Sulejman Mema braktis Dukën, në krah të Veliajt: Koha që futbolli t'i kthehet idealistëve, jo llumit që shet ndeshje e vjedh fondet e fëmijëve

21 Janar 2022, 17:33Sport TEMA

Pas disa viteve në krye të Shoqatës Rajonale të Tiranës, ish-futbollisi dhe trajneri i njohur i bardhebluve Sulejman Mema ka vendosur që të tërhiqet për t’i hapur rrugë të rinjve.

Në ndryshim nga Armando Duka që e ka uzurpuar prej 20 vitesh FSHF-në, Mema ka treguar se nuk e ka humbur klasin dhe idealin e dikurshëm as jashtë fushës së lojës.

Ka qenë Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj që ka shfaqur një foto me legjendën e bardhebluve, teksa ky i fundit e ka vizituar për një takim miqësor.

“Me mikun e mirë Sulejman Mema që lë stafetën si drejtues i Shoqatës Rajonale të Tiranës pas kaq viteve kontribut idealist në futboll! Mirënjohje maestro!

Koha që futbolli t’i kthehet idealistëve, jo llumit që shet ndeshje e vjedh fondet e fëmijëve që jep FIFA/UEFA #FairPlay #JoLlumit”, shkruan Veliaj.

3 komente në “Sulejman Mema braktis Dukën, në krah të Veliajt: Koha që futbolli t’i kthehet idealistëve, jo llumit që shet ndeshje e vjedh fondet e fëmijëve”

  1. ....... says:

    Hahahahahahahaha…pse nuk me habit kjo foto…..hahahahaha tipik Sul Mema….nga Faltorja e Saliut me 11 Dhjetore….tek Zyra e Erion Velise me 21 Janare…..gjithe jetes skuth i poshter….nje b…lepires…nga “fryn” era…kthej “flamurin”…..

  2. WTF was that? says:

    Jemi komb legjendash mo I dhjefja t’emen prandaj renditemi te fundit ne Europe se ne cdo fushe te jetes kemi legjenda .cdokush qe i ka rene topit apo ka shkruar ndonje poezi qe s’e ka lexuar kush eshte dekoruar si mjeshter I madh nga presidenti .

  3. ATDHETARI says:

    BRAVO LEGJEND E BASHKEMOSHATAR. KOHE QE PRISJA NJE PRONONCIM KORREKT NGA TY(SI GJITHMON))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje