire
Beri nuja qumeshtor ca me bythe e ca me dore.
O duk ik mer burre se boll ke ndenj
hap krahun
Nuk e kuptoj se si Duka vazhdon te manipuloje zgjedhjet ne FSHF dhe kerkon me ngulm qe ta mbaje kreun edhe pas kaq vitesh. Po leria radhen dikujt tjeter, e behet nje risi ne ate institucion, sepse eshte me e drejte dhe normale.
Terhiqu me mire vete o Duk, se te erdhi fundi. Ke ndenj teper.