Luiza Gega renditet e dyta në turneun e Mançesterit, Veliaj: Koha që edhe në futboll, të largohet llumi e t'i jepet dorë talenteve

24 Janar 2022, 10:43Sport TEMA

Pista e re e atletikës e ndërtuar nga Bashkia e Tiranës dhe mbështetja për Sport Klub Tiranën ka bërë që rezultatet të mos vonojnë. Luiza Gega u rendit e dyta në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura në “Manchester World Indoor Tour” në Angli këtë të shtunë, rezultat që i siguron dhe një biletë për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura që zhvillohet muajt e ardhshëm në Beograd.

Kjo arritje është përshëndetur dhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili shkruan se kjo është prova se kur sporti e qyteti bashkëpunojnë ka rezultat. Ai thekson se tashmë është koha që edhe në futboll, të largohet llumi e t’i jepet dorë talenteve që e kanë pasion futbollin.

“Ja prova se kur sporti e qyteti bashkëpunojnë ka rezultat. Koha që në çdo disiplinë, edhe në futboll, të largohet llumi e t’i jepet dorë talenteve që e kanë pasion futbollin, jo biznes. Forca! Luiza Gega super, renditet e dyta në turneun e Mançesterit”, shkruan Veliaj.

Ja prova se kur sporti e qyteti bashkepunojne ka rezultat. Koha qe ne cdo disipline, edhe ne futboll, te largohet llumi e t'i jepet dore talenteve qe e kane pasion futbollin, jo biznes. Forca!

Luiza Gega super, renditet e dyta në turneun e Mançesterit https://t.co/jZIRqqZH0w

— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) January 24, 2022

1 komente në “Luiza Gega renditet e dyta në turneun e Mançesterit, Veliaj: Koha që edhe në futboll, të largohet llumi e t’i jepet dorë talenteve”

  1. Sara says:

    Erjona mi Erjona, perlave cdo hapesire publike a private ne Tirane e tani i qenke kthyer sportit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje