Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, do të kërkojë të Hënën një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armando Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Burime nga Bashkia e Tiranës për Gazetën SPORT konfirmojnë se, prej dy javësh, një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.
Çështjet e shitjeve ndërkombëtare të ndeshjeve dhe basteve të paracaktuara do t’i paraqiten oficerëve rajonalë të FBI. Kujtojmë se agjentët amerikanë çuan në rrëzimin e Blatter e Platini – miqtë “e pathyeshëm të Dukës”, që mbyllën me dënime penale karrierat e tyre!
Sipas burimeve, agjentet e DEA me qendër rajonale në Athinë – agjencia amerikane e antidrogës – do të prezantohen me të gjitha provat e parave të drogës në sport, me dijeni e mbështetje të Armando Dukës me elementë të botës së krimit në Shijak e vende të tjera të Europës e Amerikës Latine.
Nuk mbetet pas dosja britanike, për të dhëna të burimeve dhe shpenzimeve të pajustifikuara të familjes Duka në blerje pronash, makinash luksoze e asetesh në shifra të jashtëzakonshme. Scotland Yard dhe NCA, që gjurmon posaçërisht pastrimin e parave nga subjektet e huaja në Britaninë e Madhe, do të kenë të hënën prova të pakundërshtueshme sipas aksionerëve të Tiranës.
Ndërkohë, me shkresën me nr. 23859 prot. më datë 26.11.2021, është referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tiranë materiali procedurial për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i k. Penal në ngarkim të drejtuesve e punonjësve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në lidhje me këtë çështje është dërguar material shtesë me shkresën 23859/k/1, prot më datë 03.12.2021. Gjithashtu, me shkresën 23859/k/2 prot. më datë 16.12. 2021, është dërguar sërish material shtesë. Burime të prokurorisë së Tiranës konfirmojnë se çështjes do t’i shtohen dhe dy prokurorë të tjerë për të përshpejtuar hetimin.
Një sërë veprash të tjera për të drejtat e transmetimit, pastrimin e parave, apo kontratat e paligjshme në konflikt interesi të marketingut në futboll të kompanive të Dukës si AIBA, SuperSport, EcoMarket, GoTech, Kantina Duka, do t’i paraqiten për evazion fiskal agjencive shqiptare të Pastrimit të Parave, Krimit Ekonomik dhe Hetimit Tatimor! Duke qenë se aksionet janë të përbashkëta mes Armando Dukës dhe vëllait deputet Agron Duka, dosja voluminoze do t’i paraqitet edhe SPAK dhe ILDKP, si institucione që ndjekin posaçërisht politikanët e përfshirë në aktivitet kriminal.
Burime të Bashkisë së Tiranës, pohojnë se kanë përfshirë dhe konsulentë të huaj të medias për të ndërkombëtarizuar shkeljet e Dukës në abuzimet me Fondet e Solidaritetit të dhëna nga FIFA e UEFA, që nuk kanë shkuar për shoqatat e fëmijëve, por janë devijuar për zyrat e reja të Dukës. FIFA është akuzuar prej kohësh për mungesë kontrolli me abuzimet e federatave lokale me drejtues si Duka, dhe mesa duket një valë e re mediatike për këto shpërdorime ndërkombëtare po bëhet e pashmangshme.
Bashkia e Tiranës, si aksioner i FK Tiranës, do t’i përcjellë dosjen e plotë edhe Ambasadave Amerikane e Britanike në Shqipëri, për të kërkuar revokimin e vizave të familjes Duka, si minues përsëritës së demokracisë në futbollin shqiptar dhe të dyshuar në një sërë veprash penale!
Kjo është hera e parë që ka një mobilizim të tillë të institucioneve ndërkombëtare për të hetuar Armando Dukën dhe abuzimet në FSHF. Javën e kaluar u ndalua nga policia delegati i tij, Fundim Dollaku, për falsifikim të firmës së Kryetarit të Bashkisë së Shijakut, që të votonte paligjshmërisht Dukën.
Beteja Veliaj-Duka pritet të ashpërsohet javën që vjen me zgjedhjet për Shoqatën e Tiranës, ku Duka kërkon mandatin e 6-të pas 20 vitesh në krye të FSHF që nga viti 2002! (Marrë nga GazetaSport)
Duka e dine te gjithe cfare hajduti eshte aman.
Njeri e ka mare seriozisht ti beje zgjedhjet ne fejsbuk.
Legeni tjeter , sikur eshte tak ngjela, nderhyn te sporti..
Vend i mbaruar.
Vella i turkut.
Delenxhinj sa te duash.
Vari leshte.
Kush nga keta shfafatre eshte me i korruptuar, thua!
=
lol
Ne prag te zgjedhjeve u kujtua Erjoni?! Qesharak!
Hajdutet ne ndjekje te hajduteve, si zakonisht ne Shqiperi.
=
Jo cudi qe kjo botohet ne TemA.
Ishalla iken sa me pare nga FSHF se si lord ka mbet aty. S’mbeti njeri pa zhvatur vec qe ta fuse ne kombetare.
Shume turp, shpresoj ligji te vendose drejtesi ne kete rast dhe te zhduken kapot si punw e ketij
Arrestojeni sa me pare kete hajdut
Drejtori i Ujesjelles Kanalizimeve ne Tirane ka punesuar si drejtoreshe te nje filiali ne Tirane, nje onje qe eshte ne ndjekje penale per korrupsion kur ka qene drejtoreshe e personelit ne AKBN.
E vecanta eshte se drejtori i ka shitur shtepine zonjes ne fjale dhe fill pas kesaj e ka punesuar dhe bere drejtoreshe.
Shperdorim i paster detyre qe duhet hetuar nga SPAK.
Drejtori e ka emrin Elton dhe eshte nen mbrojtjen e vecante te Kryetarit te Bashkise Tirane.
O Drino Eltonin e mro Veliaj se jan i njëjti grup i mjaftit e e G-99. Eltoni vinte e rrinte si zorraxhi nëpër cepat e lokalet e Petro Ninit me gjith atë që ka për gru se sdu me ja përmen emrin. Robt e ktij kan zaptu hapsirat publike nëpër Tironë tu zgjeru lokalin çdo 2 muj.Te pazari ri e keni lokalin. Aty vje ene nusja Tonit UKT. Tfala bojini Erjon Velisë
Nje hajdut eshte armando duka qe e ka te shkruar ne balle,,, hiqeni qafe kete majfoz
Hajdut Duka!
Kryehajdut Veliaj!!!
Populli si gjithmone dele…..
Ouuuu, sa e rende , SALIU ne futboll
Duka out
Pirdhni se liroheni? Per sa kohe e mbeshtet i gjati, shijaksin ne krye te FSHF do e keni.
Mos u habitni kur te hedhe kandidaturen edhe per president te UEFA me vone.
Erion Veliaj ,vetem FSHF nuk keni tuajen.Ju jeni te papare Nuk imagjinoni qe te mund te ekzistoje nje tjeter institucion qe gjeneron te ardhura,administron buxhet dhe te jete ne duar re tjeter kujt.Po si mund te kerkoje nje hetim nderkombetar,nje plehre qe eshte ne kupolen e krimit nderkombetar?Po dosja e Ndragetes te ka shpall aktor kryesor ore Erion.
Me ne fund ka shenja te forta te nje levizjeje serioze ne goditjen e te korruptuarve dhe horrave dikur te paprekshem.
Shpresoj dhe uroj qe kjo te jape frute dhe shprese.
Ka shumë shenja te forta qe gruaja e Ladit do marre license per pallimtari me gomerët
Eshte idiot ai/ajo qe mendon se lufta kunder Dukes eshte lufte kunder korrupsionit!!! Ose eshte pjese e korrupsionistit ‘par excellence” – Veliaj – gjallesa me e urryer e ketij planeti. Demokracia na rreshqitir prej duarsh qe kur kapitalizmin e morren ne dore osh komunistet dhe ish spiunet
E sa mund te besohet kjo çudi qe shpreh Bashkia e Tiranes, apo ma mire Lali Eri ?
Nje qeveri apo nje institucjon qe asht ne te drejten e vet dhe ka si qellim vendosjen e drejtesise, nuk ka nevoje te punesoje institucjone hetimore te huaja, por i heton vete ato. Pagesa qe i bahet institucjoneve te huaja asht teper e fryre, dhe krijon telashe ne buxhetin e shtetit tone te varfer. Qellimi i ketij populli qe paguan taksa, nuk asht qe nepermjet ketyre taksave te mbajtur nje qeveri qe nuk asht e zonja me ba drejtesi ne nje institucjon qe paguhet me taksat e ketij populli.
Gjithsesi, nje gja dihet : Si mundet qe nje institucjon te jete i korruptuar ne nje qeveri te pakorruptuar, kur te gjitha gazetat evropjane shkruajne qe qeveria shqiptare eshte kampione ne Europe per korrupsjon ?!!
Popull dele.
ketij hajduti dhe matrapazi duhet ti bllokohen te gjitha llogarite bankare Ky qelbesire bredh me Bently neper shqiperi Ku i mori ky katunar Shijaku gjithe keto para ?
Sa mashtrues ordiner qe eshte o Zot!!!!1
Po dEA sikur merret me drogen? Sikur t’i ftoshte te hetojne dhe ty sa mire do besh…..
S”u ngopen me parate e bashkise , duan dhe te FSHF-se.
Shpresojme te perfundoje ne burg ky derr i korruptuar
O komentues me pseudonimin “mik”. PO TI E DI SHUME MIRE PO NUK E THUA SE JE PJESE E KRIMINALITETIT NE SHQIPERI PO KU KA KELLQE DREJTESIA SHQIPETRAE TE DENOJE DUKEN AI ESHTE SI BERISHA MAFJE NDERKOMBETARE . PO ATE FRANCEZIN PLATER PSE SE DENOI APO TA HIQTE FRANCA PO KERKOVI NDIHMEN E AMERIKANEVE DHE ANGLEZEVE . E MORE VESH TANI O mik O COPE MUTI
Ed-i ! Ti je je nje komentues i diplomuar vetem me diplome frigacaku.
Ne pergjithsi fyerjet perdoren nga idjotet. Kur nuk di te arsyetosh perdor fyerjet.
Te fyesh dike ne rrjetet sociale pa t’ba keq kurre, kjo nuk asht burrni.
Pa merak. Askush nuk merzitet me njerez si ti.
Ne Shqiperi te gjithe akuzohen, por asnje nuk denohet.
Akuzimi eshte shantazh per perfitim.
Prej kur na qenka federata e football nje atribut e bashkise se Tiranes ?! Ne ligjet e Albanistanit per t’i hapur rrugen olsi Rames me zane vendin e Dukes?!
O erion veliaj , qe ke nje morri shkelje te dokumentuar me milliona euro deme per qytetaret pse harxhon kot, pa asnje legjitimitet , paret e qytetareve ne kete mesele! ? Do me vjedhe edhe n’ate qyp pare se nuk po te mjaftojne gjithe butimet tjera qe ke pervetesuar !
Oh sa mire, Hangshi kryet e njenjitjetrit ishallah!
Po meso nje gje ne qofte se gjithe ata keshillare e jurista nga gjithe bota qe ke mbledh nuk ta kane thane: nuk ka gje ma te yrryer nga federata boterore sa presionet politike mbi footballin …
Apo e keni , si per gjithe ato jurista nga bota qe punesoni per arbitrazh, sa per me vjedh ma shume duke ´humbur’ rastet cdo here po jo pa benefice politike e financiare per ju?!
Erjon Fiku ne fund te karieres s,shites fiqesh do perfundosh ,ashtu e ke traditen ,fukara. Duka ka mole te medha ,vetem per merite te tij morrem pjese ne Europian,eshte peshe e rende Ai or fikush.
Keto jane akuza te tipit enverist si fjala vjen kunder grupit pucist ne bashkepunim me armiqte e jashtem do te bente kondrarevulicion .Vetem akuza dhe epitete por asnje fakt .dakord te iki Duka por cfare provash ka dhene Shakohoxha se di ta beje punen me mire ?
Po pse, ka nevojë për FBI, DEA apo institucione ndërkombëtare që të na thonë që Duka është super mafioz dhe super hajdut? Atë e dinë edhe gurët..
Dy nga 10 hajdutet me te pregatitur te shqiperise….dhe I tuf laraskash qe ushqehen me sufllaqe
Nese Bashkia e ben kete jua kemi falur te gjitha mekatet. DUKA eshte mafiozi me ordiner i Ballakint. Ai eshte edhe prova qe ne shqiperi nuk ka institucione drejtesie.
Cfare brisqesh do perdorin per rraujtjen e boleve te Dukes?Enderrojne shume naivet!