Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar një konferencë në lidhje me manipulimet që po bëjnë në Shoqatat Rajonale dhe për akuzat për zhdukjen e fondeve të FIFA.
Përpara gazetarëve foli drejtori juridik në FSHF, Aldi Topçiu, që u justifikuar ku tregoi se janë njoftuar FIFA dhe UEFA për presionet politike.
“Pata kënaqësinë të merrja pjesë në Asamblenë e Elbasanit. Më pas isha dëshmitar i një sulmi fizik, psikologjik që anëtarët iu nënshtruan para dhe pas zgjedhjes.
Ishin thirrur që në mëngjes dhe anëtarët ishin kërcënuar se nëse nuk përmbushnin udhëzimet për të votuar një kandidat të caktuar, atëherë do të largoheshin nga puna.
Por këta njerëz të sportit janë mësuar nga kërcënimet dhe kanë mësuar se kur njëri të kërcënon dhe tjetri të shtrin dorën, duhet dhënë dora këtij të fundit.
Anëtarët e Shoqatës së Futbollit në Tiranë thirren sistematikisht në zyra nga shteti dhe bashkia se nëse nuk votojnë kandidatin e tyre të preferuar, do të hiqen nga puna”, tha Topçiu.